Bashkësia Islame e gatshme për organizimin e kurbanëve

Besimtarë të shumtë myslimanë në gjithë territorin e Kosovës i janë bashkuar organizimit të Bashkësisë Islame të Kosovës për therjen e kurbanëve.

Ashtu sikurse është bërë traditë, Bashkësia Islame e Kosovës është shndërruar në ‘portën’ e vetme të shumë besimtarëve që të kryejnë këtë obligim, duke u dal në ndihmë familjeve nevojtare në Kosovë.