Argumentohen shumica prej ekstremistëve në fe për moslejimin e shumë çështjeve që i bëjnë muslimanët, me argumentin se Muhamedi a.s.. nuk i kishte bërë dhe as ashabët e tij. A është kjo lënie (mosveprim) nga Muhamedi a.s. dhe shokët e tij me qëllim që të ndalohen veprimet e tilla?
Për temën e kësaj pyetje ka botuar një dispensë, dijetari Essejid Abdullah ibni Elgimaari, që e ka emërtuar ”Të kuptuarit e mirë dhe të drejtë në çështjet e lënies“, dhe këtë e ka hapur me disa vargje të bukura:-Lënia nuk është argument në sheriatin tonë. Nuk përcakton ndalimin ose lejimin, dhe kush dëshiron ndalim për shkak se i ka lënë Pejgamberi ynë dhe e merr ligj të drejtë e të vërtetë, ka dështuar në metodën e arritjes së të gjitha argumenteve, bile e ka gabuar ligjin e drejtë dhe ka humbur. Nuk mund të ketë ndalim përveç nëse me ndalimin e tij përcillet kërcënimi i kundërshtarëve me dënim ose me qortimin e veprës që paralajmëron dënimin, ose me shprehje për ndalesë që përcjell dënimin. Të gjithë dijetarët myslimanë, të parët dhe të fundit, në Lindje e në Perëndim, pajtohen që lënia, mosveprimi nga ana e Muhamedit a.s. nuk është rrugë e vetme për argumentim. Rrugët ndjekëse të tyre, për nxjerrjen e ligjit fetar, për obligim ose për synet ose për lejim ose për mekruh ose për haram, ishin:
1.Argumenti nga Kur’ani.
2.Argumenti nga Hadithi.
3.Konsensusi i dijetarëve për atë ligj (Ixhmai) dhe
4. Analogjia (Kijasi).
Dhe kanë dhënë mendime të ndryshme për rrugët e tjera për të vërtetuar ligjin fetar.
Prej tyre:
1. Fjala e sahabiut,
2. Sed Edhdheriiah (masat preventive)
3. Puna e banorëve të Medinës,
4. Hadithi mursel,
5. Istihsani,
6. Hadithi i dobët, dhe jashtë këtyre që i kanë pranuar dijetarët, ku Mosveprimi nuk është në mesin e tyre.
Pra, mosveprimi nuk e justifikon ligjin fetar vetëm, dhe këtu pajtohen të gjithë dijetarët myslimanë. Ka argumente dhe transmetime se sahabët e Muhamedit a.s. nga mosveprimi i Tij, nuk e kishin kuptuar se kjo ishte haram, bile as mekruh [ vepër e urrejtur ], e kështu e kishin kuptuar edhe Fukahatë gjatë kohëve. (Ibni Hazmi ka kundërshtuar argumentimin e Malikinjve dhe Hanefinjve që nuk preferojnë dy reqate namaz para akshamit për shkak se Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani nuk i kishin falur, për se thotë sa vijon: “Dhe kjo nuk është asgjë. E para e kësaj është se ai është transmetin, Munkatië, (i ndërprerë), sepse Ibrahimi nuk kishte mbërritur askënd prej atyre që përmendëm, dhe kishte lindur dy vjet pas vrasjes së Othmanit. Pastaj, edhe po të ishte e vërtetë, nuk mund të jetë argument, sepse aty nuk ka diçka nga ato që e ndalojnë këtë veprim, dhe as që e kanë kundërshtuar ata, e ne pajtohemi se lënia e veprimeve vullnetare është e lejuar.
Ibni Hazmi nuk është ndalur shumë në lënien e sahabëve të këtyre dy reqateve, dhe thotë se lënia e këtij namazi nga ana e tyre, nuk paraqet asgjë, pasi ata nuk janë shprehur qartë për ndalesën e tyre dhe nuk kanë transmetuar diçka të tillë. Kjo dhe është metoda e tij lidhur me lënien e ndonjë adhurimi nga ana e sahabëve, dhe qëndrimi i tij ishte i njëjtë edhe me lënien e Muhamedit a.s. të ndonjë adhurimi që parimisht ishte i paraparë me fe, ku ai thotë (i parasheh) p.sh. për dy reqate pas iqindisë. kurse hadithi i transmetuar nga Ali bin ebi Talibi nuk mund të argumentohet me të, sepse aty nuk ka më shumë se lajmërimi nga ajo që kishte dije për të, se ai nuk e kishte parë Muhamedin a.s. t’i kishte falur. Fjala e tij është e drejtë, por nuk ka ndalesë dhe as urrejtje për to. Muhamedi a.s. nuk ka agjëruar asnjëherë muaj të plotë jashtë muajit të Ramazanit, por kjo nuk ndalon agjërimin e një muaji të plotë vullnetarisht jashtë muajit të Ramazanit. Është vërtetuar transmetimi se Muhamedi a.s. e kishte lënë hytben në mimber dhe kishte ligjëruar në trung, mirëpo këtë nuk e kishin kuptuar sahabët se ligjërimi në mimber është haram ose risi (bidat), veçse Muhamedit a.s. i patën ndërtuar mimber, dhe ata sigurisht se nuk do të bënin një punë që kishte ndaluar Muhamedi a.s.. Nga kjo kuptohet se ata nuk e shihnin lënien ose mosveprimin e veprimit - bidat.
Muhamedi a.s.. në namaz pas ngritjes nga rukuja ka lënë lutjen “Rabbena we lekel hamd Hamden kethiren...” Dhe këtë sahabët nuk e kuptuan që, vetëm pse e kishte lënë muhamedi a.s. këtë lutje në namaz, kërkohet ndalimi i saj... Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë si do të bënin ata një punë ndalimi i së cilës është vërtetuar, dhe muhamedi a.s.. nuk i kishte qortuar për të vepruar në këtë mënyrë. ai nuk i kishte thënë dikujt p.sh. : “Mirë ke bërë, por mos e përsërit”. Dhe, siç e dimë , vonesa e njoftimit nga koha e duhur, kur është nevoja për të, nuk lejohet. Në hadithin që transmeton, Rifaa bin Rafie ez zurkij thotë: Ishim një ditë duke u falur pas Pejgamberit a.s. dhe, kur e ngriti kokën prej rukusë, tha: Semiallahu limen hamideh, . . Një njeri pas tij tha: Rabbena we lekel hamd Hamden kethiren tajjiben mubareken fih. Pasi përfundoi, Pejgamberi a.s. tha: Kush e tha këtë? Ai tha: Unë. Pejgamberi a.s. tha: I pashë më tepër se tridhjetë melaqe që shtyheshin se cila do ta shkruante e para.
El hafith ibnu Haxher këtë hadith e komentoi duke thënë: Me këtë hadith argumentohet për lejimin e zbatimit të lutjes së pathënë nga Muhamedi a.s. në namaz, nëse nuk është në kundërshtim me lutjet e thëna . Nëse është kjo gjendja në zbatimit e lutjes së pathënë në namaz, atëherë gjendja për zbatimin e lutjeve jashtë namazit është edhe më e zgjeruar dhe më e lejuar.
Bilali r. a. nga lënia namazit të dy rekateve pas abdesit prej Pejgamberit a.s., nuk e ka kuptuar moslejimin e këtij namazi, por e ka praktikuar këtë, dhe nuk e ka lajmëruar Pejgamberin a.s., por, kur e pyeti Pejgamberi a.s. Bilallin: O Bilall, më trego për punën më të dashur që ke bërë në Islam? Sepse unë e kam dëgjuar zhurmën e nallaneve (këpucëve ) të tua pranë meje në Xhenet. Ai i tha: Nuk kam bërë punë më të dashur tek unë, përveçse, kur jam pastruar, gjithnjë, në çdo kohë ditën ose natën, pas pastrimit kam falur sa kam mundur të fal. Thotë Ebu Abdullahu: Zhurma e tyre, domethënë: Lëvizja e tyre. Dhe ne e dimë se namazi pas abdesit është bërë synet pas pëlqimit nga Pejgamberi a.s. të këtij namazi.
Mirëpe, ne argumentojmë me të kuptuarit e sahabëve për lejimin e zbatimit të lutjeve dhe namazeve në ato kohë kur nuk i kishte vepruar Pejgamberi a.s.. Dhe argumentojmë gjithashtu për mosrefuzimin e Pejgamberit a.s. të kësaj mënyre dhe kësaj praktike të sahabëve, dhe mosndalimin e tij për këto veprime në të ardhmen. Nga ajo që u tha, kuptojmë se * Lënia e tërësishme e veprimeve nga Pejgamberi a.s. dhe e sahabëve dhe tre shekujt e parë të dobishëm, nuk nënkupton asgjë. As për ndalesë, as për urrejtje të veprimit dhe për asgjë tjetër. Kjo është ajo që kuptuan ashabët e Pejgamberit a.s.. në jetën e tij, dhe kuptimin e tyre nuk e kundërshtoi Pejgamberi a.s, prandaj kështu e kuptuan dijetarët pas tyre. E lusim Allahun xh.sh.,që të na mundësojë të kuptojmë fenë tonë. Dhe lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon vetëm Zotit të botëve . Allahu e di më së miri.
www. dar-alifta.
Org,Qendra për Fetva e Egjiptit – Kajro,
Përktheu: Mr. Ragmi Destani
Dituria islame 251-252