Përsiatje për tri çështje, mësimi, falënderimi dhe njeriu


(Fjala e parë e Shpalljes,

fjala e parë në Kur’an dhe

fjala e fundit në suren e fundit)



Kudo në mesin e muslimanëve do të dëgjojmë se fjala e parë e Shpalljes së Kur’anit është “Ikre”, që domethënë: “Lexo! Mëso!” Forma e fjalës është urdhërore dhe nuk lë mëdyshje për alternativë tjetër. Kush e shpërfill këtë urdhër është gjykuar për humbje, fatkeqësi dhe mossukses.

Fjala e parë në Kur’an në suren e parë të Kur’anit është “El-Hamdu”, që domethënë: falënderim, lavdi, mirënjohje, është vepër e njeriut i cili mësoi, njohu se: kush është dhe përse është aty ku është – në Tokë? Falënderimi të cilin e drejton njeriu, me dije, krahas njohjes dhe synimit (nijetit), është vepër e mirë dhe e pranueshme tek Ai, të cilit ky falënderim i drejtohet, prandaj ky falënderim - ‘El-Hamdu’ i përket Allahut – ‘Li’l-Lahi’, që me porosinë e vet vendos raport ndërmjet Atij të cilit i jepet dija, i cili mësohet dhe i urdhërohet të mësojë – si Zot Krijues dhe atij i cili këtë urdhër e ndjek dhe pranon, si njeri, rob, i bindur, i dorëzuar – abd.

Dija është prej Zotit, sepse Urdhërdhënësi nuk mund ta kërkojë atë që nuk e ka vetë dhe nuk e di vetë – është logjika dhe Sheriati para kësaj, derisa urdhri Ikre është për njeriun, kurse Hamdi – falënderimi prej njeriut drejt Zotit, Krijuesit, të Dijshmit.

Ndërsa fjala e fundit në Kur’an është En-Nas – njerëzit, shumësi për njeriun, por këta përmenden në kontekstin negativ, ku në suren En-Nas, me rrjedhën tematike, kërkohet mbrojtja nga Krijuesi i njerëzve, Sunduesi i njerëzve, Zoti i njerëzve, nga e keqja e xhinëve dhe njerëzve.

Kjo lojë fjalësh në shikim të parë ka një qartësi kristali dhe tërësi porosish – Subhan’Allah. Nëse njeriu e pranon dijen (Ikre’) dritën (Nur) të Allahut dhe thotë: Falënderimi dhe Lavdia qoftë për Ty o Allah (El-Hamdu li’l-Lah), njeriu i këtillë vlen, edhe vepra e tij (Hamdi) është vendosur si fjala e parë në Kur’an, në suren e parë El-Fatiha. Por, nëse po ky njeri, në rastin tjetër, pa dije dhe dritë të Allahut, nuk bindet, nuk dorëzohet, ai së bashku me xhinët sjellë vetëm të liga dhe bëhet objekt i të keqes, të padobishmes dhe të pavlefshmes, nga i cili kërkohet mbrojtje dhe strehë prej Zotit.

Ky njeri i lig, mosmirënjohës, injorant dhe jo i bindur, fodull e mendjemadh, humb çdo vlerë, qofshin edhe me numër të madh. Ai përmendet në kontekstin negativ dhe si çështja e fundit në Shpallje, pa i dhënë vlerë e rëndësi ekzistencës dhe veprave të tij.

Fjala e parë e Shpalljes: Ikre’ – Mëso, lexo!

Fjala e parë në suren e parë: El-Hamdu – Falënderimi dhe lavdia e sinqertë qofshin ndaj Zotit për çdo gjë!

Fjala e fundit në suren e fundit të Shpalljes: En-Nas - njerëzit e lig dhe punët e tyre të liga – që nuk vlejnë aspak – të cekura si pengesa të mundshme për njerëzit që lexojnë e mësojnë Në emër të Zotit – Bismi Rabbike, dhe të cilët gjithnjë, pa përtesë e përsërisin: El-Hamdu li’l-Lahi!


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Fadil Rashiti ?