Islami është fe e afërsisë dhe tolerancës (2)

 


Transmetohet nga Amir bin Ebi Musa se babai i tij i ka thënë:"Kur Pejgamberi a.s. i dërgoi Ebu Musain dhe Muadh bin Xhebelin në Jemen u pat thënë: "Lehtësoni, e mos rëndoni! Përgëzoni (argëtoni), e mos largoni! Njëri-tjetrin dëgjojeni dhe mos u ndani."


Paqja duhet të jetë e plotë


Në kontekst me këtë mund të themi se fjala paqe në asnjë popull e as vend nuk ka zënë pozitë më të merituar se sa në fenë islame. Gjithashtu historia nuk njeh asnjë qytetërim që fjalën paqe e ka përdorur për pjesëtarët e tij, as për qytetarët e tij, ose për vendet e tij ose për portat e tij, sikurse që e ka përdorur Islami, duke filluar nga pjesëtarët e tij me emrin Abdus-Selam (Rob i Zotit të paqes) ose vetëm Selam (Paqe), pastaj për qytetet dhe vendet e saj Darus selam - Qyteti i paqes, vendi i paqes - ba-bus-selami. Ky emër është përdorur edhe për tërësinë territoriale, gjeografike të shtrirjes së shtetit islam, ku i tërë shteti është emërtuar Darus selam - Shteti i paqes. Nga kjo kuptohet se shteti islam gjithmonë ka bërë luftë çlirimtare që të sigurohet paqja e barabartë dhe e plotë për tërë njerëzimin. Historia e vërtetë nuk shënon asnjë rast se aty ku kanë dominuar muslimanët të jetë bërë ndonjë padrejtësi ose shkelje të të drejtave të njerëzimit. E në të kundërtën aty ku nuk ka depërtuar forca islame, historia shënon me mija dhe qindra raste për padrejtësi, mizori dhe viktima civile.
Me të vërtetë, paqen të cilën islami e kërkon dhe nxitë në të është paqja e plotë dhe e përkryer, e cila nuk kufizohet në atë se si sot po kuptohet nga shumë zëra të botës, e të cilët po mendojnë se nëse anëtarësohesh në kombet e bashkuara dhe nëse nuk ka luftë në atë shtet, është arritur paqja. Kjo është vetëm minimumi i paqes. E paqja e vërtetë përfshin jetën stabile brenda shtetit duke përfshirë në rrjetin e saj qytetarët, institucionet, qeverinë, asociacionet dhe organizatat e ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare. Ndërsa paqja e jashtme e shtetit përfshin në rrjetin e saj marrëdhëniet e mira dhe miqësore me shtetet në tërësi. Shteti në arenën e jashtme nuk mund të arrijë paqen pa i siguru ar të drejtat e qytetarëve, stabilitetin dhe përmirësimin e kushteve jetësore brenda kufijve të brendshëm. Duke siguruar paqen në brendësin e shtetit, atëherë shumë më lehtë arrihet paqja dhe stabiliteti ndërkombëtarë i shteteve.
Njerëzit në përgjithësi sot nuk janë në gjendje të arrijnë e të kuptojnë pozitën dhe vlerën e paqes në islam, përveçse nëse kthehen dhe e shqyrtojnë gjendjen e botës në kohën kur u paraqit Islami. Para se të paraqitej Islami ishte kohë e injorancës përplot vrasje, plaçkitje, kidnapime dhe luftëra të egra në mes fiseve arabe dhe joarabe. Po ashtu ekzistonte luftë e vazhdueshme në mes shteteve më të mëdha të asaj kohe, perandorisë ro make në perëndim dhe perandorisë persiane në lindje. Kjo lini e luftës duket se edhe sot po vazhdon duke e rrezikuar paqen, herë nga perëndimi e herë nga lindja. Të gjitha këto luftëra dhe diskriminime po zhvillohen në disfavor të njeriut në veçanti, e në disfavor të paqes në përgjithësi. Sot emrin paqe e ka zënë emri luftë. Lufta e pakuptimtë është bërë në të kaluarën dhe po bëhet edhe sot.
Lidhur me këtë, Islami mos ekzistimin e paqes e ka konsideruar si problem parësor që duhet të zgjidhet për të arritur stabilitetin dhe sigurinë e njeriut… Këtë zgjidhje e ka arritur duke e imponuar, publikuar dhe kërkuar paqen. Kjo gjë na obligon ne që t'ua përkujto jmë të tjerëve rëndësinë e paqes që i ka kushtuar Islami para se të ngritin zërin organizatat e botës ndërkom bëtare për ruajtjen e paqes.
Duke shqyrtuar rëndësinë e paqes që i kushtoi Islami themi se kur Islami përgatiti thirrjen për paqe: "O ju që besuat hyni në Islam (paqe) në tërësi." (Bekare, 208) ajo nuk ishte vetëm thirrje e një parimi shpirtëror të mjeg ulluar pa principe dhe sqarime, por ajo u kurorëzua praktikisht në të gjitha lëmenjtë jetësore të njeriut. Islami bëri një lidhje të fuqishme në mes njeriut dhe Allahut xh.sh. përmes principeve të qarta dhe normave të plota që pasuesin e tij, pa fare dyshimi, e shpie në paqe duke e shmangur nga poshtërimi, mposhtja, shkeljet dhe rreziqet e llojllojshme. Allahu xh.sh. thotë: "Krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve të Tij." (El Munafikunë, 8)
Kështu që besimi në Allahun xh.sh. detyrimisht nxit krenarinë e njeriut me Krijuesin e tij. Ashtu siç nxit jetën në tokë me paqe dhe atë duke u bazuar në rregullat e kushtetutës islame në të gjitha aspektet e jetës njerëzore. Dhe atë paqe Islami pikësëpari e ekspozon në besim, mandej në jetën private -individuale, mandej në lidhjet ndërnjerëzore - qytetare, mandej në sistemin e përgjithshëm, mandej në qeverisje dhe të gjykuar ndërmjet njerëzve.
Në çështjen e besimit, kushtetuta islame ka urdhëruar paqe ndërmjet dijes dhe mendjes në një anë dhe besimit në Allahun në anën tjetër. Kjo kushtetutë në thirrje për besim në Allahun i ka përcaktuar njerëzit që punojnë, mendojnë, logjikojnë dhe meditojnë. Në kontekst me këtë thotë: "Thuaj: kjo është rruga ime, Unë dhe ata që vijnë pas meje ju thërrasin (të besoni) në Allahun me argumente". (Jusuf,108) gjithashtu thotë: "Kështu i sqarojmë argumentet një populli që kupton." (El Ea'rafë, 32) Gjithashtu thotë:
"Ne kështu u sqarojmë faktet njerëzve që logjikojnë." (Err-Rrumë, 28). Në një vend tjetër thotë: "Njerëzve që meditojnë." (Junus, 24)


Paqja me pjesëtarët e feve tjera


Sa i përket pasuesve të feve të tjera, Islami në kushtetutën e tij detyrimisht u ka garantuar dhe ka urdhëruar paqe me ta në çështjen e besimit. Në këtë kushtetutë thuhet: "Në fe nuk ka dhunë (imponim)". (El Bekare, 256).
Një thënie të tillë sot mundohet ta arrij shoqëria njerëzore përmes deklaratave dhe konventave të ndryshme demokratike për të penguar dhunën me ngjyrë racore apo fetare, njëherit për të ruajtur të drejtën dhe lirinë e besimit. Por qëndrimeve të tilla i ka paraprirë Islami para katërmbëdhjetë shekujve, si në teori ashtu edhe në praktikë. Me këtë deklaratë Islami arrin kulminacionin e tolerancës dhe bashkëjetesës me pjesëtarët e feve tjera. Muslimanët në përgjithësi nuk ushqejnë urrejtje ndërfetare e as ndëretnike dhe as që i pengon bashkëpunimi me pjesëtarët e feve tjera, ngase ne me urrejtje dhe armiqësi vihemi në kundërshtim më parimet tona fetare. Përkundrazi Islami nxitë në mirësjellje me pjesëtarët e feve tjera, pavarësisht se çfarë besimi dhe etniteti kanë, por me kusht që ata mos të jenë prej atyre që na luftojnë dhe na ndjekin nga vatrat tona. Në këtë drejtim Allahu xh.sh. thotë:"Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja, Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë." (El Mumtehine, 8).
Sa i përket luftës ajo është bërë obligim për të mbrojtur lirinë e besimit dhe për të ruajtur paqen, të cilën njeriu sapo e ka siguruar. Bazuar në këtë ajet të lavdishëm muslimanit nuk i lejohet jetesa dhe bashkëpunimi me kriminelët dhe gjithë ata që duart e tyre i kanë zhytur në gjak ose kanë ushtruar ndonjë lloj dhune ndaj popullatës të pafajshme civile. Islami për jomuslimanët ka paraparë edhe të drejta të plota në jetën civile, saqë ka shkuar aq larg duke i lënë ata të lirë që vet të gjykojnë në çështjet e tyre jetësore, gjë që ende nuk e shohim te asnjë shtet prej shteteve të krishterë në të kaluarën, e as në të sotmen. Se çfarë kanë qenë raportet, marrëdhëniet dhe disponimi i të krishterëve me muslimanët në shtetin islam këtë më së miri e tregojnë disa historianë të krishterë, të cilët duke rrëfyer për luftën e kryqëzatave në Jerusalem thanë se ardhja e të krishterëve katolikë - evropian në këtë qytet rezultoi me mbyllje të kishave ortodokse-lindore dhe me maltretim të patrikëve të tyre, sa që banorët të krishterë vendas më tepër i donin dhe i simpatizonin muslimanët se sa të krishterët e ardhur. Kjo është një fakt që tregon për mirësjelljen dhe drejtësinë e shtetit islam, e që kësaj radhe dëshmohet nga vet të krishterët, pavarësisht nga dallimi i tyre kishtar.
Sa i përket jetës private, kushtetuta islame detyrimisht ka urdhëruar për paqe, e atë në mes dëshirave të njeriut në jetën e tij private dhe në të menduarit në bamirësi dhe dobi të atyre dëshirave. Në kontekst me këtë Kur'ani thotë: "Thuaj: Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që Allahu i krijoi për robërit e Vet? Thuaj: Ato janë në këtë botë për ata që besuan…". (El Ea'rafë, 32).
Pra, kështu Islami i është përgjigjur dëshirave të njeriut, që këto të mira t'i shfrytëzojnë për jetën e tyre private duke ruajtur interesat e shoqërisë pa shkaktuar armiqësi dhe dhunë mbi normat logjike si dhe pa dëmtuar natyrshmërinë e njeriut në rrethin ku jeton dhe vepron. Po ashtu Islami rekomandon që të mirat dhe bukuritë e kësaj jete dhe pronën e trashëguar ta arrijë brenda normave të lejuara me punë dhe vepra të lejuara.
Sa i përket qeverisjes dhe të gjykuarit kushtetuta islame detyrimisht ka urdhëruar paqe në mes njerëzve.
Drejtësia është obligative në qeverisje dhe në të gjykuar për të ruajtur në mënyrë të barabartë të drejtat e të gjithë atyre që udhëhiqen dhe mbrohen nga ligji islam, pavarësisht se çfarë etniteti fetar dhe kombëtar ka ai njeri. Lidhur me këtë Islami lart e ka ngritur zërin e tij të drejtë: "... dhe assesi të mos ju shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë, bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë." (El Maide, 8). Islami në qeverisjen e tij asnjëherë nuk ka bërë dallime në etnitetin kombëtar dhe fetar, d.m.th. nuk ka bërë dallime në të drejtat e tyre, gjë që sot në shumë shtete me sistem demokratik hasim në shkelje të të drejtave fetare, edhe atë duke provokuar në ndjenjat psikike të individit. E këto dallime në kohët e sodit janë si rezultat i demokracisë formale, të njëanshme, e që pas asaj demokracie fshihet nacionalizmi fetar dhe kombëtar.
Pas krejt këtij shqyrtimi mund të themi se vetëm Islami është paqe për njeriun. Ai është paqe në parimet e tij, është paqe në përshëndetjen e tij, është paqe në Natën e shpalljes së tij, është paqe në emrin e Zotit të tij, është paqe në esencën e tij në mes mendjes dhe besimit të tij, është paqe për pjesëtarët e feve të tjera, është paqe dhe bamirësi në kërkesat e jetës private, është paqe dhe mirëqenie në mes atyre që punojnë me konditat e tij dhe në mes të njerëzve në përgjithësi, nëse nuk luftojnë muslimanët dhe nuk i ndjekin nga shtëpitë e tyre, e atëherë lufta është kundër mizorisë dhe armiqësisë, por edhe kjo bëhet për hir të paqes. Ai është paqe në sistemin e përgjithshëm, i cili nuk ka klasa e as gjeneza e as lloje, ai është paqe në qeverisje dhe pushtet, është i drejtë dhe i vërtetë në mes muslimanëve dhe jo muslimanëve.
Dhe për fund, Islami ka qenë paqe, është paqe dhe do të jetë paqe.


(fund)


 


Dituria Islame 299


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë madhështore e Festës së Bajramit në Prishtinë