Berberi dhe “djaloshi kokëtrashë”

Hyri një djalosh tek një berber dhe si e pa berberi atë, pëshpëriti në veshin e klientit të tij: Ky është fëmija më kokëtrashi në botë! Shiko tani ta vërtetoj këtë!
E mori 1€ në njërën dorë dhe në tjetrën 25 cent, pastaj e thirri djaloshin dhe ia ofroi të zgjedhë!
Djaloshi pa u menduar i mori 25 centët dhe eci!
Berberi duke qeshur i tha klientit: A nuk të thash se ky djalosh është kokëtrashë! Çdoherë e vepron të njëjtën gjë!
Kur doli klienti nga salloni e takoi djalin dhe e pyeti: Pse çdoherë i merr 25 cent dhe nuk e merr 1€?!
Djaloshi i tha: Sepse në atë ditë që do t'i marr 1€ atëherë do të përfundoj loja dhe kështu do ta humb shumën që e marr çdo herë!

Urtësi: Lëri të tjerët të mendojnë se je kokëtrashë, se atë ditë kur ta kuptojnë zgjuarsinë tënde, do ta kuptojnë se kush në fakt ishte kokëtrashi



Dr. Rijad Imeri


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani