Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë njofton opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të martën, më 20 korrik 2021.
Manifestimi fillon në ora 04:36, me thirrjen e ezanit të sabahut nëpër të gjitha xhamitë e qytetit dhe të fshtrave duke respektuar masat anti covid. Pas faljes së namazit të sabahut do të ketë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga imamet tanë.
Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 05:51 minuta.
Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë të gjithë vizitorët për urimin e festës së Kurban Bajramit do t'i mirëpret nga ora 09:00 deri në ora 11:00
Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin për shtim të mirëkuptimit, dashurisë për njëri tjetrin, për paqe e mirësi.
Me fat festa e Kurban Bajramit!