Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë mbajti sot mbledhjen e radhës


Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, mbajti sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari, Dr. Valon ef. Myrta,


Në këtë mbledhje, Këshilli në rend të ditës pati shqyrtimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, si dhe raportin humanitar të Shoqatës Bereqeti, dega në Gjakovë për muajin e Ramazanit.

Në vazhdim u zgjodh komisioni përgjegjës për restaurimin e Xhamisë në fshatin Dobrosh si dhe u shqyrtuan disa lëndë dhe u morën vendime në kompetencë të Këshillit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani