Ministria e Haxhit dhe Umres këshillon personat që dëshirojnë të kryejnë haxhin nga brenda dhe jashtë Arabisë Saudite që të mos merren me asnjë faqe interneti të dyshimtë që pretendon se ndihmon me regjistrimin për haxh.
Ministria njoftoi se së shpejti do të shpall procedurat e Haxhit për sezonin 2022 në faqen e saj zyrtare.
Më parë, ministria njoftoi se do të rrit numrin e pelegrinëve nga brenda dhe jashtë Arabisë Saudite në një milion këtë vit, me një kuotë fikse për çdo vend.
Pelegrinët e huaj do të përbëjnë 85 për qind të pelegrinëve që kryejnë haxhin këtë vit, sipas një njoftimi të mëparshëm të ministrisë. Numri i haxhinjve të huaj që mund të kryejnë haxhin është 850.000, ndërsa numri i haxhinjve vendas është i kufizuar në 150.000.
Vetëm 45.2 për qind e pelegrinëve të huaj u lejuan të hynin këtë vit, krahasuar me kuotën aktuale të caktuar për çdo vend përpara shpërthimit të pandemisë së Coronavirusit .
Pelegrinët e huaj këtë vit i nënshtrohen një sërë termash dhe kushtesh të përcaktuara nga Ministria e Haxhit. Pelegrinët mbi moshën 65 vjeç nuk lejohen të kryejnë pelegrinazhin e haxhi ndërsa të tjerëve u kërkohet të marrin dy doza të vaksinës kundër Coronavirusit.