Fjala e Kuranit si fenomen më grandioz i shkencës bashkëkohore


Secila shkronjë e Kuranit është "në vend të vet" dhe nuk pëson deviacion, në realitet vetëm si i tillë komplet dhe i pandryshuar libri i Zotit paraqet mrekulli harmonike të shkronjave dhe fjalëve.

Për më tepër, të hedhësh ose të ndryshosh një shkronjë, një fjalëz ose fjalë nuk do të thotë të ndryshosh vetëkomozicionin, por d.t.th. që ky nuk është më Kuran, nuk është fjalë e Zotit. Shprehja kuranore është unikale nga verseti i parë e deri i fundit sipas mesazhit që thekson, sipas mënyrës me të cilën tregohet dhe fshehtësive që bartë, edhe pse për secilin "në lexim të parë" nuk janë të dukshme. Ta studiosh Kuranin, elokuencën e pashembullt të tij dhe shprehjet (belagan), ta zbulosh mrekullinë dhe paarritshmërinë e tij (i'xhaz) dhe t’i studiosh disiplinat shkencore të cilat janë të domosdoshme për kuptimin e thellë dhe të drejtë të tij, pra, të shoqërohesh me Kuranin, qoftë edhe nëse kjo është mësim klasik melodioz, nuk do të thotë të ndiesh plotësimin me materialin e tij, ose të arrish tërë diturinë e tij, ose të arrish deri te kufijtë e tij, të skajshëm, ose të përjetosh ngopje...

Këtë ndjenjë do ta përjetoje me librat tjerë, e sidomos pas një seri leximi, por ta studiosh Kuranin dhe të hulumtosh atë në mënyrë studioze, ta përsëritësh leximin e tij, d.t.th. ta arrish dëshirën personale për te. Me një dritare të hapur të diturisë së tij, hapen horizontet e reja, stazat e diturive të reja... Me secilin kandil të ndezur të dritës së tij, intelektit mendjemprehtë i zbulohen njohuritë e reja të cilat deri më atëherë kanë qenë të panjohura.


Konteksti udhëzon në kuptimin qëllimor

Për kuptimin e drejtë dhe valid të Kuranit është e domosdoshme përcjellja e kontekstit të tregimeve (sijakul-hadith). Shumë shpjegime të gabuara kanë dalë, sidomos tek orientalistët dhe filozofët, m’u për atë që ekspresionin kuranor e kanë ndarë nga konteksti i verseteve ose nga tërësia tematike e caktuar e vet kaptinës.

Në të vërtetë, shprehja kuranore është koncize, me pak fjalë tregon shumë, ndërsa lërja e objektit, i cili është një prej formave eliptike më të shpeshta në gjuhën arabe burimore, tregon kuptim të caktuar në të cilën vet rrjedha e tekstit aludon në udhëzim të plotë.

Le të vështrojmë fjalët e të Lartësuarit në vijim: "Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi. Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit)." (Edh - Dharijatë, 47-49)

Të gjitha këto versete si dhe dhjetë para tyre pasojnë një kontekst rrjedhës unikal i cili tregon fuqinë e pafund dhe forcën e Krijuesit, versetet tregojnë fuqinë e Tij të krijimit që nga paralashtësia, nëpërmes popujve të mëparshëm dhe më të vonshëm, fatin e tyre dhe kataklizmat që kanë përjetuar, e më pastaj aludojnë në fuqinë e Tij të pashëmbëllyer edhe në kohën që vie.

Tani të lexojmë versetin kuranor: "Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë." (Edh-Dharijatë, 47)

Pra, fjala eliptike në të cilën është lënë objekti - çfarë i Lartësuari zgjeron? A zgjeron fenë, ose të vërtetën apo udhëzimin...

Asnjë nga të cituarat nuk është objekt qëllimor i versetit, edhe pse nuk është në kolizion me realitetin dhe postulatet e islamit. Konteksti tregon në krijimin madhështor të çdo gjëje ekzistuese, por në këtë verset këto janë në mënyrë eksplicite qiejt. Sikur thotë - ja kudo që dëshironi të shikoni, edhe këta qiej madhështor mbi ju, nuk e shihni fundin, por Krijuesi juaj edhe më shumë pandërprerë i zgjeron. Pastaj udhëzon kah Toka, shikoni para vetit këtë hapësirë të zgjeruar - ecni nëpër te dhe zbuloni begatitë e pafund të Zotit. Dhe paramendoni çfarë është fuqia e Tij, çdo gjë çift krijoi, mashkull dhe femër, natë dhe ditë ... Kështu, në mes tjerash, kuptimin e kupton njohësi i vërtetë i sintaksës arabe, siç kanë qenë mekasit e atëhershëm, dhe me këtë stil ekspresiv, konciz rrezatojnë të gjitha kaptinat mekase.

Për këtë, pas verseteve në të cilat janë shfaqur argumentet mbi paarritshmërinë e fuqisë së Krijuesit më me vend është me thonë - pra nxitoni kah Zoti juaj, në këtë keni vërejtje të qartë.


Fshehtësia e fjalëve kuranore

Nuk do të kalojmë në kuptimin e kaptinës En - Nexhm përderisa nuk shpjegojmë një mori formash sintatike që zbukurojnë versetet e përmendur. Sepse ata kanë për qëllim mesazhin e thellë - kthimin kah Zoti dhe adhurimin e një Krijuesi të pashembull, duke treguar në dy mrekulli shkencore - zgjerimin e Kozmosit dhe krijimin çift si një ligj elementar i vendosur në Kozmos.

Në versetin e parë thotë: "Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë." (Edh - Dharijatë, 47)

Ndërsa siç thamë, konteksti aludon në zgjerimin e kozmosit që shihni mbi kokat tuaja - nga niveli qiellor i parë deri te i fundit.

Përveç kontekstit, edhe më së paku dy forma sintatike tregojnë të njëjtën. E para është parafjala "inne" (parafjalë vërtetuese, në përkthim Ne, me të vërtetë, me siguri) e cila e pazëvendësuar shërben për lidhje kuptimore në tekstin e mëparshëm. Nëse do të qëndronte vetëm lidhëza pa "inne", e që gramatikisht është e lejuar, do të humbiste kompozicioni i versetit dhe do të cungohej kuptimi. Kuptimi tjetër i komponentës lidhëze "inne" është se ajo plotëson objektin e lënë qëllimshëm, kështu që bëhet qartë për çfarë ka të bëjë veprimi.

Përdorimi "inne" bartë së paku katër komponente kuptimore, por këto me një rast tjetër. (Mbi rëndësinë dhe fshehtësitë sintatike që bartë lidhëza "inne" mund të lexohet në veprën e El-Xhurxhanit - "Argumentet e natyrshmërisë").

Tani e shohim përse secila shkronjë (harf) në Kuran është "në vendin e vet" dhe nuk pëson deviacion, dhe përse ajo paraqet harmoni të mbinatyrshme të shkronjave dhe fjalëve.

Për më tepër, të hedhësh ose të ndryshosh një shkronjë, ose një lidhëz a fjalë nuk do të thotë të ndryshosh vetëkompozicionin, por d.t.th. se ky më nuk është Kuran, nuk është fjalë e Zotit.


Fjala emërore aludon në kontinuitet

Më tej, verseti i shprehur me dy fjali, një emërore e tjetra foljore. E këto të dyja në këtë kompozicion sintatik, bartin "fshehtësitë" e tyre që janë edhe kuptimore edhe të natyrës bazike.

E para fjalia foljore me harmoninë e saj joklasike në të cilën objektin e vë para veprimit foljor: "Edhe qiellin Ne e ngritëm", nxit në zgjimin e kureshtjes për këtë objekt, në shembullin tonë qiejt. Ky është shpjegim i përkthimit të versetit të lartëpërmendur në të cilin sikur thotë - ja qielli, mbi ju, shikoni, a nuk është unikal, ja Zoti juaj tërë këtë e ka krijuar...

E dyta, fjalia emërore, sipas principeve të gjuhës arabe burimore, kur është kryefjala emër njëjës, në shembullin tonë participi aktiv "Ata të cilët zgjerojnë", tregon në kontinuitet, vazhdimësi. Pra, verseti sikur thotë: Dhe vërtetë i vetmi Krijues, Ai i Cili vërtetë këta qiej i zgjeron vazhdimisht. Përemri "Ne" aludon në një Krijues, është përdorur për të shprehur madhështinë e Tij. Përveç kësaj ky verset siç thekson shkencëtari francez Maurice Bucaitle, është fenomeni më grandioz i shkencës bashkëkohore për zgjerimin e Kozmosit, por as verseti tjetër nuk është më pak mrekulli senzacionale - çdo gjë është e krijuar çift. Për këtë, pas këtyre argumenteve grandioze dhe lajmërimet për popujt e kaluar, nxitoni te Zoti juaj mos pranoni zot tjetër pos Allahut, sepse vetëm Ai nuk ka çift, vetëm Ai është Një...


Fjalitë nxitëse dhe çuditëse


Duke qëndruar në krahët e kaptinës En - Nexhm do të ndriçojmë shumë panjohuri dhe do të zbulohen shumë fshehtësi që bartë ajo. Edhe kjo kaptinë nga lartësitë fisnike iu shpall Pejgamberit s.a.v.s. në periudhën mekase, pra, është koncize dhe thellë ekspresive, përplot nuanca sintatike, si kuptimore ashtu njëkohësisht edhe bazike dhe ritmike, pa cunguar njërën në dëm të tjetrës.

Do të shohim se "me vendosjen" e lidhëzës arrihet kuptimi qëllimor dhe vendoset një ritëm i bukur. Ndërsa me fjalitë çuditëse aludohet në faktin e pa kompromis, në mes monoteizmit në një anë dhe humbjes së idhujtarisë dhe politeizmit në anën tjetër. Çfarë shprehje duhet arritur që edhe paganët më të ashpër të heshtin dhe bëjnë sexhde...

Padyshim me kompozicionin e pabesueshëm, me metrikë të bukur, akustikën melodioze të fjalëve dhe shkronjave, kuptimin madhështor, argumentet racionale, thirrje në krijimin e tyre të parë dhe qëndrimin në mitër, rikujtim në histori, në realitet, në botën imagjinare, në ndodhinë transcendentale të Israsë së Pejgamberit s.a.v.s., në anashkalimin e idhujve dhe hyjnive jashtë Allahut, në rëndësinë botës së ardhshme, dhe në rrugën e vetme të arritjes ë atë botë - adhurimin e Një Zoti të Vërtetë.



Nedim Haraçiq
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Artikulli i kaluar
Shprehitë mentale për sukses
Artikulli radhës
Deponimi i emocioneve

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë