Në jehonën e tekbireve u bë përurimi i Xhamisë së re në Fshatin LLugaxhi.
Manifestimin e hapi Imami Xhamisë Vehbi ef. Gajtani ku dëshiroi mirëseardhje dhe shprehu gëzimin e tij dhe të banorëve për Xhaminë e re, më pas u lexuan disa ajete kuranore nga Imami Kemajl ef. Tasholli.
Të pranishëm ishin Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan Zaim ef. Baftiu me bashkëpunëtorë, i cili uroi banorët, dhe tregoi vlerën Xhamisë si vendet më të dashura të Zotit në tokë duke bërë thirrje që të duam Xhaminë dhe vizitorët e saj, ai që e do Xhaminë atë e do edhe Zoti.
Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës të pranishmit i përshëndeti prof. Ekrem ef. Simnica i cili edhe mbajti Hytben e Xhumasë. I përgëzoi banorët për vetëfinancim të Xhamisë së bukur, dhe bëri thirrje për paqë, lumturi e virtyte që burojnë nga adhurimet në Xhami.
Namazit të Xhumasë i priu sekretari i KBI Lipjan Muhamed ef. Neziri.
Në emër të Fshatit Llugaxhi Alor Retkoceri raportoi për punën dhe koston e Xhamisë, duke i falënderuar të gjithë donatorët dhe kontribuuesit.
Xhamia e Fshatit Llugaxhi ka filluar në vitin 2019 dhe është bërë me vetëfinancim të banorëve dhe bamirësve tjerë.