Kryetari i KBIGJ-së, Dr. Valon Myrta priti në takim Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës Dr. Valon Myrta me bashkëpunëtorë, priti në takim Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe nënkryetarin Flamur Fetahaj

Gjatë takimit u bisedua për tema të ndryshme, përfshirë situatën e përgjithshme në komunën e Gjakovës.

Kreu i KBIGJ-së falënderoi të parin e komunës për vizitën dhe shfaqi bindjen se aktivitetet dhe bashkëpunimi do të jenë të ndërsjellë në të mirë të qytetarëve të Gjakovës.