Një herë e një kohë jetonte një burrë i cili kishte gjashtë fëmijë dhe të gjitha i kishte vajza.
Gruaja e tij, e cila ishte përsëri shtatzënë, frikohej se ndoshta edhe fëmija i shtatë do të jetë vajzë, e jo djalë.
Ngase burri i saj kishte vendosur që nëse edhe kësaj radhe lind vajzë do të shkurorëzohej nga ajo.
Atë natë burri bie në gjumë dhe sheh në ëndërr Ditën e Kiametit. Zjarri i Xhehenemit i ishte afruar dhe sa herë që afrohej deri te ndonjë derë e Xhehenemit, para saj qëndronte një nga vajzat e tij, e cila e pengonte dhe e ndalonte që të hynte në Xhehenem. Kështu në të gjitha gjashtë dyert e Xhehenemit qëndronte një nga vajzat e tij dhe nuk e linin të hyn brenda, përveç se tek dera e shtatë. Aty nuk kishte kush ta mbronte dhe ta pengonte.
I trembur fort zgjohet nga gjumi. I lumtur se e gjithë kjo ishte vetëm një ëndërr dhe paralajmërim se qëllimi i tij kishte qenë i gabuar. Burri u pendua fort dhe filloi ta luste Zotin: “O Zot, të lutëm më furnizo edhe me një vajzë.”