Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, ku u prit nga Kryetari i Këshillit, Dr. Valon ef. Myrta me bashkëpunëtorë.
Kryetari Myrta e falënderoi Myftiun për vizitën dhe për përkrahjen e tij të vazhdueshme dhënë KBI-së në Gjakovë.
Nga ana tjetër Myftiu Tërnava falënderoi Kryetarin dhe nepunesit fetare për kontributin dhe përkushtimin e tyre për mbarëvajtjen e jetës fetare në Gjakovë dhe u premtoi përkrahje të vazhdueshme të Kryesisë.
Gjatë takimit u diskutua për arritjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky Këshill, si dhe për tema të tjera me rëndësi për KBI në Gjakovë.
Më pas Myftiu Tërnava, mbikëqyri punimet në restaurimin e xhamisë “Mahmut Pasha” në Gjakovë, që po realizohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë, si dhe punimet në objektin kolektiv afarist-banesor në Çarshinë e Vogël të Gjakovës.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1637222480.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1637222504.jpg[/IMG]