Kreu i Këshillit Mysliman të Ukrainës, Siran Arifov, ka publikuar një videoklip që po qarkullon në rrjetet sociale. Në video ai tregon se çfarë ka ndodhur me muslimanët atje gjatë 25 ditëve të fundit të luftës.
Arifov tha: “Rreth 100 mijë myslimanë nga Ukraina janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Pjesa më e madhe e tyre është në rajonet lindore dhe jugore të vendit. Këto rajone po marrin më së shumti bombardime ruse.
Ai shtoi se mijëra familje ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre drejt kufirit. Shumë xhami janë mbyllur. Shumë prej këtyre qendrave islamike po ofrojnë strehim dhe ndihmë humanitare për të zhvendosurit.
Përveç dhënies së ndihmës materiale dhe ushqimit, ilaçeve dhe strehimit, Këshilli Islamik ka qenë i rëndësishëm në drejtimin dhe ndihmën e të zhvendosurve në gjetjen e rrugëve të lehta dhe zonave të kalimit kufitar për të arritur në zonat më të sigurta në vendet fqinje evropiane.
Arifov u bëri thirrje vendeve dhe organizatave islamike që të ndihmojnë muslimanët e zhvendosur në Ukrainë në këtë situatë të vështirë. Ai tha: “Myslimanët në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë. Shpresojmë që bota muslimane ta dëgjojë këtë thirrje.”
Kombet e Bashkuara thonë se 8.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës në 25 ditët e luftës. Si rezultat i luftës, 3.2 milionë njerëz janë larguar nga vendi.
Imazhet satelitore tregojnë rusët duke gërmuar llogore rreth kryeqytetit të Ukrainës për të fshehur automjetet e tyre.
Nga ana tjetër, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ruse nuk kishin arritur ende të rrethojnë Kievin.