Përjashtohet nga shkolla një vajzë me mbulesë, Imami Kosovar thirrje urgjente Kurtit


Imami kosovar, Labinot Maliqi i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta shfuqizojë sa më parë ndalesën e Udhëzimit Administrativ në Ministrinë e Arsimit, ku vajzat myslimane të cilat duan të shkollohen dhe njëkohësisht të praktikojnë hapur besimin e tyre.

Ai thotë se edhe me këtë qeverisje, po vazhdon përjashtimi i vajzave nga shkollat publike për shkak të bartjes së shamisë, duke ua mohuar kështu një të drejtë elementare njerëzore.

Maliqi njofton se javën e kaluar në një shkollë të Prishtinës është përjashtuar një vajzë për këtë arsye.

Postimi i plotë:

I bëjë thirrje Kryeministrit Albin Kurti, që ta shfuqizoj sa më parë ndalesën e Udhëzimit Administrativ në Ministrinë e Arsimit, ku vajzat myslimane të cilat duan të shkollohen dhe njëkohësisht të praktikojnë hapur besimin e tyre, pikërisht ashtu siq ua garanton edhe Kushtetuta e Kosovës, edhe në këtë qeverisje po vazhdohet përjashtimi i tyre nga shkollat publike për shkak të bartjes së shamisë, duke ua mohuar kështu një të drejtë elementare njerëzore.

Për dijenin e Kryeministrit Kurti dhe të Ministres së Arsimit, znj. Nagavci, sikurse e kemi bërë edhe në të kaluarën për qindra raste, nesër do të ndërmjetësoj për kthimin e një vajze në shkollë, pasiqë ajo është përjashtuar javën e kaluar në një nga shkollat fillore të Prishtinës.

Uroj që premtimeve elektorale ju ka ardhur koha të përmbushen në praktikë.



rtvbesa


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme