HYRJE
Të gjithë dijetarët e botës islame, klasikë dhe bashkëkohorë, janë të pajtimit se suneti i të Dërguarit (s.a.v.s.), është burimi kryesor i së drejtës islame pas Kuranit.
Pra, thënë me qartë, suneti i Pejgamberit (s.a.v.s.), konsiderohet si burim i dytë i sheriatit. Për këtë, Allahu i Madhëruar në Kuran, thotë:
"Dhe atë që ju jep i Dërguari, merreni e çfarë ju ndalon, përmbahuni."
Me sunetin e Pejgamberit (s.a.v.s.), kuptohet rruga e tij, e cila është e dedikuar për myslimanët e që duhet t'i përmbaheni.
Fjala sunet, në kuptimin terminologjik do të thotë: "Gjithçka që vjen nga Pejgamberi (s.a.v.s.), prej fjalëve, veprave, mosveprimit të disa gjërave, pëlqimeve dhe cilësive të tij morale dhe të lindura".(1)
Sunetin e Pejgamberit (s.a.v.s.), disa e quajnë: "Kurani në praktikë”. Mufessiri i njohur klasik, Ibn Kethiri, në tefsirin e tij thotë:”Kurani më së miri është të komentohet me Kuran e nëse, nuk kemi Kuran, atëherë me hadith, sepse ai është komentimi i tij'(2)
Veprat e Pejgamberit (a.s.)
Veprat e Pejgamberit (s.a.v.s.), të cilat kanë të bëjnë me sqarimin e çështjeve fetare, konsiderohen si argumente dhe ato duhet t'i zbatojnë myslimanët. Mirëpo, të gjitha veprat e Pejgamberit (s.a.v.s), nuk duhet të merren si argument.
Veprat e Pejgamberit (s.a.v.s.), ndahen në këto lloje:
1. (El-filu xhebeli)janë ato vepra të natyrshme që i kryen çdo njeri, si: të ulurit, të pirët, të fjeturit e të ngjashme më këto. Nga ky lloj i veprave nuk mund të nxirret kurrfarë norme, ngase këto veprime i kryen çdo njeri. E ato vepra të Pejgamberit (s.a.v.s.), që kanë të bëjnë, me sqarimin e ndonjë çështjeje, si: llojin e ushqimit që duhet ngrënë, llojin e pijeve që duhen pirë, llojin e veshjes që duhet veshur etj. Këto veprime nuk na obligojnë që medoemos t'i zbatojmë, por është e pëlqyeshme t'u përmbahemi, ngase vetë veprimi i Pejgamberit (s.a.v.s.), na lejon të mendojmë se, po të ishte ajo vepër e ndaluar, vetë Pejgamberi (s.a.v.s.), nuk do ta bënte.
Dijetarët myslimanë nuk janë në ujdi në lidhje me faktin se vepra të tilla të Pejgamberit (s.a.v.s.), kanë të bëjnë me sqarimin e rregullave të sheriatit apo kanë qenë traditë e tij. Kështu, shkurtimi i mjekrës sa përfshin një grusht i dorës. Shumica e dijetarëve mendojnë se ky veprim konsiderohet urdhër që duhet të ndiqet, duke e argumentuar ketë më fjalët e Pejgamberit (s.a.v.s.): “Dallohuni prej politeistëve, shkurtoni mustaqet e lëshoni mjekrat.”
Thonë se ky është argument që mjekra nuk është traditë e Pejgamberit (s.a.v.s.), por ka të bëjë me përcaktimin e rregullave të sheriatit. Ndërsa ata dijetarë që mendojnë se kjo çështje është e lidhur me traditën e Pejgamberit (s.a.v.s.) dhe nuk ka të bëjë fare me sqarimin e rregullave të sheriatit. Këtë e argumentojnë me faktin se urdhri nuk shpreh obligueshmëri sipas ixhmait (konsensusit të dijetarëve), por shkaku (i'leti) i lëshuarjes së mjekrës dhe shkurtimit të mustaqeve është mosngjashmëria me mushrikët dhe hebrenjtë, të cilët i zgjatnin mustaqet e i shkurtonin mjekrat. Kjo argumenton se ky veprim është traditë e Pejgamberit (s.a.v.s.). I këtij mendimi është edhe dijetari i madh islam Muhamed Ebu Zehre.(3)
Duhet të përmendim se veprimi i traditave të Pejgamberit (s.a.v.s.), është i pëlqyeshëm e jo obligativ, ngase po të kishte ndonjë traditë të papëlqyer, menjëherë do të ndërhynte shpallja.
Mirëpo, nëse Pejgamberi (s.a.v.s.), na shpjegon diçka se si duhet vepruar, atëherë mënyra e veprimit është e pëlqyer (mustehab) të zbatohet. Këtë lloj të veprave, sahabiu Abdullah ibn Umeri (r.a.), e ka zbatuar dhe mendon se është e pëlqyeshme (mustehab) të zbatohen vepra të tilla.
2. (El-filu bejani) janë ato vepra me të cilat Pejgamberi (s.a.v.s.), i ka shpjeguar normat e sheriatit, si p.sh.: Pejgamberi (s.a.v.s.), është falur në minber e pastaj ka thënë: "E bëra këtë, për ta plotësuar (namazin) për vete dhe për t'jua mësuar juve.”(4)
Ose, kur ka folur për rregullat e haxhit, ka thënë: "që t'i mësoni nga unë rregullat e haxhit (si duhet zbatuar)”.(5)
Të gjithë dijetarët janë unanimë se ky lloj i veprave konsiderohet si argument.
3. (El-filu tetbiki) janë ato vepra që i ka kryer Pejgamberi (s.a.v.s.), për të zbatuar urdhrat e Allahut (xh.sh.), si: prerja e dorës vjedhësit, rrahja me kamxhik e atij që shpif për zina (amoralitet). Këto lloje të veprave konsiderohen si argumente në sheriatin islam.
4. (El-filu hasais en-nebevi) janë ato vepra të posaçme, të cilat ka mundur t'i zbatojë vetëm Pejgamberi (s.a.v.s.) dhe jo umeti i tij. Si p.sh.: mbajtja e mbi katër grave nën kurorë, martesa pa dhënë dhuratën e martesës (mehrin) etj. Nga këto vepra, ne nuk mund të nxjerrim normë, por këto kanë të bëjnë vetëm me Pejgamberin (s.a.v.s.).
5. (EI-filu min xhinsil kurabati) janë ato vepra që i ka zbatuar për t'iu afruar Allahut (xh.sh.). Këtyre veprave u dihet shkaku i zbatimit. Kështu, ka agjëruar ditët e caktuara (të hënat, të enjtet), ka falur namaze jo të obliguara etj. Nëse i kryejmë këto vepra, kemi shpërblim e nëse jo, nuk kemi dënim. Nuk jemi të obliguar t'i zbatojmë këto vepra, por zbatimi i tyre është i pëlqyer.
Imam Maliku mendon se zbatimi i veprave të tilla është i obligueshëm, ngase urdhri për ta ndjekur Pejgamberin (s.a.v.s.), është i atij lloji që kërkon zbatim të domosdoshëm.(6)
6. (El-filu min gajri xhinsil kurabati) janë ato vepra, të cilat kanë mbetur në heshtje dhe nuk u dihet shkaku i zbatimit. Sipas imam Malikut, (r.a.) dhe dijetarit hane?t el-Kerh'it, ky lloj i veprave është i kategorisë së mubahit, përderisa nuk vjen ndonjë argument që kësaj vepre i jep ndonjë normë tjetër.(7) Mendimin e këtyre e përkrah edhe dijetari Ibnul Haxhibi. Ndërsa imam Shaf'iu (r.a.), mendon se norma e veprave të tilla, së paku është e kategorisë së mendubit.(8) I këtij mendimi është shumica e hanefitëve dhe mu'tezilitëve.
Pëlqimet e Pejgamberit (s.a.v.s)
Kur Pejgamberi (s.a.v.s.) ka qenë i njoftuar për diçka, dhe nuk e ka refuzuar zbatimin e asaj vepre, por e ka pëlqyer, ai veprim konsiderohet-merret si argument. Pëlqimet e Pejgamberit (s.a.v.s.), merren si argumente, për shkak se Pejgamberi (s.a.v.s.), ka vepruar sipas shpalljes (VAHJIT). Nëse Pejgamberi (s.a.v.s.), do të heshtte-pëlqente ndonjë veprim i cili nuk është i pranuar nga Allahu (xh.sh.), atëherë do të ndërhyhej me shpallje (VAHJ).
Nganjëherë ndodh që pëlqimet e Pejgamberit (s.a.v.s), të jenë në funksion të nes'hit (kufizimit) dhe të tahsisit (specifikimit). Nëse Pejgamberi (s.a.v.s.), ka heshtur ndaj një veprimi dhe nuk e ka refuzuar e ky veprim më parë ka qenë i ndaluar për t'u zbatuar, me heshtjen dhe pëlqimin e tij ai veprim konsiderohet i lejuar.
Heshtja e Pejgamberit (s.a.v.s.), ndaj ndonjë veprimi nuk mund të kuptohet vetëm se ajo punë është e lejuar, por mund të ndodhë që vepra apo puna e tillë të jetë e kategorisë së farzit, mendubit, por e argumentuar edhe me ndonjë argument tjetër.
Si shembull të pëlqimeve të Pejgamberit (s.a.v.s.), po përmendim këto: kur shokët e tij takoheshin, i kapnin njëri-tjetrit dorën. Pejgamberi (s.a.v.s.), e pëlqente këtë veprim; heshtja e Pejgamberit (s.a.v.s.), ndaj lojës së djelmoshave me shtiza në xhami; ose të ngrënit e mishit të dabit(9) para tij. Këtë mish nuk e ka ndaluar të hahet, edhe pse vetë nuk e ka ngrënë.(10)
Nëse ndonjë person ka kryer ndonjë vepër të nifakut (hipokrizisë) dhe Pejgamberi (s.a.v.s.), e ka ditur se ai është muna?k, ose të kufrit (mosbesimit) dhe e ka ditur se ai është jobesimtar dhe ka heshtur, duke e ditur se nuk ka ndikim edhe po të reagonte, nuk do të thotë që heshtja e Pejgamberit (s.a.v.s.), në këtë rast ka të bëjë me pëlqimin e kësaj vepre, mirëpo nuk ka reaguar, për shkak se e ka ditur se reagimi nuk do të kishte kurrfarë ndikimi.(11)
Po qe se ndokush ka treguar ndonjë lajm rreth çështjeve të kësaj bote e Pejgamberi (s.a.v.s.), ka heshtur, nuk do të thotë se ai lajm ishte i vërtetë, ngase Pejgamberi (s.a.v.s.), nuk i ka ditur fshehtësitë (gajbijat), përveç atyre të cilat Allahu ia ka treguar.(12) Për këtë, Allahu thotë në Kuran: ”Thuaj: Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e Allahut e as nuk pretendoj se i di fshehtësitë..." (EI-Enam, 50)
Lënia e disa veprimeve nga ana e Pejgamberit (s.a.v.s.)
Lënia e disa veprimeve pa zbatuar nga ana e Pejgamberit (s.a.v.s.), është dy llojesh.(13)
Lloji i parë është moszbatimi për shkak të mungesës ose indiferencës së tij ndaj atij veprimi. Më këtë lloj të mosveprimit nuk argumentohet në çështjet e ibadetit. Ky lloj moszbatimi nga ana Pejgamberit (s.a.v.s.), në shkencën e Usuli Fikhut quhet: terku ademijun sirf.
Në këtë lloj të mosveprimit mund të cekim faktin që Pejgamberi (s.a.v.s.), nuk ka hipur në veturë, as në aeroplan, nuk ka bashkëpunuar me ndonjë firmë të madhe, nuk ka ngrënë mishin e gjallesave të cilat jetojnë në vendet e ftohta etj.
Lloji i dytë i lënies së veprimeve nga ana e Pejgamberit (s.a.v.s.), ka të bëjë me gjërat e njohura, për të cilat ka menduar se do t'i bëjë. Ky lloj i moszbatimit njihet te dijetarët e Usuli Fikhu si: terku ixhabi si El-keffu dhe si El-imtinau.
Ky lloj i lënies së zbatimit të veprës, konsiderohet-merret si argument në sheriat.
Nëse dihet shkaku i lënies së veprimit pa u zbatuar, atëherë norma-dispozita është e qartë. Për këtë, po sjellim këta dy shembuj:
a.) Pejgamberi (s.a.v.s.), nuk e ka falur me xhemat namazin e natës gjatë ramazanit, duke u frikësuar se mos umeti i tij do ta konsideronte si të obligueshëm. Mirëpo, nga ky mosveprim mund të kuptojmë se namazi i natës me xhemat është i pëlqyeshëm, por nuk është i obligueshëm, duke u bazuar në shkakun pse nuk e ka bërë Pejgamberi (s.a.v.s.)
b.) Gjithashtu, Pejgamberi (s.a.v.s.), s'ka ngrënë mishin e dabit, mirëpo as nuk ka refuzuar të mos hahet. E dihet se ngrënia e këtij lloj mishi nuk ishte në traditën e Muhamedit (s.a.v.s.)
Nga ky shembull, mund të nxjerrim përfundimin se ky lloj i mishit nuk është i ndaluar as i urryer për t'u ngrënë.
Nëse lënies së veprës në çështjet e ibadetit nuk i dihet shkaku, atëherë për ne mbetet që atë vepër të mos e kryejmë. Ndërsa, nëse lënies së veprës në çështjet e traditës nuk i dihet shkaku, atëherë për ne nuk është e ndaluar, as obligim e as e pëlqyer ta bëjmë, por mbetet në zgjedhje të robit veprimi apo mosveprimi saj, pra vepra bie në kategorinë e mubahit.
Mospajtueshmëria mes fjalëve dhe veprave të Pejgamberit (s.a.v.s.)
Në sheriatin islam nuk ekziston mospajtueshmëri mes argumenteve, mirëpo, nëse ndodh të ketë, ajo ndodh për shkak të moskuptueshmërisë.
1. Mospajtueshmëria mes veprave. Sipas shumicës së usulitëve, nuk ekziston mospajtueshmëria mes veprave të Pejgamberit (s.a.v.s.) dhe as që mund të jetë ndonjë prej veprave deroguese ose specifikuese e tjetrës. Nëse nuk ndodh që dy norma të përcaktuara nga veprat e Pejgamberit (s.a.v.s.), të vijnë në kundërshtim mes veti, atëherë nuk ekziston mospajtushmeria në mes argumenteve. Por, nëse ndodh që dy norma të përcaktuara nga veprat e Pejgamberit (s.a.v.s.), të vijnë në kundërshtim mes veti, prapë nuk ekziston mospajtueshmëria mes tyre, ngase po qe se vijnë në kundërshtim mes veti dy vepra e që të dyja janë të llojit të njëjtë si, falja e namazit të drekës në fillim të hyrjes së kohës dhe në fund të kohës ose, nëse janë në kundërshtim mes veti dy vepra që nuk janë të llojit të njëjtë e që është e lejuar që ato të dyja të zbatohen në të njëjtën kohë si, falja e namazit dhe agjërimi. Në mes këtyre veprave nuk ekziston kurrfarë mospajtueshmërie.(14)
Kur ndodh që dy vepra, për të cilat nuk mund të par mendohet se mund të zbatohen njëherësh, si, bie fjala, po qe se ka agjëruar në një kohë të caktuar dhe pikërisht në atë kohë edhe ka ngrënë. Andaj, prapë nuk kemi të bëjmë këtu me mospajtueshmëri, por mundet që vepra të ketë në të njëjtën kohë normën e vaxhibit ose të mendubit apo mubahit e nuk mundet që njëra vepër ta derogojë tjetrën. Dijetarët e Usulit thonë: nuk ka përgjithësim në vepra, ngase vepra nuk i përfshin të gjitha kohët dhe nuk argumenton se ajo duhet të përsëritet.(15) Por, nëse ka ndonjë argument se vepra duhet të zbatohet, atëherë e kemi për obligim ta zbatojmë atë.(16)
2. Mospajtueshmëria mes fjalëve. Kur ndodh që fjalët e Pejgamberit (s.a.v.s.), të vijnë në kundërshtim mes veti, atëherë muxhtehidit i mbetet të gjejë pajtueshmërinë mes tyre, sipas rregullave të përcaktuara, të cilat do të shpjegohen më vonë.(17)
3. Mospajtueshmëria mes fjalës dhe veprës. Kur ndodh që fjala e Pejgamberit (s.a.v.s.), të vijë në kundërshtim me veprën e tij, atëherë duhet shikuar nëse fjala është thënë më herët se vepra apo anasjelltas ose nuk dihet se cila i paraprin tjetrës.
a. Kur fjala është thënë më herët se vepra. Nëse Pejgamberi (s.a.v.s.), ka thënë diçka e me vonë ka vepruar në të kundërtën e saj dhe ekziston ndonjë argument se ky veprim është obligim për ne, atëherë ky veprim konsiderohet si derogues i fjalës, pavarësisht nëse kjo fjalë ka qenë me kuptim të përgjithshëm, i është drejtuar posaçërisht vetëm Pejgamberit (s.a.v.s), apo ka qenë në kuptim të posaçëm vetëm për umetin e tij. Si shembull kur fjala është në kuptim të përgjithshëm, mund të përmendim nëse Pejgamberi (s.a.v.s.), ka thënë se agjërimi i kësaj dite është obligim për ne e pastaj ka ngrënë po në këtë ditë, ne duhet ta zbatojmë këtë veprim. E po qe se vepra ka të bëjë posaçërisht me Pejgamberin (s.a.v.s.), atëherë norma e mëhershme mbetet ashtu si ka qenë për umetin, kurse për Pejgamberin (s.a.v.s.), ndryshon.
Nëse nuk ekziston ndonjë argument që na tregon se vepra e Pejgamberit (s.a.v.s), duhet zbatuar siç janë veprat e natyrshmërisë së njërit, atëherë vepra nuk konsiderohet si deroguese e fjalës, por mundet të jetë vetëm si speci?kuese e saj, nëse fjala është thënë më herët dhe është në kuptim të përgjithshëm. Pra, në këtë rast veprohet sipas veprës.(18)
b. Kur fjala është thënë më vonë se vepra. Po qe se fjala është thënë më vonë se vepra, atëherë nga ne kërkohet të zbatohet ky urdhër. Kështu, nëse
Pejgamberi (s.a.v.s.), falet i kthyer nga Kudsi, por pas një kohe thotë se të falurit nga Kudsi nuk është i lejuar. Po qe se argumentohet fjala e thënë nga Pejgamberi (s.a.v.s.), duhet të zbatohet vazhdimisht nga vetë Pejgamberi (s.a.v.s.) dhe umeti i tij, atëherë duhet shikuar se ky lloj i mospajtueshmërisë mund të ndodhet në këto tri raste:
- Kur fjala është thënë më vonë, por e përfshin Pejgamberin (s.a.v.s.) dhe umetin e tij. Kur fjala e Pejgamberit (s.a.v.s.), është e këtij lloji, atëherë konsiderohet si deroguese e veprës së më hershme, si p.sh., obligimi i agjërimit të ditëve të ashuras e mandej sillet argumenti që argumenton se vepra duhet të zbatohet dhe se ajo është obligim për ne. Por, po qe se Pejgamberi (s.a.v.s.), thotë se ne nuk e kemi për obligim agjërimin e ditëve të ashuras, kjo thënie konsiderohet si derogues (kufizues) i veprës së më hershme.
- Kur fjala e cila është thënë më vonë përfshin vetëm Pejgamberin (s.a.v.s.). Kur fjala e thënë më vonë përfshin vetëm Pejgamberin (s.a.v.s.). ejo edhe umetin e tij, fjala e tillë konsiderohet si derogues posaçërisht vetëm për Pejgamberin (s.a.v.s.). Sa i përket obligueshmërisë për umetin e tij, kjo normë vazhdon ashtu siç ka qenë. P.sh., nëse Pejgamberi (s.a.v.s.), thotë: ”Nuk është obligim për mua agjërimi i ditëve të ashures.” Nga kjo thënie kuptohet se kjo normë përfshin vetëm Pejgamberin (s.a.v.s.) e jo edhe umetin e tij.
- Kur fjala e cila është thënë më vonë e që përfshin posaçërisht umetin e jo edhe Pejgamberin (s. a. v.s). P.sh., nëse Pejgamberi (s.a.v.s.) thotë: "Nuk është obligim për ju agjërimi i ditëve të ashuras. Norma e kësaj thënieje përfshin vetëm umetin e jo edhe Pejgamberin (s.a.v.s.). Në këtë rast, kur fjala e Pejgamberit (s.a.v.s.), vjen më vonë se vepra, ajo konsiderohet si deroguese e veprës së mëhershme. Po qe se vjen fjala para se të zbatohet vepra prej umetit, atëherë kjo konsiderohet si specifikuese e veprës së mëhershme d.m.th., sqaron se vepra nuk konsiderohet e obligueshme.
3. Kur nuk dihet se cila është më e vonshme, fjala apo vepra. Duhet shikuar nëse mund të bëhet pajtueshmëria mes tyre, sipas rregullave të përcaktuar, gjegjësisht nëse mund të bëhet pëlqyeshmëria duke bërë bashkimin mes tyre, duke specifikuar njëra prej tyre tjetrën. Nëse nuk mund të bëhet bashkimi mes tyre, dijetarët islamë ndajnë këto mendime:
a. Që fjala t'i paraprijë veprës në argumentim. Xhumhurit dhe Rraziu janë të mendimit se fjala duhet t'i paraprijë në argumentim veprës, ngase fjala e argumenton çështjen nga vetvetja, duke mos pasur nevojë për ndërmjetësim.
Sa i përket veprës, ajo e argumenton çështjen me ndërmjetësimin e fjalës, si hadithi i Pejgamberit (s.a.v.s.),: "Faluni siç më shihni mua të falem". Argumentimi i veprës në këtë rast është namazi që ka falur Pejgamberi (s.a.v.s.). Mirëpo, kjo bëhet me ndërmjetësinë e kësaj fjale. Mendimin e xhumhurit dhe Rrazis e përkrah dr. Vehbete Zuhajli.(19)
b. Që vepra t'i paraprijë në argumentim fjalës, ngase vepra është më e qartë në argumentim. Sipas këtyre, inxhinieri duhet t'i paraqesë fjalët apo mendimet e veta të projektuara në letër. Mirëpo ky mendim është i diskutuar, ngase vepra e inxhinierit në këtë rast konsiderohet si sqarues i asaj çka mendon ai, e dihet se shumica e normave të sheriatit janë të mbështetu ra në fjalë e jo në vepër, bazuar në faktin se në fjalë mënyra e argumentimit është më e fortë, meqë në të, qëllimi tregohet në mënyrë direkte, pa mbetur kurrfarë dyshimi në synimin thelbësor të fjalës.(20)
c. Të' vepruarit sipas fjalës dhe veprës në zbatimin e obligimit të veprës.(21)
____________________________
1. EL-VADlHU FI USULIL-FIKH, faqe 89, Dr. Muhamed Sulejman Abdullah El-
Ashkar, Aman,1992
2. Shkolla juridike Hanefite, faqe 32, Nexhat lbrahimi, Prizren 1990.
3. EI-lmamu Muhammed Ebu Zehre, USULUL FIKH, boton ”Darul Fikril Arebijj”, Kairo, pa vit botimi, fq. 106.
4. Sahihul Buhariu, kaptina 26
5. Transmeton Muslimi nga Xhabiri, hadithi është merf'u.
6. Dr. Vehbete Zuhajli, USULUL FIKHIL ISLAMIJJ, botirni i II, boton "Darul Fikri Damask, 1418/1998, Vol. I. fq. 480
7. pa aty
8. po aty
9. Dabun i thonë një kafshe që i përngjan hardhucës, por është më madhe se hardhuca dhe i hahet mishi.
lO. Shih hadithin për dabin, Sahihul Buhari, kaptina 10-14
11. Dr. Muhamed Sulejman Abdujlah el-Ashkar, EL-VADIHU FI USULIL FIKH, botimi ¡ IV, Amman, 1412/1992, boton "Darun Nefais dhe Darul Fet'h", fq. 102
12. po aty
13. Shih El-Vadih fi Usulil Fikh, faqe 101, Dr. Muhammmed Sulejman El-Ashkar, Aman 1992.
14. Dr. Vehbete Zuhajli, USULUL FIKHIL ISLAMIJJ, botimi i II, boton "Darul Fikri”, Damask, 1418/1998,vol I. fq.481; krahaso Sejfuddin Ebil Hasen Alij bin Ebi Alij bin Muhamed el-Amidijji, EL-IHKAM FI USULIL AHKAM, boton ”Darul Fikri", 7416/1996, Bejrut, vol. I-II. fq. 134-137
15. Po aty
16. Po aty
17. Po aty
18. Dr. vehbere zuhajli, USULIL FIKHIL ISLAMIJJ, botimi II, boton "Darul Fikri”, Damask, 1418/1998, vol. I fq. 483
19. Dr. vehbere zuhajli, USULIL FIKHIL ISLAMIJJ, botimi II, boton "Darul Fikri”, Damask, 1418/1998, vol. I fq. 484
20. Po aty fq. 484-485
21. Po ary. fq. 485
Ma.sci. Flamur Sofiu