Sërish, njerëz nga anët e botës mbarë
Mësyjnë Qabenë, haxhin për të bërë
Të bardhë, të zi, me ngjyra plot
Por që të gjithë, i drejtohen të vetmit Zot

Sërish, telbijet ushtojnë çdo anë
Lebbejk Allahumme lebbejek! – Mekkeja këndon
Nxitoni o haxhilerë, nxitoni
Bejtullahin sa më parë ta vizitoni

Sërish ai ritual i dashur i tavafit
Ecjes ndërmjet safasë dhe mervesë
Prapë ujë zemzemi të ëmbël
Ah, sa lumturi pranë Qabesë të jesh

Sërish, ripërtërihet besimi
Lidhja me Zotin më shumë forcohet
Sërish shehadeti jehon
Uniteti dhe bashkimi dëshmohet

Sërish të vizitohet Arafati
Vendi, ku mëshira zbret
Të ngritën duart lart
Prej Allahut të kërkohet falje e magfiret

Sërish ato kujtime të ëmbla
Ato rrëfime profetësh që inspirojnë
Përjetime të gjalla dhe gjallëruese
Që shpirtin ta freskojnë

O Allah i Madhëruar
Ti që Haxhin obligim ke caktuar
Mos na vdis askënd
Qabenë pa e vizituar


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme