Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, mbajti sot mbledhjen e radhës


Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, mbajti sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari, Dr. Valon ef. Myrta,

Në fillim Kryetari i KBIGJ-së falënderoi anëtarët e Këshillit për pjesmarrje, ndërsa dy anëtarëve të rinj, Dr. Adnan ef. Kida dhe Yll Bakalli iu uroi mirëseardhje.

Në këtë mbledhje, Këshilli në rend të ditës pati leximin dhe aprovimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar dhe raportin fetar për muajin e Ramazanit, me çrast u theksua një mori aktivitetesh që janë marrë gjatë muajit të bekuar.

Në vazhdim Këshilli shqyrtoi disa lëndë dhe mori vendime në kompetencë të tij.