Agjërimi i të burgosurit dhe i të zënurit peng


PYETJA:
Si do të veprojë me agjërimin i burgosuri apo i zënuri peng?


Jusuf el-Karadavi


PËRGJIGJJA :
Agjërimi është privim nga epshet dhe ndalim nga gjërat që e prishin, si: haja, pija dhe kontakti seksual, me qëllim për t’u afruar te Allahu i Madhërishëm.
Muslimani ka mundësi ta bëjë nijet agjërimin në çfardo gjendje që të jetë, bile edhe nëse është i burgosur apo i zënë peng, derisa janë realizuar dy konditat e agjërimit: ndalimi nga këto gjëra dhe nijeti.
Mirëpo, muslimani i cili është i burgosur apo i zënë peng, mund të mos ketë mundësi të agjërojë nëse ushqimi i jepet vetëm gjatë ditës dhe nuk i lejohet që ta prolongon ngrënien deri në mbrëmje. Në këtë rast, muslimani ka arsyetim të mos agjërojë, ngase Allahu nuk e ngarkon asnjë njeri përtej mundësive që ka dhe nuk e ka bërë fenë për t’ua vështirësuar njerëzve.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e kishte parë një person i cili kishte qenë duke udhëtuar, por kishte ra në gjendje të rëndë dhe njerëzit të cilët ishin përrreth tij, e lagnin me ujë. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte pyetur për gjendjen e këtij personi, e ata i kishin thënë se është agjërues. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte thënë: ”Nuk është prej bamirësisë agjërimi në udhëtim”, gjegjësisht nuk është bamirësi agjërimi në një udhëtim të këtillë të vështirë.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk pëlqeu të agjërohet në gjendje të tillë, e edhe më meritor është të mos pëlqehet agjërimi i atij që është i burgosur, apo i zënë peng te pala armike, nëse nuk i japin ushqim dhe pije në kohën e përshtatshme. Personi i këtillë ka mundësi të vdes nga uria.
Për këtë, muslimani, në këtë gjendje, duhet që mos mbajë agjërim, për shkak rrezikut serioz për jetën dhe shëndetin, siç vepron edhe i sëmuri. Kompenzimin e ditëve të paagjëruara do ta bëjë më vonë, kur t’ia mundësojë Allahu i Madhërishëm të lirohet dhe të del prej burgu, apo të përmirësohet gjendja e tij dhe të ndryshojë trajtimi i tij brenda në burg.



Nga arabishtja: Bashkim Aliu


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë ramazani në qytetin tonë