Në të gjitha xhamitë e Kosovës sot mbahet hytbe për të aksidentuarit në Bullgari, për të vdekurit dhe të lënduarit


Me rekomandim të Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot në të gjitha xhamitë e Kosovës u mbajt hytbe e përbashkët me temë për të aksidentuarit në Bullgari për të vdekurit dhe të lënduarit. Duhet theksuar se ditë më parë Kryesia e BIK-ut lëshoi edhe një deklaratë për opinion më c ‘rast thuhet se “Me dhimbje e pikëllim të madh mora lajmin për 46 jetët e humbura të vëllezërve nga Maqedonia e Veriut në aksidentit e mbrëmshëm tragjik në Bullgari. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë. Bashkësia Islame e Kosovës, bashkëndjen dhembjen me familjarët të cilëve në këto momente të rënda u jemi pranë”.

Andaj lusim Zotin e Madhëruar që viktimat t’i marrë në mëshirën e Tij, ndërsa të afërmve t’u japë sabër e gajret!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip