Tezat më të rëndësishme në çështjen e edukimit të fëmijëve tanë


Falënderimi i takon Allahut, xh.sh., i Cili ka thënë: “Kur Zoti yt u tha engjëjve: ‘Unë do të krijoj një njeri prej balte. Kur t’i jap trajtë dhe t’i fryj prej shpirtit Tim, përuljuni në sexhde atij!’”(1)
Edukimi i njeriut është vërtet i çuditshëm. Ekzistojnë forma dhe mënyra të ndryshme të edukimit të njeriut. Secili individ, në vetvete, është një botë. Sa më shumë ligje që e përcjellin, ndihet intimiteti më i madh dhe pasuria e brendësisë së tij. Edukimi i fëmijëve, posaçërisht, është një mjedis i frytshëm e i pranueshëm dhe sa më tepër që mundohet edukatori, aq më tepër tregohet arti njerëzor në të dhe bëhet pishtar i udhëzimit, rilindjes dhe urtësisë.
Për këtë shkak është shumë vështirë që në disa fletë të përshkruhet ajo botë e pakuptueshme, shumëdimensionale dhe vetëripërtërirëse, por ky është një plotësim i vogël, qëllimi i të cilit është që të zbulohet ndonjë perde dhe të ndriçohet kjo temë për shkak të detyrës, këshillimit dhe përkujtimit të ndërsjellë.
Nga temat më madhore në edukimin e fëmijëve tanë është puna në vazhdimësi në përcaktimin dhe rrumbullakimin e pesë gjërave:

1. “Kush jam unë?” – Përcaktimi i identitetit.
2. “Kujt i përngjaj?” – Përcaktimi i përkatësisë.
3. “Kë pasoj?” – Përcaktimi i shembullit tënd dhe autoritetit.
4. “Si të sillem?” – Përcaktimi i qëllimit të përkohshëm.
5. “Çfarë vlen ajo që unë bëj? ” – Përcaktimi i qëllimit përfundimtar.

Duhet punuar në këto pika që nga fillimi i njohurisë, d.m.th. që nga fëmijëria e hershme. Nëse këto pika do të jenë mjaftueshëm të qarta, ndoshta për shkak të rrumbullakësimit jo të qartë të tyre që në fillim, atëherë duhet të bëjmë vlerësimin e brendshëm të gjërave për të vlerësuar (pa) qartësinë e tyre, sepse humbja e këtyre pikave ndonjëherë është shkak i zbrazëtirave permanente në edukimin e fëmijëve tanë dhe nëse dikush nuk zotëron diçka nuk mund t’i japë tjetrit.
Nuk mund ta paramendojmë se sa e rëndësishme është të dimë përgjigjet e sakta të këtyre pesë pikave që përmendëm.
Për shkak të lëvizjes normale të këtyre gjërave do të vonohemi në dhënien e këtyre përgjigjeve, por te problemi i parë do të ndiejnë se sa e rëndësishme është kjo përgjigje, në të kundërtën, do të na përcjellin mëdyshjet dhe një hutim të rëndë.
Këto pika që do shtjellojmë, njeriut do t’i japin baraspeshë, qetësi, besim të thellë e të drejtë, sikur do të parandalojnë largim psikik, i cili udhëheq drejt ndërtimit të formave jo të drejta të sjelljes njerëzore ose nga vlerat normale edukative.

1. “KUSH JAM UNË ? – (Përcaktimi i identitetit)

Lidhja e parë të cilën njeriu ose fëmija ka, pasqyron identitetin e tyre, iu siguron baraspeshën në hapat e tyre të komunikimit me të tjerët, në mënyrë të mirë ose të keqe, duke falur ose urryer, hapur ose mbyllur ne vetvete, kuptueshëm me naivitet, me trimëri apo me frikë. Në këtë kontekst imam El-Gazaliu ka thënë: “Dije se fëmija është amanet i prindërve të tij, ndërsa zemra e tij është një margaritar i papërpunuar, i cili pranon të gjitha llojet e përpunimit. Nëse mësohet në mirësi, ashtu do të mplaket dhe prindërit e tij dhe edukatori i tij nga kjo do të kenë sevap, por nëse mësohet në të keq, ashtu do të plaket, kështu bëhet mëkat në qafën e kujdestarëve të tij që duhej ta ruanin, edukonin, ta mësonin për sjelljen e bukur dhe ta ruanin nga shoqëria e keqe”.
Ky themel ose pozitivitet i lindur do i japë fëmijës baraspeshën përgjatë jetës së tij.
Ky fakt e ka bazën në hadithin ku Pejgamberi a.s. ka thënë: “Secili fëmijë lind në natyrshmërinë e shëndetshme, kurse prindërit e tij e bëjnë të krishterë, hebre ose adhurues zjarri”. (Buhariu)
Kur’ani Fisnik e përcakton qartë identitetin e myslimanit kur Allahu i Madhërishëm thotë: “Thuaj: ‘Me të vërtetë, Zoti im më ka udhëzuar në rrugë të drejtë, në fenë e vërtetë, fenë e pastër të Ibrahimit besimplotë, i cili nuk ka qenë adhurues i idhujve’. Thuaj: ‘Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve.’”(2)
Problemet më të mëdha që paraqiten mes prindërve dhe fëmijëve rrjedhin nga mos ekzistenca e identitetit të vërtetë.
Mund të vërejmë se ndonjëherë prindërit, në ditët e para të jetës familjare, kur janë larg nga feja, t’i japin fëmijëve të tyre identitet negativ. Nëse këta prindër kthehen në fe, kur këta fëmijë arrijnë periudhën e pubertetit, do të hasin në pengesa tejet të mëdha që fëmijët e tyre të ecin hapave të tyre.
Shkaku qëndron në atë se identiteti, i cili sapo është mbjellë tek ata, ka qenë negativ që në fillim, andaj ata nuk mund të lëvizin, përveçse me bindje të thellë ose përvojat individuale, të cilat nuk mund të jenë aspak më të cekëta nga përvoja e prindërve të tyre.
Identiteti, me të cilin e edukojmë fëmijën tonë, lë gjurmë tejet të fuqishme në personalitetin e tij. Kur’ani na tregon për faraonin, i cili kur kuptoi se do të lindte një fëmijë, i cili do të ketë identitet të kundërt nga ai që dëshironte, bëri të pamundurën për ta shkatërruar atë identitet, duke vrarë të gjithë të porsalindurit.

Për t’i dhënë fëmijës sonë një identitet të qartë, prej nesh kërkohet:

• nderimi i/respekti i veçantë ndaj shkencës së vërtetë
• ndërtimi i zemrës së pastër
• dhënia e shembullit të bukur nga vetvetja
• sigurimi i mjedisit, i cili do të ndihmojë që të kristalizohen gjërat.


Shkenca e vërtetë:

Shkenca e vërtetë kërkon prej nesh përpjekje të pandërprera. Njohuria jonë e disa gjërave nuk kërkon që edhe fëmijët tanë ta zotërojnë këtë njohuri dhe, gjithashtu, atë që ne e kemi grumbulluar gjatë një periudhë të gjatë, mundemi që për një kohë të shkurtër ta përcjellim tek ata, kur njohim mënyrën e drejtë të mësimit.
Problemi paraqitet, kur mendojmë se disa imtësi, të cilat atyre ua japim në mënyrë të paplanifikuar, të japin rezultatin e kërkuar, duke llogaritur se në këtë mënyrë nga ata të ndërtojmë njeriun, i cili posedon njohuri të veçantë.
Kur’ani Fisnik na jep leksione të veçanta dhe porosi rreth çështjes së përkufizimit të shkencës së mirëfilltë dhe moralit të saj. Nga shembujt e qartë është edhe tregimi i Musait a.s. me Hidrin në kaptinën El-Kehf, shkakun e të cilit e shënon hadithi, ku Musai a.s. është pyetur se cili është më i ditur, për të cilën është përgjigjur se është ai, duke mos ia përshkruar diturinë e tij Allahut xh.sh.

Ndërtimi i zemrës së pastër

Ndërtimi i zemrës së pastër do të thotë edukim, që nuk që nuk ngjason me çdo lloj edukimi, sepse përkufizimi i tyre shpesh përzihet. Imam El-Bejdauiu, Allahu e mëshiroftë, e përkufizon edukimin si “arritje e shkallëzuar e pikës më të lartë të një gjëje”.
Mund të vërejmë shumë paraqitje fetare, të cilat inkurajojnë në punë të vazhdueshme, që është e domosdoshme për edukim të sjelljes. Ndër këto numërohet edhe thënia e Muhamedit a.s., kur thotë: “Puna më e dashur tek Allahu xh.sh. është ajo e vazhdueshmja, edhe nëse ajo është modeste në madhësinë e saj (e paktë)”. (Muslimi)

Dhënia e shembullit të bukur nga vetvetja

Duhet vazhdimisht të ruajmë praktikën e mësimit në fe, vështrimin permanent dhe ushtrimin e vazhdueshëm në të. Sa më shumë kushte të nevojshme të jenë prezentë gjatë edukimit të personit, aq më e madhe është mundësia e suksesit.
Në një familje, e cila kishte mbjellë besim në zemrat e fëmijëve të saj në fushën shkencore dhe praktike, qëllimi i dëshiruar e arriti thellësinë më të madhe, kur këtu kishte një shembull të bukur, të cilin do t’jua tregojmë juve:
“Në qetësinë e natës fëmija u ngrit nga krevati i tij, dhe u drejtua vjedhurazi deri te krevati i babait, duke dëshiruar ta pushtojë me duart e tij dhe të flejë në përqafimin e tij. Por, vogëlushi u habit kur e pa krevatin e babait të tij të zbrazët, andaj u drejtua për në shtëpi duke e kërkuar nëpër dhoma. Në dhomën më të largët dëgjoi zërin e babait të tij, i cili lexonte Kur’an me zë të dhembshëm, të cilin vogëlushi më parë nuk e kishte njohur. Pa u diktuar (vërejtur) u afrua afër babait të tij dhe nga qëndrimi i tij e kuptoi se ishte duke u falur. Sytë e vogëlushit tonë u ndalën duke regjistruar në memorien e tij imazhin të cilin nuk do ta harronte kurrë dhe që do të linte ndikim të madh tek ai pas një periudhe të gjatë. I pa dy vija lotësh që lëshoheshin përgjatë fytyrës së babait, i cili ishte i preokupuar me lexim duke qarë, pa e vërejtur prezencën e të birit. Duke u përvjedhur, vogëlushi e braktisi dhomën dhe u drejtua për në krevatin e tij. Në trurin e tij u skalit diçka që kuptimin e thellë do ta zbulonte pas një kohe të gjatë.
E mira kurrë nuk shkatërrohet. Vogëlushi ynë u rrit. Duke u rritur filloi të ndiejë ëmbëlsinë e imanit dhe bindjen ndaj Allahut xh.sh.
Edhe pse ishte i shoqëruar me dobësi, të cilat gjenden te secili njeri, vesa e Kur’anit, në thellësitë e shpirtit të tij, e freskonte thatësirën e zemrës së tij sa herë që i afrohej mëkateve. Skena e babait të tij me sy të përlotur, në thellësinë e asaj nate, u ngulit në memorien e tij, vala e zhurmshme e imanit ia largonte nga rruga e tij të gjitha pengesa dhe të gjitha gjërat të cilat e luhatnin.

Sigurimi i mjedisit, i cili do të ndihmojë që gjërat të kristalizohen

Përsa i përket sigurimit të klimës së dëshiruar, këtu nuk do të jetë gjithmonë ashtu siç dëshirojmë ne. Gjatë sundimit komunist, në vendet islame, metodat e egra staliniste nuk patën sukses të çrrënjosnin Islamin nga zemrat e myslimanëve.
Kur’ani, besimi dhe rregullat islame u mësuan në bodrume të ngushta e të errëta, në shpella të braktisura dhe male. Islami qëndroi edhe pse i rrethuar me injorancë, përndjekje dhe dobësi, nëpër të cilat kaloi; që nga ato vende përsëri u ngrit duke u përhapur edhe më tepër.
Na duhet të besojmë fuqishëm se, çfarëdo lloji qofshin rrethanat, ligjet, të cilat Allahu xh.sh. i vendosi në këtë botë, mund të na hapin dyert e punës dhe ndërtimit dhe do të na japin hapësira të gjëra për veprim. Ne duhet të mësojmë mirë si t’i vëmë ato në praktikë dhe si t’i drejtojmë.
Para nesh duhet të vendosim kuptimin e Kur’anit dhe udhëzimin e Pejgamberit a.s. si dy shenja të përhershme ndaj të cilave gjithnjë duhet të shpejtojmë:
“Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë..”(3)

2. KUJT I PËRNGJAJ? (Përcaktimi i përkatësisë)

Harmonia e brendshme, apo vetë pranimi, është një çështje e rrezikshme në ndërtimin e shpirtit njerëzor. Njeriu nuk pushon së menduari rreth krijimit të tij të brendshëm dhe pranimit të jashtëm të kësaj dukurie. Nëse gjatë kësaj ndërtohen bindje të thella të brendshme, ato i japin bartësit të saj, stabilitetin e duhur për rritje të drejtë. Ndërsa personat të cilët gjatë jetës së tyre sillen mes mendimeve të ndryshme, në shumicën e rasteve, harmoninë e brendshme e kanë të çrregulluar. Nëse ky person nuk arrin deri te rezultati i kërkuar, kjo mund të kthehet në një formë të hipokondrisë(4). Disa ide bashkëkohore paraqesin shembuj të ashpër të çrregullimit shpirtëror njerëzor nën perden e emrave të zëshëm, frytet e të cilit janë një formë e shthurjes shpirtërore të individit në dredhën e pashpresës së përhershme dhe reaksioneve, të cilat ndajnë çdo gjë prezente dhe askujt nuk i japin asnjë dobi pozitive. Gjërat bëhen edhe më të rrezikshme kur kjo shthurje shpirtërore bëhet rrymë e jo shembuj të vetmuar dhe të kufizuar. Kjo temë lidhet me masën sipas së cilës njeriu shkon sipas çështjes së përcaktimit të vetvetes dhe marrëdhënies ndaj të tjerëve. Kur’ani Fisnik na tregon qartë në peshoren kryesore për përcaktimin e të gjitha veprave të brendshme dhe të jashtme, kur na drejtohet: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.”(5)
Vetë pranimi në rrugën e devotshmërisë e pasuron jetën, kështu që në të ka mirësi për secilin, ndërsa parimet që fokusojnë superfuqinë e individit, ose shoqërisë, ose interesin apo egoizmin, çojnë drejt shkatërrimit individual dhe të përbashkët.
Imam Gazaliu na tregon për ndodhinë e këndshme, që i ndodhi Sehl bin Abdullahut me dajën e tij, Muhamed b. Siuarin, se si daja tek ai ndërtoi harmoninë e brendshme. Ai tregon se si atëherë ishte tre vjeçar dhe e shihte dajën se si falej natën, pas së cilës daja i kishte thënë: A nuk po e përmend Krijuesin tënd? Unë e pyeta: Po si ta përmend Atë? Ai më tej kërkoi nga unë që ta përmend disa herë me zemër: Allahu është me mua, Allahu më vëzhgon, Allahu më shikon!
Pasi e përsërita disa net me radhë, ai më tha ta shtoj të përmendurin. Pastaj, Sehli ka thënë: Bëra atë që më tha dhe në zemrën time ndjeva ëmbëlsinë e saj dhe daja pas një vitit më tha: “Mbaje mend këtë që të mësova dhe kështu vazhdo deri në fund të jetës sate!” Dhe kështu kam vazhduar për disa vite me radhë dhe gjeta ëmbëlsinë e gjithë kësaj në qenien time, pas së cilës daja më tha: O Sehl, me atë që është Allahu, atë që e vëzhgon dhe e shikon Ai, a mund të gabojë ndaj Tij? Ruaju nga mëkati!”
Pas kësaj Sehli u rrit, e mësoi përmendësh Kur’anin kur ishte gjashtë apo shtatë vjeçar dhe u bë njëri prej agjëruesve më të shpeshtë dhe i devotshëm dhe shumë herë e kalonte tërë natën me ibadet (adhurim).
Shumica e prirjeve negative dhe armiqësore te fëmijët paraqiten në ditët e para të fëmijërisë, si rezultat i përvojës së rëndë te fëmijët e keqtrajtuar. Te këta fëmijë mbillen tendenca katastrofike, sepse në këtë mënyrë ata mësojnë se te njerëzit ka të mira dhe të këqija, të cilat më vonë psikika e tyre nuk do t’i kuptojë. Ky fakt është tejet i madh për kuptimin fëmijëror në vitet e hershme të fëmijërisë së tyre, për çka këto prirje për ata janë trishtuese, duke krijuar tek ata pesimizëm dhe vragë, të cilat kurrë nuk shërohen.
Ashpërsia është e mirë dhe gjë e patjetërsueshme në fushën e edukimit, ndërsa nuk është aspak e arsyeshme për fëmijët. Mes formave negative të edukimit bën pjesë edhe cungimi i dhunshëm i fëmijërisë së fëmijëve. Ndër gabimet, që shpesh përdoren, është frikësimi i fëmijëve se Allahu do e ndëshkojë me zjarr! Më e drejtë është që fëmija të inkurajohet me atë se Allahu atë e do, ndërsa duhet larguar nga gënjeshtra nëpërmes inkurajimit dhe adaptimit në drejtësi dhe mbjelljen e madhështisë së dashurisë së Allahut ndaj personave të sinqertë. Kjo duhet të përsëritet derisa vetëdija e tij të bëhet e aftë të dallojë të mirën nga e keqja, në bazë të vështrimit fetar në këto fenomene dhe të kuptojë pasojat e tyre në këtë botë dhe në botën tjetër.
Ndër faktorët e rrezikshëm, që e udhëzojnë njeriun në harmoninë e tij të brendshme, bëjnë pjesë dimensionet shpirtërore, që janë të mbjella tek ai, dhe mënyra e mbjelljes së tyre. Hadithi në të cilin Pejgamberi a.s. ka thënë: “Jam dërguar të plotësoj moralin e bukur.”(6), na tregon pozitën e moralit të bukur në jetë. Lavdërimi i Allahut të Madhërishëm për të Dërguarin e Tij, kur thotë: “Vërtetë, ti je në shkallë të lartë të moralit!”(7), tregon qartë se të dërguarit kanë pjesëmarrjen më të madhe të moralit të lartë.
Ekzistojnë grupe të caktuara, të cilat thërrasin në mënyrë transparente në moral, por ato janë hipokrite dhe oportuniste, të cilave u intereson vetëm interesi personal, si hajduti, i cili ka humbur gjahun e tij dhe fillon të qajë besimin dhe vazhdimin në sinqeritetin në jetë.
Ekzistojnë grupe të tjera, që nuk kanë lidhje të drejtë me moralin dhe as që thërrasin, përveç në rastet kur gjërat arrijnë deri te “kufijtë e kuq”, që në vetvete bartin shkatërrim të qartë. Këta janë sikurse disa bashkësi, të cilat lejojnë të gjitha format e shthurjeve, duke menduar se ky është veprim natyral, i cili nuk shkakton probleme.(8) Kur këto probleme fillojnë të ndodhin pandërprerë, vetëm atëherë këto bashkësi fillojnë, me turp, të ngrenë zërin e tyre mbi patjetërsueshmërinë që të kushtohet vëmendja në disa çështje dhe që të mos kalohet kufiri në shfrytëzimin e disa gjërave, të cilat japin rezultate shkatërruese!
Ekziston grupi i tretë i njerëzve, të cilëve u intereson etika lokale vetëm në kornizat ligjore, kështu që nuk ka asgjë të keqe që mjeku të pijë alkool në kafene, përderisa të nderohen rregullat spitalore, të cilat preferojnë që alkooli të konsumohet vetëm jashtë ambienteve të spitalit dhe jo gjatë orarit të punës, ndërsa askush nuk duhet të ketë lidhje me jetën e tij private. Esenca negative e këtij akti dalëngadalë kalb tërë bashkësinë.
Edukimi islam dallon tërësisht nga të gjitha grupet e përmendura. Struktura etike e bashkësisë, në themelet e saj, është e baraspeshuar dhe strukturë harmonike, në të cilën nuk ka kundërthënie ose kontradikta, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e së cilës e mbajnë të gjithë anëtarët e kësaj bashkësie.
Kjo strukturë etike mund të pranojë ndonjë lëshim të vogël individual të kufizuar e të parashikuar, por gjithmonë mendon se realizimi i interesit të vërtetë për bashkësinë dhe mënjanimi i të gjitha pengesave, është detyrim farz, që nuk mund të lihet. Për këtë arsye, struktura jonë etike është tejet e ashpër ndaj personave që dëshirojnë të zbaviten dhe ta shkatërrojnë.
Hadithi mbi anijen na tregon kuptimin e gjerë të strukturës së etikës islame, në të cilin Pejgamberi a.s. thotë: “Shembulli i atij që kujdeset për kufijtë e Allahut dhe ai i cili i kalon, është sikurse njerëzit që udhëtojnë me anije, ku disa kanë zënë vendin lart, e disa në pjesën e ulët të anijes. Sikur këta poshtë të dëshironin të pinin ujë, duhej të kalonin pranë atyre në pjesën e lartë të anijes dhe thanë: “Do ishte mirë që ne të shponim anijen që të mos i pengojmë ata lart.” Nëse do i lejonin ta bëjnë atë që kishin për qëllim, do të vdisnin të gjithë, ndërsa nëse i pengojnë në këtë qëllim, do të shpëtonin të gjithë”.(9)
Për shkak të këtyre gjërave, Omer b. Abdulazizi r.a., duke urdhëruar që dënimi të kryhet mbi personin, i cili ishte prezent gjatë konsumimit të alkoolit, shtoi: Së pari atë dënoni, sepse në sulm të faktorëve të dobësimit duhet pasur vëmendje.
Etika shoqërore është parim, të cilin të gjithë duhet ta bartim, por përderisa ekziston një hendek mes parimeve tona morale dhe sjelljes praktike, do të mbesin shumë zbrazëtira.
Ekziston edhe një gjë e rëndësishme, e kjo është domosdoshmëria e arsimimit dhe udhëzimi në fushën e kuptimit të çështjeve dhe kur nuk mund të ndodhë përjashtim në ligj. Në të kundërtën, fëmijët do të rriten me teorinë ideale, e cila do të rrënohet gjatë çdo akti praktik, ose do të mbytet në valën e prishjes, gjatë së cilës nuk do të ndalet te kufiri i caktuar.
Ekziston një gjë tejet e rrezikshme për të cilën duhet të kemi mjaft kujdes. Etika e një myslimani në disa fusha të rëndësishme jetësore, si vazhdimësia në fushën e hulumtimit dhe leximit, duket e zbehur në krahasim me kërkimin e parimeve islame dhe në krahasim me popujt e tjerë, të cilët ishin në vendin e fundit, por pastaj përparuan mjaftueshëm në këto fusha. Simboli i përkryerjes, rreth të cilit flasim vazhdimisht, dhe i cili thotë: “Allahu dëshiron, kur dikush prej jush bën një punë të caktuar, ta plotësojë atë.”, pothuajse nuk është fare prezent te ne. Koha e vlefshme, me të cilën Allahu xh.sh. betohet në kaptinën El-Asr, nuk është në nivel të kërkuar, qoftë në çështjen e respektimit të saj, shfrytëzimit, ruajtjes dhe kryerjes së të drejtave dhe detyrimeve të tyre. Zbrazëti të tmerrshme kanë goditur umetin në këtë fushë, ndërsa gjurmët e tyre janë për çdo ditë e më të mëdha, nëse vetëdija për ekzistencën ose pranimin e cilitdo problemi, hapi i parë drejt zgjidhjes së tij, atëherë nuk ka dyshim se nevojitet mund shumë më i madh nga ai që bëjmë.
Nëse përsosmëria e punëve në nivelet më të vogla ende zvarritet, çfarë mund të pritet në nivelet më të larta? Nuk ka dyshim se mbledhja e etikës së përsosmërisë së punës nuk është gjë e thjeshtë, por ky është një hap i domosdoshëm, i cili kërkon durim të madh. Kjo çështje nuk është e kufizuar, ngase jemi sëmurë me përsosmëri të dobët të punëve në nivelin individual, të bashkësive, madje edhe në nivel shtetesh e popujsh.
Nëse humbja e ndjenjave, zhdukja e besimit dhe largimi nga përgjegjësitë, te cilido popull qoftë, shprehje e thellë e cilësisë së individit, të cilit do i nevojiteshin t’i jepnin forcën, kjo nuk do të thotë se këtu mungon përgjegjësia individuale, e cila, shumë mirë, e arrin marrëdhënien mes ngecjes së përbashkët dhe lëshimit individual.
Te ne është e detyrueshme që të mbjellim strukturën e thellë etike, ndikimi i së cilës, me gjithë pengesat ekzistuese, do të jetë më i madh se fushata shkatërruese.
Kjo është, pikërisht, esenca e punës së ripërtëritësve të misionarëve, tek të cilët ende ka pjesë të mira, e cila zhvillohet e përhapet dhe që pandërprerë do ta shkatërrojë të keqen.
Nga gjërat që shkatërrojnë esencën e strukturës etike dhe japin shenja të moskuptimit të lidhjes ndërmjet prapambetjes së përbashkët dhe gjurmëve të mundit individual në rrugën e pengimit të përparimit të kësaj prapambetje, janë veprimet e individit, i cili kur fëmija diç e thënë vihet në vendin e mbrojtësve të tij, duke refuzuar çdo vërejtje të mundshme, duke u arsyetuar që këtë vepër të keqe e ka bërë fëmija i fqinjit ose motra e mjerë, e cila nuk është prezentë.
Këta, me këtë veprim, në thellësinë e këtij fëmije mbjellin besimin se tërë shpëtimi qëndron në gënjeshtër, duke i mësuar egoizmin, ndërsa akuzohet i pafajshmi për të shpëtuar fajtori i vërtetë! Ata, në këtë mënyrë, derdhin mbi të marrëzi dhe jo besnikëri, sepse ai atëherë sheh se akuza është drejtuar te dikush tjetër, derisa ai ka mbetur i qetë dhe i rehatuar.
Duhet të vërejmë se nuk duhet të mbështetemi në çdo gjë, që më parë nuk është provuar.
Mbështetja në bonton, i cili nuk është provuar, është sikurse ndërtesa së cilës shtyllat e drurit i ka pushtuar dhe i ka krimbur krimbi. Veprat e mira janë pjesë e pandashme e besimit, ndërsa ushqimi teorik, pa prezencën e praktikës, mund të shkatërrojë të gjitha parimet.
Etika jona duhet të jetë praktike dhe e mbjellë thellë në jetën tonë. Marrëdhënia jonë ndaj kësaj etike duhet të jetë sikurse marrëdhëniet ndaj vetë parimeve, të cilat i vërejmë, për shkak të realizimeve për të cilat përpiqemi dhe në rrugën e të cilave vdesim. Kjo etikë nuk duhet të jetë simbol i zbehtë, të cilën do e fshijnë ditët dhe ndodhitë.

3. KË DO TË PASOJ? (Përcaktimi i autoritetit)

Në jetë, autoriteti është gjithmonë i nevojshëm, domethënë ana ndaj së cilës përcaktojmë shikimet, mendimet, sjelljet, vlerat, veprimet tona, në bazë të të cilave organizojmë jetën tonë.
Gjithashtu, patjetër duhet të kemi shembuj për sjelljet tona, të cilat do t’i pasojmë dhe rreth së cilit sillen shembujt tonë më të mëdhenj.
Në këta shembuj përcaktohen qëllimet që synojmë. Në tërë botën nuk ekziston askush, i cili mund të jetojë pa autoritet dhe gabon kushdo që mendon se është i pavarur në këtë çështje. Ka pasur shumë që janë munduar të ikin nga autoriteti, të cilit i takojnë, që në një formë tjetër të bien nën ndikimin e autoriteteve të tjera.
Ekzistimi i pashmangshëm i autoritetit është i madh, sepse mosekzistimi i tij e bën individin ose grupin të jetojë në vakum, e në këtë rast mund ta mbizotërojë njeriun duke luajtur me të, duke marrë parasysh se rrugët e shtrembëruara janë të shumta dhe të ndryshme.
Për tërë këto arsye patjetër është ekzistimi i parimeve, duhet patjetër që të ekzistojnë parimet, sipas të cilave duhet peshuar, sepse Allahu xh.sh. thotë: “E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithatë që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur’an) famën e tyre, ata u zmbrapsën ndaj përkujtimit të vet.”(10)
Kur’ani shumë qartë e ka saktësuar autoritetin si metodë e besimtarit: “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.”(11)
Në hutime të mëdha bëjnë pjesë pohimi i individëve që nuk i takojnë askujt, që gjithsesi nuk është e drejtë. Në këtë jetë nuk ekziston askush që nuk i përket një grupi. Nëse do të paramendojmë se ekziston individi, i cili nuk i takon asnjë feje, parimi ose ideologjie, a do të thotë kjo se ai nuk i takon askujt? Kurrsesi! Ai i takon një shkolle së cilës i takojnë individë të ngjashëm me të. Të gjithë ata, përafërsisht, kanë kuptime të përbashkëta dhe fillojnë nga vetë kuptimet ekzistuese, të cilat janë prezentë tek të gjithë ata. Kur një perëndimor ka shkruar veprën “Të papërcaktuarit”, e gjitha ka ngjarë në një pa përcaktim të shprehur në lojën gjuhësore, sepse askush nuk mund të jetë i papërcaktuar. Ky përcaktim te njeriu rrezaton format e sjelljes, e të menduarit, e të kuptuarit dhe qëllimet drejt të cilave ai anon.
Kështu në familje, hapi i parë nga shembulli i sjelljeve të drejta vjen nëpërmes prindërve. Kur’ani Fisnik, në mënyrë të drejtpërdrejtë, saktëson temën e shembullit ose modelit, i cili duhet pasuar, kur Allahu i Madhërishëm thotë:
“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.”(12)
Shkaku i krizave ideore, të cilat paraqiten tek individët, janë paqartësia e termit “model”. Frika nga mbyllur hendekun dhe e ka përdorur vulën për t’i vulosur letrat e tij dërguar sundimtarëve. Në të kundërtën, me këtë mund të gjejmë se turpi gjatë praktikumit, ose turpi nga bartja e Islamit, është një prej shkaqeve të humbjes së modelit. Fokusimi i disa kulturave bashkëkohore nuk ka tejkaluar, madje edhe disa mendimtarë të sinqertë në çështjet e mendimeve devijuan në të kuptuarit e Islamit.
Prej shembujve më të çuditshëm është fakti, të cilin e përmend një autor, i cili me ngulm mundohet që të rrënojë çdo gjë të qëndrueshme në Islam dhe të bëj hutimin e përhershëm, që transplantimi i organeve njerëzore, siç janë: zemra, veshkat ose retina, ende është e papranueshme, dhe se myslimanët akoma për këto duhet t’u drejtohen dijetarëve për të “marrë’ nga ata fetva. Është e mjerueshme që një shkrimtar i tillë nuk di për fetvanë e dijetarit dhe mjekut Ebu Jusra ej-Abidinit (1889-1981), myftiut të dikurshëm të Sirisë, sipas së cilës është lejuar transfuzioni i gjakut dhe retinës.
Humbja e autoritetit është shumë e rrezikshme, ndërsa humbja e një pjese të tij mund të shkaktojë humbje totale, me ç’rast e tërë feja dhe të gjithë myslimanët bien në pozitë të pa lakmueshme. Për këtë arsye, çështja e sjelljes shembullore është gjë shumë e rëndësishme në kornizën e kuptimit gjithëpërfshirës, e jo fjalëpërfjalshëm, siç është rasti aktual me disa individë.
Nga pjesët përbërëse të ekzistimit të autoritetit është aktivizimi i serishëm dhe shpjegimi i pandërprerë i tij. Dobësia në këtë fushë ka dhënë rezultate tragjike, nga të cilat, si shembull, përmendim Ugandën. Uganda është shtet, banorët e të cilit janë të lidhur me Islam prej afro dy shekujsh. Përparimi i Islamit në drejtim të jugut të shtetit u ndal për shkak të autoritetit të kufizuar individual të ngarkuar me pranga medhhebike, pas së cilit u ndal përparimi i Islamit drejt jugut.
Rast i ngjashëm para këtij ishte me përparimin e Islamit në Rusi dhe në veriperëndim po për këtë shkak. (Këtë shënim e përmend Tomas Arnoldi në veprën e tij “Thirrja në Islam”). Disa myslimanë nuk kanë ditur të ballafaqohen me këtë problem. Çmimi i interesit, në rastin e përmendur, ka rrjedhur nga autoritetet që nuk kanë pasur aftësi të shohin më larg se hunda e tyre!
Rezultatet e humbjes së autoritetit brenda shtëpisë, është mjaft i qartë dhe tragjik, sepse zënkat e prindërve nuk shuhen. Në këtë rast mëdyshjet dhe shqetësimet e preokupojnë psikën e fëmijës, sepse nuk ekziston autoriteti i shëndoshë, i cili drejton dhe ndjek sjelljet e fëmijës, andaj edhe vetë prindërit, në këtë rast, nuk kanë autoritet kah i cili do të anojnë, gjë që sjell më shumë parregullsi, devijime, bërtitje dhe hidhërime.
Është e çuditshme që një arsimim i fuqishëm i individit të mësuar dhe të kulturuar, humbet për shkak të injorancës dhe tendencave, sepse nuk ka autoritet të shëndoshë. Njoh një njeri tejet të arsimuar dhe me autoritet, gruaja e të cilit lindi vajzë, e për pasojë tendenca e tij e mungesës së edukatës doli në pah, ngase, pas këtij rasti, e braktisi nënën e mjerë nga fakti se i lindi një fëmijë femër e jo mashkull. Ekzistojnë drejtime që flasin për Kur’anin dhe Sunetin dhe domosdoshmërinë e pasimit të tyre, por nëse një gjë e caktuar është e lidhur me gra, atëherë bregu i besnikërisë së Kur’anit dhe Sunetit bëhet gjithnjë më e pakët, valët e të cilit thyhen në shkëmbinjtë e autoritetit të paqëndrueshëm individual, të cilët dominojnë në psikën e tij, e jo autoriteteve kulmore në krahët e të cilit duhet jetuar: “Andaj, ti përmbaju asaj që po të shpallet, e s’ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë.”(13)
Gjithnjë duhet theksuar se ekzistenca e modelit të mirë, i cilitdo autoriteti qoftë, dhuron ndikimin e tij faktik të thellë dhe praktik, me të me sukses, fuqishëm, mund të notohet drejt projektit të fuqizimit të popullit dhe ripërtëritjes së rolit të tij.
Për këtë është e domosdoshme prezenca e modelit të mirë, tek i cili autoriteti paraqet shpirtin me të cilin lëviz, e jo parimet e thata filozofike, të cilat lehtë hasen në libra, ose bredhin pa mend mes rreshtave të fletëve letrare.
Është e domosdoshme të jetojmë dhe edukojmë veten dhe fëmijët tanë në prehrin e qartë, specifik, dhe të gjallë të autoritetit të drejtë, nga i cili thithim fuqinë, tek i cili anojmë dhe tek i cili thërrasim, për fuqizimin e të cilit punojmë dhe në prehrin e të cilit jetojmë e vdesim.

4. SI TË SILLEM ? (Përcaktimi i qëllimit të stadit)

Ndërtimi i vetëdijes së pjekur, në përgjithësi çfarë duhet bërë?

Kur njeriu i zgjedh vetes modelin që do të pasojë, ndodhin situata tek të cilat i duhet largpamësi në vlerësimin se a i përgjigjen modelit që ka zgjedhur për vete! Sa më mirë ta kuptojë ai modelin ose shembullin, aq më të drejta do të jenë veprimet e tij. Nëse e vështrojmë thënien e Sufjan eth-Theuriut, e cila thotë: “Dituria e vërtetë, sipas mendimit tonë, është lehtësia nga dijetari i njohur, sepse secili di të vështirësojë.”, do të shohim se ai vendos një rregull të madh të baraspeshës, të cilën imam El-Muzeniu, njëri prej pasuesve të imam Shafiut, e ka qartësuar në formë praktike në fushën e shkencës, për të cilin Amr b. Osman thotë: “Nuk kam parë asnjë asket në mundin e tij, qëndrueshmërinë dhe respektin e diturisë e dijetarëve si imam Muzeniu. Ai ndaj vetes ishte më i ashpër sa i përket shkeljeve të vogla, ndërsa popullit të thjeshtë i kërkonte rregullën më të lehtë. Ai thoshte: ‘Unë jam vetëm një pjesë e mirësisë, të cilin e ka pasur imam Shafiu.’”
Rregulli jo i përkufizuar “Çfarë duhet bërë?”, mund të ketë rezultate të rrezikshme. Ndodh që për njeriun, që shpall të vërtetën, të thuhet se është i ngutshëm, për atë që vepron me urtësi është qyqar, për atë që mundohet t’i udhëzojë njerëzit është hipokrit, ndërsa për atë që shërbehet me hipokrizi shoqërore është i gjindshëm. Në hadithin e saktë përmendet se do të vijë një periudhë, kur për njeriun do të thuhet: “Vërtetë është i mençur….vërtetë është i bukur….vërtetë është i aftë…ndërsa në zemër nuk do të ketë asnjë thërrime të imanit”.(14)
Në hadithin, të cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi, i Dërguari i Allahut ka thënë: “Prej shenjave të ditës së Kiametit është humbja e diturisë dhe përhapja e injorancës”. Nga ky hadith imam Esh-Sha’biu e ka kuptuar se nuk do të ndodhë dita e Kiametit përderisa shkenca do të jetë në vend të paditurisë, ndërsa padituria në vend të shkencës, dhe ka kuptuar mënyrën e ndërtimit të vetëdijes së brendshme, e cila di se si të sillet drejt në kornizën e rrugës së drejtë, të cilën Kur’ani Fisnik na e ka sqaruar në ajetin vijues: “E ata, të cilët luftuan për hir Tonin, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për tek Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e besimtarëve”.(15)
Pra nënkupton se kjo, e gjitha, kërkon punë, vazhdimësi dhe mund të pandërprerë.
Gjendja më e keqe me të cilën e vërteta mund të sprovohet, janë bartësit e dobët që e duan të vërtetën, por nuk e njohin sa duhet, sikurse e urrejnë gënjeshtrën, të cilën e njohin dobët. Të gjithë e dimë se njerëzit janë armiq të asaj që nuk e njohin.
Ekziston rreziku që në pasimin e rrugës së vërtetë të punohet me vite për të kuptuar vetëm disa çaste, që kjo të vidhet ose të jetojë në amulli, nga e cila zgjohet me goditje të dhembshme, gjatë së cilës humbet çdo formë e mirësisë ose e maturisë.
Sakrifica e jetës (shehadet) në fushën e mbrojtjes së të vërtetës është detyrim, edhe pse ndonjëherë, njëra prej formave të këtyre sakrificave, mund të jetë vetëm një fjalë. Kjo sakrificë ripërtërin shpresën në fitore të asaj që njerëzve u shërben dhe ngjall ndjenja shumë të mëdha, të cilat, pasuesit e së gënjeshtrës, mundohen me ngulm ta zhvlerësojnë dhe shkatërrojnë, duke e njollosur me gjuhët e tyre të padenja.
Këta njerëz nuk kanë aspak vazhdimësi në të vërtetën ose në përpjekje për të arritur fitoren e saj, sepse ekzistojnë rryma, të cilat, në këtë jetë, më së tepërmi u intereson që njerëzit të merakosen për etikën e përshëndetjeve të mëngjesit, ushqimit, dhurimit të trëndafilave, dhe që nga ata fshihet etika e ruajtjes së të gjitha bashkësive, duke thyer secilën fortësi të bartësve të flamurit të krimbur dhe të ndarjes, pas së cilës të gjithë do të bien në kolaps. Madje edhe format minimale etike, ndikimi i të cilave njihet fare lehtë, i është ekspozuar faktorëve të ndryshëm të shkatërrimit. Nëse është kështu, atëherë, çfarë ndodh me elementet themelore?
Pas kësaj, nuk është aspak e çuditshme që nga ana jonë nuk ka asnjë zhurmë në fushën e kundërvënies ndaj armatimit të çmendur ose organizatave tregtare botërore. Gjithashtu, nuk mund të gjejmë asnjë mysliman, i cili thërret në fushatën e protestës me qëllim ruajtjen e natyrës.
Ndjenja e bashkësisë paraqitet vetëm në raste të caktuara, të cilat ne nuk i zgjedhim, por na imponohen, edhe pse përjetimi me të tjerët është një prej shenjave të mira në shpirtin njerëzor dhe kuptimi i drejtë i interesit të përgjithshëm. Madje një njeri tha: O i Dërguari i Allahut unë kam mëshirë ndaj deles kur e ther! Atëherë Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nëse ke mëshirë ndaj saj, Allahu do të ketë mëshirë ndaj teje.”(16)
Edhe më e rëndë është rasti kur fëmijët tanë, të cilët nuk kemi ditur t’i edukojmë me ndenjën e xhematit, rriten me ndenjën e gabuar të xhematit, dëgjojnë britmën e imamit nga minberi ose klithjet e folësit, duke menduar se dëgjimi i hutbes së “zjarrtë”, është një formë e punës aktive të xhematit. Për këtë kërkohet që njerëzve t’u kthehen të drejtat, që të ndalen burgosjet tiranike dhe vrasjet e njerëzve të pafajshëm, që të ndalet ai grup apo individ që synon të sundojë në mënyrë despotike umetin, që të mënjanohet secili faktor që orienton drejt të gjitha formave të korrupsionit dhe mashtrimit, që të ndalet vjedhja dhe uzurpimi i pasurisë individuale e shoqërore, që të mbillet etika praktike … të gjitha këto janë gjëra të cilat përbëjnë bërthamën e asaj që dëshiron Islami të vendosë e të mbrojë. Çdo formë tjetër e shkeljes së këtyre kufijve është të hutosh popullin dhe luajtje me fenë.
Një perëndimor, i cili e pranoi Islamin, më tha: “Ka shumë grupe të cilat kundërshtuan, protestuan dhe shumë të rinj nga vende të ndryshme erdhën që të qëndrojnë kundër konferencës së organizatës botërore dhe idesë së globalizimit të botës. Disa prej tyre iu ekspozuan rrahjes, burgosjes, ose u gjakosën, por myslimanët nuk bënë asnjë lëvizje as në lindje as në perëndim, madje as edhe me një telegram përkrahjeje! Si është e mundur që ende nuk është e qartë për myslimanët se kundërshtimi i armatimit, provat nukleare, ndërprerja e ndotjes së ambientit dhe ruajtja e natyrës, lufta kundër përhapjes së narkotikëve, etj., janë forma të farzit civilizues (detyrë fetare) dhe bosht themelor, gjithëpërfshirës i globalitetit të Islamit.
Të gjithë besojmë se ndihma e Allahut është me xhemat dhe moskuptimi i patjetërsueshëm i bashkësisë sjellë te rezultatet më të këqija. Kjo bindje do të zhduket nëse nuk ekziston lëvizja e vazhdueshme drejt fokusimit të këtij fakti në jetën tonë. Është e pamundur që një popull të përparojë nëse individualizmi vrasës nuk “lëviz” nga gjoksi i ithtarëve të tij, siç është rasti me studimin e tij nga dëshira për mirësi për secilin nga esenca e degëve të imanit, sepse “askush nuk beson përderisa nuk i dëshiron vëllait të tij atë që dëshiron për vete” dhe se “njeriu duke ecur rrugës pa një ferrë, të cilën e largoi nga rruga, pas së cilës Allahu e lavdëroi dhe ia fali mëkatet.” Në transmetimin tjetër të këtij hadithi përmendet se ai njeri asnjëherë nuk kishte bërë vepër të mirë! Çdo ditë na vërteton se pas mosekzistimit të edukatës, i cili fokuson xhematin, qëndrojnë pasojat më të rënda.
Matja e frymës së xhematit nuk është aq e rëndësishme në kohët e bollëkut dhe gjendjes së stabilizuar, sa është e shprehur qartë në periudhat e krizave. Fëmijët tanë duhen nxitur drejt sferave larta në fushën e kuptimit të frymës së xhematit për të arritur te kufiri i caktuar i përfshirjes së brengave të umetit me ushtrimet praktike të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe kontaktit me të tjerët, sado që pikat që na bashkojnë janë të kufizuara.
Në botën e tregtisë për shembull, firma të mëdha që bashkohen në grupe të mëdha ekonomike, në tregun botëror, kanë gjithnjë e më shumë ndikim, prodhime dhe mundësi. Në disa shtete shpesh ndodh që kur vdes babai, i cili ka qenë pronar i një firme të madhe, fëmijët e tij e ndajnë pasurinë e tij, duke themeluar secili prej tyre nga një firmë të veçantë, çfarë paraqet paaftësinë e qartë për të gjetur një strategji të përbashkët e të gjerë, sepse fryma e ekipit te këta persona ende nuk është e fuqishme.
Gjithashtu, është e thjeshtë që në shumë xhami të shihni sa i shprehur është egoizmi gjatë renditjes në safe, veçanërisht gjatë kohës së namazit të xhumasë, sepse shumica rezervojnë për vete hapësirë për të cilën mendojnë që të kenë rehati gjatë sexhdes, ndërsa vetëm një pjesë e vogël vëzhgon pas vetes për të lëvizur përpara për t’u lëshuar vend vëllezërve të tyre, të cilët nuk kanë vend të bien në sexhde, përveç se në këpucë ose në skajet e rrugës.
Puna në ekip (xhemat) është fushë e gjerë, e cila te ne është prezentë vetëm në disa forma, por jemi në fillim të rrugës për te niveli i dëshiruar i civilizimit Islam, për çka duhet të arrijmë drejt plotësimit të saj me përpjekje të vazhdueshme! Duhet të kemi dëshirë, e cila nuk njeh lodhje, dhe parim në bazë të të cilit duhen edukuar fëmijët tanë dhe i cili thotë: “Individi punon për bashkësinë, ndërsa bashkësia për individin, ndërsa të gjithë së bashku punojmë për Islam!”

5. ÇFARË VLERE KA AJO QË VEPROJ? (Qëllimi i largët)

Ndonjëherë gjërat, duke i vështruar me ngutësi, duken si të pavlefshme, pas së cilës fillon të humbasë besimi në idenë që bart dhe këtë nëpër përllogaritje të ndryshme. Thënia e Pejgamberit a.s., të cilën e transmeton imam Ahmedi, na urdhëron që: “Nëse fillon Dita e Kiametit dhe ndonjëri prej jush ka në dorë një fidan, nëse mundet le ta mbjellë para se të vdesë.” Këtë fidan të vockël asnjë njeri nuk do ta shohë rritjen e tij, frutat ose të shërbehet me flladin e tij. Edhe pse situata në atë moment do të jetë e rëndë, përkundër saj, vepra e mirë ka vlerën e saj të madhe në Islam, arsye për të cilën duhen bërë punë të mira pa marrë parasysh rrethanat ekzistuese. Kur një njeri i thjeshtë u mundua që t’i thotë imam Ahmedit që të shmanget nga qëndrimet e tij, ai u përgjigj: “Nëse ti mendon kështu, atëherë mund të pushosh!”
E vërteta duhet të lartësohet dhe të përmendet, pa marrë parasysh rezultatin, ndërsa gënjeshtra duhet të ndalet dhe të zbulohet, sado që të kushtojë. Pas kësaj, arrijmë te peshimi i urtësisë dhe zgjedhja e dëmit më të vogël, nga aspekti fetar e jo dëmi i bazuar në interesat personale, sepse vëmendja nuk duhet të përqendrohet në çështjet, të cilat, personat përplot lakmi, i mendojnë të dëmshme dhe të kobshme.
Interesat materiale te njerëzit e thjeshtë përfshijnë pjesën më të madhe të jetës së tyre, për shkak se shumica prej tyre ngurrojnë të veprojnë drejt, madje edhe atëherë kur kanë mundësi. Kur’ani Fisnik na urdhëron që të vazhdojmë në bërjen e veprave të mira deri në fund të jetës: “Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).”(17)
Hadithin, të cilin e transmeton Hudhejfe r.a., shpjegon detyrimin e bartjes së të vërtetës në të gjitha rrethanat, sepse sahabët e tjerë e pyetën Pejgamberin a.s. për të mirën, ndërsa Hudhejfe e pyeti për të keqen, duke u frikësuar që të mos e përfshijë. Hudhejfe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, ne kemi qenë në injorancë (xhahilijet) dhe në të keqe, por Allahu na dhuroi këtë mirësi, por pas kësaj mirësie a do të ketë përkeqësim?” Resullahu tha: “Po!”. Unë i thashë: “Por a thua pas kësaj të keqe a do të ketë përsëri mirësi?” Ai a.s. tha: “Po, dhe në këtë do të ketë ndryshime.” I thashë: “Çfarë janë këto ndryshime?” Tha: “Janë njerëz që do të udhëzojnë në atë që unë nuk kam udhëzuar dhe do t’i njohësh dhe do t’u kundërvihesh.” I thashë: “Po, pas kësaj mirësie a do të ketë përkeqësim?” Ai a.s. tha: “Po. Njerëz që do të thërrasin për në dyert e Xhehenemit dhe kush u përgjigjet do ta hedhin në të.” I thashë: “O i Dërguar i Allahut, na përshkruajë këta njerëz.” Tha: “Ata janë nga populli jonë dhe flasin gjuhën tonë.” I thashë: “Por çfarë më urdhëron që të bëj nëse ndodh kjo?” Tha: “Mbahu xhematit mysliman dhe imamit të tyre.” E pyeta: “Nëse nuk do të kenë as imam as xhemat?” Tha: “Atëherë ndahu nga të gjitha grupet qoftë edhe nën rrënjën e druve, derisa të të vijë vdekja, e ti je në atë gjendje.”(18)
Islami, ithtarët e tij të sinqertë, i ka përgatitur që të paraqiten realisht ndaj rrethanave: “A menduan njerëzit të thonë: ‘Ne kemi besuar, e të mos vihen në provë?’”(19)
Islami ua dha dimensionet thelbësore:
“Dëgjoni dhe binduni, qoftë edhe nëse ju udhëheq robi abisinas me pamje të çuditshme.”.(20)
Ai, në të gjitha rrethanat jep shembull praktik, të cilin secili mund ta kuptojë:
“Pejgamberi a.s. ka marrë abdes me një grusht ujë (mudda), ndërsa është larë me sa’a (katër mudda).”.(21)
E gjithë kjo është e lidhur me qëllimin më të lartë e kjo është arritja e premtimit të Allahut dhe kënaqësisë. Ky është shkak që besimtari vazhdimisht ndan e ofron dhe se bashkësia islame jeton nën ombrellën e ndihmës së ndërsjellë edhe pse i rrethojnë shumë faktorë të dobësisë dhe prapambetjes, ndërsa bashkësitë e tjera ndajnë vetëm kur kanë tepricë. Kjo është për shkak se besimtari sa do që të ndajë (japë), ai ka një llogari rrjedhëse nga e cila tërheq pasuri e kjo është llogaria e ahiretit! Sikurse se dr. Bekkar ka dëshirë të theksojë, në njërën prej veprave të tij, se për çdo harxhim është e nevojshme llogaria rrjedhëse në të cilën mbështetet dhe sa më e madhe të jetë ajo, aq më e madhe është mundësia e harxhimit.
Për shkak të qëllimeve të larta, duhet të ekzistojnë gjëra të cilat duhet të jenë në çdo grimcë të trupit tonë. Marrim, për shembull, dashurinë për bukurinë e jetës. Është e qartë se shumica e çrregullimeve ndodhin te personat që nuk kanë dhuratën e ndjenjës për bukuri. Bukuria nuk është vetëm bukuria e fytyrës, por kulmi i harmonisë, përputhshmërisë, baraspeshës, shkëlqimit, sakrificës dhe shpirtit të lindur, i cili përparon e paraqet çdo kënd të kësaj jete të bukur me nivel të lartë të përsosmërisë. Ndjenja për bukurinë te disa myslimanë është e pavërejtur, çka është jo e drejtë, sepse besimi është kulmi i bukurisë, ndërsa kufri (mosbesimi) është kulmi i së keqes. Për këtë arsye, përshpejtimi i ndjenjës për bukuri është diçka themelore, sepse “sado që njerëzit flasin për esencën e bukurisë”, – siç e thekson këtë Abdulkerim Bekkar, – “ajo mbetet njëra prej peshoreve më të rëndësishme të civilizimit.” Shfrytëzimi i komponentit të bukurisë, në ndërtimin e besimit, është gati i pavërejtur, përveçse në rastet e caktuara, me gjithë rëndësinë e saj gjithëpërfshirëse.
Arti amoral nuk mund të mënjanohet me britma nga minberët e drurit, por me anën e artit të pastër, i cili ngjall lindjen, e cila me kundërsulm mënjanon amoralitetin nga arti. Populli të cilin e udhëheqin tiranët, e ka humbur dhuntinë e bukurisë, pas së cilës prapambetja dhe primitivizmi mbetet virtyt i çdo gjëje që ekziston.
Mirëpo, përkundër këtyre tiranëve ekziston e tërë ushtria e ideve të bukura, të cilat kurdo që sulmohen, bëhet gjithnjë e më e qartë se tiranët me vete bartin mendime amorale dhe ide me të cilat dëshirojnë të prishin tërë popullin e mirë, dhe pikërisht për këtë arsye, tiranët asnjëherë nuk do të kenë sukses në qëllimet e tyre, sado që të zgjasë pushteti i tyre.
Shembulli i gjallë më i mirë i thënies së Pejgamberit a.s.: “Allahu është i bukur dhe e do të bukurën.”, të cilin e kemi të prekshëm e të qartë, është biografia e Muhamedit a.s. dhe ligji i Zotit, të cilin e zgjodhi për robt e Tij.
Gjatë dhjetë viteve, të cilat Enes b. Maliku r.a. i kaloi duke i shërbyer Pejgamberit a.s., nuk dëgjoi asnjë fjalë pakënaqësie, dhe për këtë shkak mirësia e Pejgamberit a.s. e robëroi. Kur ndodhi eklipsi i Diellit, populli e pa bukurinë e monoteizmit, kur Pejgamberi a.s. i mësoi se Dielli dhe Hëna janë dy shenja të Zotit, të cilat nuk errësohen për shkak të lindjes apo vdekjes së dikujt.
Kur erdhi robëresha nga periferia e Medinës dhe e luti Pejgamberin a.s. për një shërbim, atëherë populli e pa bukurinë e modestisë së tij.
Kur qau një fëmijë, e ëma e të cilit falej me xhemat pas Pejgamberit a.s., ai e përshpejtoi namazin, pas së cilit e mësoi bashkësinë me bukurinë e mëshirës ndaj popullit, mes të cilëve kishte pleq dhe të pafuqishëm.
Kur erdhi një i ri, i cili kërkoi t’i lejohej imoraliteti, Pejgamberi a.s. e dëgjoi, pastaj i vendosi dorën në gjoksin e tij, pas së cilës iu largua e keqja nga zemra e tij, duke treguar në këtë mënyrë bukurinë e edukatës.
Kështu pasqyrohen shenjat e bukurisë së edukatës, pas së cilës burojnë forma të mira, të ndryshme dhe të panumërta, në mënyrë që të zgjohet e tërë bota për të parë kurorëzimin e bukurisë së civilizimit profetik.
Tregohet se imam Ibn Tejmijje ka thënë: “Në dynja ka xhenet dhe kush nuk hyn në këtë, nuk do të hyjë as në Xhenetin e ahiretit.” dhe besoj se më këtë ka treguar se pirja e bukurisë së imanit dhe ndjenja e ëmbëlsisë së saj në dynja, është e vetmja rrugë drejt lumturisë së pakufizuar, atje ku janë kënaqësitë e përhershme.
Mendoj se nuk ekziston gabim më të madh se prishja e natyrshmërisë së fëmijëve tanë me atë që i gjymtojmë dhe i vendosim në një këllëf të caktuar, varësisht prej botëkuptimeve tona dhe bëjmë atë që ne dëshirojmë e jo atë që Krijuesi ynë dëshiron. Me këtë ne e shkatërrojmë lidhjen me fëmijët tanë me bukuritë madhështore dhe tek ata vrasim përgatitjen e madhe të lindur të tyre, që të harmonizohen me krijesat e stërbukura, të cilat pa fund i rrethojnë.
Të dorëzohemi në kaptinën e Kur’anit Fisnik Nahl-Bletët dhe të përjetojmë pak kuptimet e saj për të arritur të shohim sa i madh është perimetri i besimit në të cilin do ta gjejmë veten. Por, për të ndodhur kjo duhet të dëgjojmë atë përreth nesh, ku mund të dëgjojmë zërat e shumtë: “Nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbih) duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre…”(22)
Nuk mund të njohim fshehtësitë e botës mahnitëse nëse nuk dëgjojmë thellësisht tonet e saj, e këto nuk mund t’i dëgjojmë nëse nuk mësojmë të dëgjojmë, ndërsa dëgjimi mësohet ashtu siç mësohet të folurit.
Vendosja e miqësisë me natyrën, të cilën e krijoi Allahu, është çelësi i gjërave sa i përket baraspeshës njerëzore dhe zgjerimit të horizonteve të tij. Ashtu si rasti i njeriut që mëson një gjuhë të huaj i hapen dyert e gjëra të diturisë, është edhe rasti me kuptimin e gjuhës së të folurit të botës së heshtur përreth nesh. Për aq kohë sa jemi të preokupuar me veten tonë, nuk do të lejojmë shpirtrat tanë të notojnë në detin e monoteizmit dhe thirrjes së Zotit dhe nga respekti i thellë e nga nderimi i përulemi Krijuesit të Lartësuar.
Në esencë, natyrshmëria e lindur njerëzore refuzon mosbesimin dhe humbjen dhe ky rregull është vështirë të prishet, arsye për të cilën duhet vazhdimisht të kemi kujdes që të qëndrojmë në krahët e besimit të vërtetë.
Këtë natyrshmëri njerëzore të lindur e ngufatin filozofitë e humbura njerëzore, madje edhe edukata nuk u ka shpëtuar nga njollat e humbura, sepse edukata është zhdukur në shumë fusha. Atë e kanë vrarë begatitë e dynjasë dhe fshehtësitë e shkretëtirës, të cilën fëmijët tanë nuk e kanë shijuar, sepse shumica prej nesh nuk e ka shijuar. Ajo tokë nga e cila jemi krijuar, nuk e pluhuros më ballin e shumicës së njerëzve gjatë të folurit, sepse disa balle janë mësuar të falen në diçka më të butë se mëndafshi. Nuk na magjeps më ulja e heshtur mes drurëve, të cilët e lartësojnë Zotin. Automjetet, të cilat ne nuk i prodhojmë dhe ndërtesat e rrokaqiejt na kanë robëruar. Nuk ka më zë bilbili, lëvizje milingonash, zhurmë të erërave, frymë të agimit, pozita e yjeve të gjerë, kufijtë e të cilëve nuk janë të njohur për ne, zhurma e valëve të detit, kaltërsia e qiellit, ushtima e detit dhe sixhadetë e gjelbra… Shumica e këtyre gjërave nuk janë më të dashura për ne, miqësore e shoqërore. Së pari kjo jetë e kësaj bote na vodhi e më pas na rrethuan epshet e pasurisë së dynjasë.
Kemi humbur ëmbëlsinë e dëshirës për të bërë sexhde në mbulesën e gjelbër, andaj na ndodhi shumica e përtacisë dhe dobësisë. Për këtë zemrat dhe shqisat tona hetojnë, madje edhe diçka më pak nga universi i gjerë, në të cilin ne paraqesim një prej pjesëve më të imëta. Nëse bota e dukshme, me gjithë bukurinë dhe paraqitjen e saj, ka mbetur e fshehur dhe e paparë nga ne, atëherë nuk ka dyshim se besimi në të padukshmen është edhe më i dobët e më i fshehur.
Nga shenjat e bukurisë në jetë është njohja e ndërsjellë. Duhet të dimë a është themel i marrëdhënieve njerëzore armiqësia ose njohja dhe komunikimi i bukur? Unë jam tërësisht i bindur se themeli i marrëdhënieve njerëzore është njohja e ndërsjellë dhe ndërtimi i urave të ndërsjella: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni në mes vete…”(23)
Ideja e vetë mbylljes, largimit dhe vetë përkushtimit nuk është zgjidhje e drejtë. Duhet të dimë se besimi jonë në drejtësinë e përgjithshme, të asaj që pasojmë, nuk do të thotë se hapat tanë, që përshpejtojnë drejt realizimit të tyre, gjithashtu janë të drejtë!
Në këtë mënyrë mund të llogaritim bindjen tonë në madhështinë e Islamit në fushën e ndërtimit të familjes dhe marrëdhënieve mes burrit dhe gruas, që përbëjnë themelin e jetës njerëzore.
Ejani të bëhemi të hapur dhe të themi se këto marrëdhënie mes tyre i turbulluan mjaft kuptimet e gabuara në shumë fusha jetësore. Shumica, që në gruan shohin robëreshën për të shërbyer, ose kukullën për të luajtur e argëtuar, e kanë nënvlerësuar krenarinë e gruas. Nga anekdotat në historinë islame është rasti i vajzës të cilën i ati e martoi pa pëlqimin e saj. Ajo erdhi te Pejgamberi a.s. dhe e informoi se çfarë i ndodhi, duke shtuar: “Babai im më martoi me djalin e xhaxhait tim për ta ngritur nderin e tij! Pas kësaj Pejgamberi a.s. e thirri babain e saj dhe i dha të drejtë vajzës, për çfarë ajo u përgjigj: “O i Dërguari i Allahut! Unë e pranoj veprimin e babait, por dëshiroja që t’u tregoj grave tjera se ato kanë të drejtë zgjedhjeje.”.(24)
Kjo grua ka treguar se, ideja e tutorimit, është gjithnjë e më e fuqishme në të gjitha fushat e papranueshme dhe se askush nuk ka të drejtë të udhëheqë me të tjerët, përveçse me lejen fetare dhe brenda kornizës fetare.
Mjerisht, gjithnjë e më shumë, në mesin e myslimanëve, është e pranishme ideja e kuptimit tutorik, ndërsa ideja e kuptimit të afërsisë është gjithnjë e më shumë e braktisur, ndërsa ndryshimi është i madh mes këtyre dy kuptimeve në nivelin familjar ose shtetëror. Kur Omeri r.a. tha:

• “O njerëz! Dëgjoni dhe binduni!”, Selmani r.a. u ngrit dhe i tha:
• “O Omer, ti nuk meriton të të dëgjojmë dhe as të të bindemi!”
• “E përse o Selman?”, – bërtiti Omeri.
• “Për arsye se kur erdhën pelerinat nga Jemeni të gjithëve u ke dhënë nga një, por meqë je i gjatë e shoh se ti ke veshur dy pelerina?, – tha Selmani.
Omeri r.a. bërtiti:
• “O Abdullah!”, por nuk u përgjigj askush. Pastaj përsëri bërtiti: “O Abdullah i biri i Omerit!”, pas së cilës u ngrit i biri i tij dhe tha:
• “Të përgjigjem o Kalif i besimdrejtëve!”
Omeri iu drejtua:
• “Kjo pelerinë e dytë që e mbaj, kujt i përket?”
• “Është e imja dhe unë ta dhurova ty”, – u përgjigj Abdullahu.
Pas kësaj Selmani tha:
• “Tani mund të urdhërosh, e ne do të dëgjojmë dhe bindemi”.

Dimensioni më i shprehur i kësaj ndodhie është se Selmani nuk kërkoi falje nga Omeri, pasi e pa se nuk kishte të drejtë, sepse Umeti ka të drejtë të pyesë, por nuk duhet kërkuar falje për të drejtën që i është dhënë njeriut.
Nga format më të rrezikshme të prapambetjes së tërë njerëzimit, është mosnjohja e begative që Allahu iu ka dhënë, pas së cilave kërkojnë të drejtat e tyre prej tiranëve dhe individët i japin njëri-tjetrit një formë të hyjnizimi, e cila i takon vetëm Allahut.
Nga gjërat që e shkatërrojnë jetën dhe njohjen reciproke, për të cilën jemi krijuar, është ideja e tutorit, të cilën Islami nuk e ka pranuar dhe nuk e ka imponuar. Duhet me këmbëngulje të përforcojmë botëkuptimet fetare, të cilat janë ende larg nga mjediset tona edukative.
Me shkencë të mirëfilltë arrijmë vetëplotësimin e patjetërsueshëm dhe dobësinë e pabarazisë së ndërsjellë. Shpirtrat tanë gjurmojnë për përkujdesje e jo për tutorizëm, për nder e jo për despotizëm, sepse Kur’ani Fisnik thotë: “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë) e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.”(25)


Përfundim:

Vazhdimësia në të vërtetën dhe gjurmimi i saj janë të domosdoshme për baraspeshën dhe stabilitetin njerëzor. Në të kundërtën, lumturia nuk mund të arrihet pa arritjen e kënaqësisë së Allahut xh.sh. në rrugën e arritjes së jetës së bukur në dynja dhe ahiret.
Tezat për të cilat folëm, janë të domosdoshme për shkak të edukimit të shëndoshë të shpirtit njerëzor. Ne duhet të dimë identitetin tonë, bindjen dhe përkatësinë, duhet të njohim modelet dhe autoritetet tona dhe hapat tanë të parë dhe qëllimet e largëta.
Secila nga këto pika ka vlerat dhe shpjegimet dhe para se t’i mbjellim te fëmijët tanë duhet të kthehemi në fillim të fëmijërisë sonë për të zbuluar anët tona negative, sepse në fëmijërinë e hershme fshihen shkaqet e shumë të metave dhe sëmundjeve psikike.
Bota e ëmbël dhe e virgjër fëmijërore është e rrethuar me dredhi nga të cilat nuk mund të shpëtojmë nëse nuk dimë të notojmë me mjeshtri.
Nuk mund ta përmirësojmë askënd, madje as edhe fëmijët tanë që i duam, nëse nuk arrijmë t’i kuptojmë të metat në veten tonë, nëse nuk kuptojmë metodën dhe së bashku nuk bashkëpunojmë në mirësi, sepse ai që nuk zotëron diçka nuk mund t’ia ofrojë atë tjetrit.
“Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe lutni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S’ka dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve.”(26)
Çdo gjë që kemi përmendur është vetëm një përshkrim sipërfaqësor, i cili mund të lexohet për disa minuta, por nga ne kërkohet më shumë kohë për ta bërë veprues në jetën praktike. Nëse ende nuk jemi të bindur në domosdoshmërinë e tërë kësaj, atëherë duhet përsëri ta lexojmë disa herë.
“Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit.”(27)
Në fund, falënderimi qoftë për Allahun, Zotin e botëve.



(1). Sad, 38:71-72.
(2). En’am, 6:161-162.
(3). Zelzele, 99:7-8.
(4). Hipokondri: Çrregullim narcisist të personalitetit.
(5). Huxhurat, 49:13.
(6). Ahmedi, Hakimi dhe Bejhekiu.
(7). Kalem, 68:4.
(8). BBC-ja përmend shënimin se në vitin 2001 në botë nga SIDA kanë vdekur 25 milion njerëz dhe të sëmurë nga e njëjta sëmundje ka afro 40 milion.
(9). Buhariu.
(10). Mu’minun, 23:71.
(11). En’am, 6:153.
(12). Ahzab, 33:21.
(13). Zuhruf, 43:43.
(14). Buhariu.
(15). Ankebut, 29:69.
(16). Ahmedi.
(17). Hixhr, 15:99.
(18). Buhariu.
(19). Ankebut, 29:2.
(20). Buhariu.
(21). Buhariu.
(22). Isra’, 17:44.
(23). Huxhurat, 49:13.
(24). Transmeton Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh.
(25). Nahl, 16:97.
(26). A’raf, 7:56.
(27). Furkan, 25:74.



Përktheu dhe përshtati nga boshnjakishtja:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi