Ishin dy vëllezër të cilëve babai u la trashëgimi një arë të madhe. Pasi i ati ndërroi jetë, ai e la me amanet që ara të ndahet përgjysmë midis tyre dhe u kërkoi që pasi ta shisnin, ata duhet të investonin të ardhurat me zgjuarsi. Në një farë mënyre, ata e çuan deri në fund amanetin e babait të tyre.
Vëllai i madh e prishi shtëpinë e tij të vjetër dhe me paratë që përfitoi nga shitja e arës, ndërtoi një shtëpi të madhe dhe shumë të bukur. Ndërsa vëllai i vogël, u mjaftua me shtëpinë që kishte dhe paratë i harxhoi duke ndihmuar shokë, miq dhe të afërm të cilët kishin nevojë për para.
Ai u kishte dhënë borxh të gjithëve. Vëllai i madh që ndërtoi shtëpinë e kritikonte aq shumë vëllain e vogël duke i thënë se i kishte harxhuar paratë më kot dhe të tjerët kanë përfituar prej tij, saqë hera herës edhe vetë dyshonte mos vërtet ai kishte gabuar. Një ditë, një tërmet bie në fshatin e tyre dhe shumë shtëpi u shembën.
Midis tyre edhe shtëpia e bukur e vëllait të madh, i cili tërë pasurinë e kishte investuar në te.
Të gjithë miqtë dhe të afërmit e vëllait të vogël, në shenjë falënderimi për te, u mblodhën që ta ndihmojnë vëllain e tij të madh, dhe përveç detyrimit që kishin, ata u solidarizuan dhe brenda pak kohe ndërtuan shtëpinë po aq të bukur saçe e kishte në fillim!
Me këtë vëllai i madh u bind se pasurinë që vëllai i tij e kishte harxhuar, nuk e kishte harxhuar më kot.
Mësimi:
Investimi më i mirë është të ndihmosh atë që ka nevojë. Nëse të gjithë do të vepronim në këtë mënyrë, fatkeqësia që rëndon mbi dikë, në mënyrë të tërthortë do të ishte edhe peshë mbi shoqërinë.