Myftiu Tërnava dhe Kryetari i Dijanetit z. Erbash vizituan vendin e caktuar për ndërtimin e Xhamisë Qendrore
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Kryetari i Bashkësisë Islame të Turqisë, prof. dr. Ali ef. Erbash bashkë me Myftun Tërnava vizituan vendin e caktuar për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Kryetari i Dijanet-it, prof. dr. Ali ef. Erbash, tha se ndjehet i lumtur që ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Kryesinë e BIK-ut. Ai luti Zotin që punimet të ecin mbarë dhe sipas planit të paraparë. Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava dhe kryetari Erbash, zhvilluan një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, z. Rexhep Tajip Erdogan, të cilin e njohën për së afërmi me mbarëvajtjen e punimeve të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1646815941.jpg[/IMG]