Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë Dr. Valon ef. Myrta, me bashkëpunëtorë, priti në takim një delegacion të lartë nga Drejtoria e Vakëfeve e Republikës së Turqisë, e përfaqësuar nga zv. drejtori i përgjithshëm z. Aydin Cem Aslanbay, i shoqëruar nga Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Vedat ef. Sahiti.
Kryetari Myrta i falënderoi mysafirët për bashkëpunimin dhe për ndihmën në restaurimin e katër xhamive të qytetit, Medresesë së Vogël bashkë me konviktin, si dhe libroteken në kompleksin e Xhamisë së Hadumit.
Ai, gjithashtu, çmoi lart punën dhe angazhimin e pandalur të Kryesisë së BIK-ut dhe Kryeimamit Sahiti në këtë drejtim.
Në fund u vizitua edhe Xhamia e fshatit Rugovë, e cila së shpejti pritet të restaurohet duke ruajtur origjinalitetin trashëgimor e kulturor të saj.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1638966455.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1638966476.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1638966492.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1638966505.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1638966525.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/7_1638966539.jpg[/IMG]