Shënohet Nata e Madhe e Israsë dhe Miraxhit në gjithë Kosovën
Besimtarët në gjithë territorin e Kosovës kanë shënuar këtë të diele, natën e Madhe të Israsë dhe Miraxhit. Kjo natë është e veçantë për gjithë besimtarët, pasi që në këtë natë profeti ynë bëri udhëtimin qiellor – duke marr urdhrin për faljen e namazit. Manifestimi kryesor u shënua në xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa me aktivitete të tilla kjo natë është manifestuar edhe në Prizren, Gjilan, Kaçanik, Shtime, Malishevë, Preshevë, Bujanoc dhe vende të tjera.
Artikulli i kaluar