Tregim këshillues: Mbreti dhe kopshtari i vjetër

Afër pallatit mbretëror shtrihej një kopsht i madh e i bukur. Në atë kopsht rriteshin lloje të shumta frutash, ndërsa për mirëmbajtjen e tij kujdesej kopshtari i vjetër.
Për çdo ditë kopshtari i vjetër i dërgonte mbretit nga një shportë plot fruta të freskëta nga kopshti.
Një ditë kopshtari pa se frutat e arrës së kokosit, shegës, kumbullës dhe rrushit ishin pjekur u ndal dhe mendoi “Me cilin frut do ta shërbej sot mbretin?”
Pasi u mendua pak, mbushi shportën me rrush dhe u nis për te mbreti.
Kur arriti në pallat, kopshtari vërejti se mbreti ishte i zemëruar. Pa asnjë fjalë vuri shportën me rrush të lëngshëm përpara mbretit dhe u ul duke pritur përgjigjen e tij.
Mbreti i përfshirë në mendime, mori rrushin kokërr për kokërr dhe filloi ta godiste kopshtarin në ballë.
Sa herë që kokrra e rrushit e godiste kopshtarin, ai thoshte: “Zoti është shumë i sjellshëm dhe i mëshirshëm”.
Pas një kohe mbreti kuptoi se çfarë ishte duke bërë dhe çfarë përgjigje merrte nga kopshtari. U ngrit dhe i tha: “Të godita herë pas here me kokërr të rrushit, në vend se të ankohesh ti thua: “Zoti është shumë i sjellshëm dhe i mëshirshëm”?
Kopshtari i vjetër u përgjigj me përulësi: “Zotëri, sot arra e kokosit, shega dhe kumbullat gjithashtu ishin pjekur, por pasi mendova, unë vendosa të marr rrushin. Nëse në vend të rrushit do të kisha marrë arrën e kokosit apo kumbulla, në çfarë gjendja do të isha tani?
Prandaj po them: “Zoti është shumë i sjellshëm dhe i mëshirshëm.”

Mësimi:

Edhe neve, në të njëjtën mënyrë, shumicën e problemet tona Zoti na lehtëson, por përkundër kësaj ne bëhemi mosmirënjohës dhe ankohemi dhe pyesim: “Pse po më ndodh mua? Cili është faji im?
Ne nuk duam të kuptojmë dhe të pranojmë se me çfarëdo që përballemi është rezultat i veprimeve tona.
Edhe nëse ne vazhdimisht ankohemi për problemet tona, Ai vazhdon të derdhë mëshirën dhe bekimin e Tij mbi ne.
Nëse fillojmë të kuptojmë se sa shumë na ka dhënë, atëherë edhe jeta nuk do të duket e mjaftueshme për ta falënderuar Atë.