Gjatë gjithë historisë feja ka qenë një nga institucionet më të rëndësishme që ka prekur-ndikuar tek individët dhe shoqëritë. Sipas sociologut Joesph Fitcher, institucionet themelore që përbëjnë një shoqëri përgjithësisht janë familja, arsimi, feja, ekonomia, politika dhe koha e lirë. Këto gjashtë institucione janë elementet që përbëjnë, rrethojnë shoqërinë dhe sigurojnë mbijetesën e shoqërisë.(1)
Anën teorike të fesë e përbënë besimi, kurse anën praktike e përbëjnë adhurimet. Këto dy elemente kryesore e përbëjnë një tërësi të pandashme. Për këtë arsye, aspektet teorike e praktike të besimit dhe adhurimet janë të ndërlidhura mes vete ose plotësuese ndaj njëra-tjetrës. Me falë të tjera, feja bëhet objektive që nga ndarja e përvojës individuale me të tjerët, duke fituar kështu një natyrë sociale.
Feja si një institucion socio-kulturor që prek si individët ashtu edhe shoqëritë është një faktor që drejton sjelljen e njerëzve në jetën e përditshme. Brenda sistemit shoqë- ror, çdo gjë (e hapur ose e fshehur) ka një rol. Asnjë fakt/vlerë sociale nuk është bosh dhe pa kuptim. Atëherë besimet dhe adhurimet e shoqërisë kanë një rol të hapur, si dhe shpeshherë të fshehur. Roli parësor i besimeve fetare është shprehja e parimeve themelore të një feje.
Feja është një lidhje shpirtërore me të shenjtën dhe është një fakt që ka shumë role shoqërore. Përveç kryerjes së adhurimeve si detyrë dhe obligim, ajo gjithashtu ka një numër rolesh që i manifeston si të fshehura dhe të hapura për individin dhe shoqërinë. Adhurimet në njërën anë i edukojnë individët, ndërsa në anën tjetër e rregullojnë strukturën shoqërore në shoqëri.
Allahu xh.sh. në Kuranin e Madhërishëm thotë: “Ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, falin namazin dhe japin zeqatin, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen”(2)
Kurse Muhamedi a.s ka thënë: “Pastërtia është gjysma e besimit.”(3) “Kush beson në Allahun dhe botën tjetër, le ta gostit mysafirin e tij.” “Kush beson në Allahun dhe botën tjetër të kujdeset për të afërmit e tij.” “Kush beson në Allahun dhe botën tjetër, ose të flasë mirë, ose të heshtë!”(4) Këto thënie të Pejgamberit aa.s. tregojnë se adhurimet veprat e mira mund të konsiderohet si mjete për të ushqyer besimin dhe për të lavdëruar moralin. Prandaj me adhurim nënkuptojmë bindje, nënshtrim ndaj urdhrave të Krijuesit, sepse adhurimi është një qëndrim dhe sjellje që synon të paguajë borxhin e mirënjohjes ndaj Allahut dhe të tregojë dashuri dhe përkushtim. Në kuptimin sociologjik, është dimensioni i pasqyruar ose shprehja e përvojës fetare.(5)
Adhurimet kontribuojnë në integrimin shoqëror
Padyshim se adhurimet në njërën anë sistemojnë lidhjet e individëve me Allahun, kurse në anën tjetër individët i integrojnë në shoqëri. Këtë integrim mund ta vërejmë edhe në fiset më primitive, por edhe në vendbanimet e ndërtuara rreth një tempulli. Ceremonitë, simbolet, organizimet fetare janë tipare integruese të fesë. Ritualet fetare dhe ceremonitë e kryera bashkërisht nga të gjithë anëtarët e shoqërisë sigurojnë kohezionin shoqëror ndërmjet individëve. Këto përmirësojnë frymën në grup dhe në këtë mënyrë feja siguron stabilitetin dhe vazhdimësinë e shoqërisë.(6)
Prandaj aq sa është i rëndësishëm në adhurime personaliteti dhe ndërgjegjja po aq i rëndësishëm është edhe shoqëria. Thelbi i adhurimit nuk është në formën e tij, por në dimensionet e tij individuale dhe shoqërore, ngase disa adhurimet mund të kryhen individualisht dhe disa prej tyre duhet të kryhen me shoqërinë. Si për shembull, namazi i së premtes dhe bajramit, kryerja e haxhit, janë adhurime që duhet të kryhen së bashku me shoqërinë. Individi fiton një ndjenjë uniteti dhe solidariteti gjatë kryerjes së këtyre adhurimeve. Prandaj ky lloj i adhurimeve ia mundëson individit të integrohet në shoqëri, ku me këtë individi heq dorë nga ndjenja e mbylljes dhe e vetmisë. Adhurimet jo vetëm që e afrojnë individin me Krijuesin, por gjithashtu e afrojnë edhe me njerëzit e tjerë. Fiset Evs dhe Hazrexh që vazhdimisht ishin në konflikt me njëri-tjetrin në Medine, iu përgjigjën ftesës së Pejgamberit a.s. që të bëheshin myslimanë dhe në këtë mënyrë ata u integruan në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ata u angazhuan rreth këtij parimi, u bënë vëllezër dhe me sinqeritet morën pjesë në integritetin shoqëror.
Shpallja e vëllazërimit ndërmjet ensarëve dhe muhaxhirëve nga ana e Muhamedit a.s., ishte hapi i parë drejt integrimit shoqëror. Menjëherë pas kësaj, ndërtimi i xhamisë, këshillimi dhe menaxhimi i të gjitha ngjarjeve, realizimi i adhurimeve kolektive, prania e individëve në faljen e namazeve me xhemat etj., në kohë e Profetit a.s., luajtën një rol të rëndësishëm në integrimin shoqëror.
Faljet kolektive të së premtes, lutjet e hatmeve, takimet, mexhliset etj., tregojnë se feja është një element që mbron dhe mbështet integritetin shoqëror.(7) Adhurimet kolektive kontribuojnë në arritjen dhe forcimin e barazisë sociale. Ndihmojnë integrimin shoqëror ku eliminohen ndjenjat dhe dallimet midis adhuruesve siç janë autoriteti, pozicioni ose epërsia racore.
Mund të thuhet se të gjitha urdhërimet, ndalimet, rekomandimet, namazi, agjërimi, zekati, haxhi, sakrifica, domethënë të gjitha adhurimet, të cilat janë përmendur në Kuran, janë faktorë për arritjen e integrimit shoqëror. Me faljen e namazit pesë herë në ditë, njerëzit sigurohen të jenë së bashku pesë herë në ditë dhe kjo siguron bashkësi dhe integritet. Gjithashtu edhe agjërimi është i rëndësishëm për integrimin e njerëzve që kanë dallime ekonomike ndërmjet tyre. Në veçanti, gjatë agjërimit të pasurit e vlerësojnë më mirë situatën e të varfërve dhe kjo i nxitë më shumë tju ndihmojnë aty dhe në këtë mënyrë të sigurojnë një bashkim ndërmjet tyre. Kur mendojmë rëndësinë e zekatit nga pikëpamja e integrimit shoqëror, shihet se ka një rëndësi të madhe nga pikëpamja e atij që e jep dhe atij që e merr. Allahu nuk i ka krijuar të gjithë njerëzit me të njëjtat aftësi dhe fuqi: ka dallime në fuqinë financiare të njerëzve si dhe në strukturat e tyre fizike. Njerëzit ose janë të pasur, ose të varfër, ose të mesëm.(8) Shkurtimisht siç shihet në adhurimin e integrimit shoqëror, socializimi, uniteti, solidariteti dhe bashkimi janë pothuajse si çimentoja e një ndërtese.
Adhurimet largojnë nga e keqja
Adhurimet e largojnë individin nga të këqijat, prandaj adhurimet i drejtojnë njerëzit drejtë të mirës. Allahu i Plotfuqishëm dëshiron që myslimanët t’i bëjë pastër me adhurime si dhe t'i plotësojë bekimet e Tij mbi ata. Tendencat dhe sjelljet ekstreme si urrejtja, armiqësia, arroganca, tallja, alkooli, droga, prostitucioni pengojnë vërejtjen e së drejtës, si dhe parandalojnë kryerjen e veprimeve dhe sjelljeve të mira e të duhura. Këto sjellje bëjnë që zemrat të verbohen dhe ndërgjegjja të errësohet. Prandaj secili prej adhurimeve në fenë tonë ndihmon në pastrimin e personit nga pikëpamja shpirtërore.
Allahu xh.sh. në Kuran thotë: “O ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kurani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irrituarat, e përmendja e Allahut është më e madhja (e adhurimeve): Allahu e di çfarë punoni ju.”(9)
Profeti ynë a.s. njerëzit që falin namazin, agjërojnë dhe bëjnë punë të mira nga qëndrimet dhe sjelljet e tyre jo-fetare, jo korrekte në raport me njerëzit i paralajmëronte kështu: “Ka prej njerëzve që agjërojnë, por që fitimet e tyre janë vetëm uria dhe etja.”(10) Përsëri në hadithet e tjera thotë: “Agjërimi është mburojë, prandaj mos të abuzojë njeri, as mos të bjerë në injorancë! Edhe nëse dikush e sulmon a e shan, le t'i thotë: “Unë jam agjërueshëm!.” “Të agjërosh, nuk është vetëm të largohesh nga ushqimi e pija, por të agjërosh është kur largohesh edhe nga kacafytjet e fjalët e kota.”(11)
Nga ajeti dhe hadithet e cekura më lartë kuptojmë se adhurimet e mbrojnë individin nga emocionet e dëmshme si dhe e parandalojë atë nga sjelljet e këqija. Kjo bëhet shkak që jeta sociale dhe kulturore të rregullohet brenda shoqërisë.
Gjithashtu adhurimet kanë efekte rregullatore, stabilizuese dhe drejtuese në karakterin njerëzor. Të gjitha adhurimet e drejtojnë vetëdijen njerëzore në të mirë dhe kjo vetëdije ata i bënë të pjekur dhe të drejtë. Andaj personi që beson dhe adhuron Krijuesin e tij me vetëdije të plotë, vetvetiu do tju shmanget të gjitha mëkateve dhe të këqijave. Në saje të kësaj, fiton mbështetje të madhe shpirtërore, forcon personalitetin, përmirëson durimin, filozofinë pozi- tive të jetës, si dhe gëzimin.
Adhurimet mësojnë ndarjen, solidaritetin dhe ndihmën
Njëra nga adhurimet që i përfiton të mira individit dhe shoqërisë është edhe ndjenja e ndarjes dhe solidaritetit, sepse sa më shumë që ndajnë njerëzit lumturia rritet, solidariteti forcohet. Ato rrisin lumturinë në shoqëri. Për shembull, zekati, bamirësia, sakrifica dhe punët e tjera të mira sikur këto, me kuptimin e plotë të fjalës janë prej adhurimeve që mësojnë dhe jetësojnë ndihmën, solidaritetin dhe ndarjen. I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Nuk është besimtar i vërtetë ai që fle i ngopur, përderisa fqinji i tij i afërm është i uritur.” Me këtë na ka treguar rendësin e ndihmës, solidaritetit dhe ndarjes.(12)
Kurani vazhdimisht përsërit urdhrin: “Faleni namazin, jepni zeqatin.” Ky urdhër tregon dhe shfaq unitetin e shpirtit dhe të trupit në një vend.
Për të ruajtur ekzistencën shoqërore në mënyrë të shëndetshme, ekuilibri shoqëror dhe paqja duhet të ruhen, si dhe duhet të eliminohen faktorët që mund të shkaktojnë tensione emocionale ndërmjet individëve. Është e natyrshme që në një shoqëri të ketë të pasur dhe të varfër. Por, nëse nuk u ndihmohet të varfërve dhe nëse nuk respektohen të drejtat e tyre atëherë shkaktohen tensione sociale-ekonomik.
Gjithashtu therja e kurbanit është një adhurim në të cilin shembulli i solidaritetit shoqëror dhe solidaritetit në Islam shihet në mënyrën më të mirë dhe më konkrete. Qindra mijëra kafshë theren çdo ditë në tokë, dhe kryesisht njerëzit e pasur përfitojnë prej tyre. Kurse nga therja e kurbanit përfitojnë të varfëritë dhe nevojtarët. Ndarja e kurbanit zhvillonfrrit ndjenjën e ndarjes dhe bujarisë të të pasurve, kurse shkatërron paragjykimet kundër të pasurve që mund të bëhen nga të varfëritë. Kjo zhvillon ndjenjat reciproke të dashurisë dhe respektit ndërmjet të pasurve dhe të varfërve: siguron paqe dhe qetësi sociale: si dhe paqe dhe siguri shoqërore. Në këtë kontekst, therja e kurbanit siguron realizimin e drejtësisë sociale. Kurbani, është një burim potencial i fuqisë që përqafon tërë shoqërinë. Ashtu siç ringjallet jeta ekonomike me atë, ashtu me anë të sakrificësi therjes, plotësohen sadopak nevojat e nevojtarëve dhe nga kjo sigurohet një ekuilibër i brendshëm.
Si përfundim, edhe pse të gjitha adhurimet në Islam kanë të bëjnë kryesisht me individin, prapëseprapë ana tjetër e medaljes ka të bëj me shoqërinë. Adhurimet, që janë elementet e domosdoshme të jetës fetare pas besimit, pasqyrojnë aspektin e marrëdhënies ndërmjet njeriut dhe Allahut, të cilat çojnë në botën e jashtme, dhe gjithashtu janë të rëndësishme për sa i përket rregullimit të marrëdhënieve të njeriut me shoqërinë. Ngase siç thamë edhe më herët, disa adhurime kryhen sipas gjendjes së kohës dhe hapësirës, e kjo i mundëson individit të marrë pjesë në shoqërizim dhe integritet shoqëror. Namazet kolektive zhvillojnë një ndjenjë të bashkëjetesës dhe vëllazërimit te njerëzit dhe mësojnë ndarjen dhe solidaritetin shoqëror. Kështu që adhurimet kontribuojnë në socializmin e individit.
_______________
1. Joesph Fitcher, Sosyoloji Nedir? Çev. Nilgun Çelebi, Attila Kitabevi, Ankara, 1994, s. 123.
2. El Bekare 277
3. Muslim, “Taharet”, 1.
4. Buhari, Nikah 80, Edeb 31, 85, Rikak 23: Muslim, Iman 74, 75, 77
5. Elmalili Muhammed Hamdi Yazir, Hak Dini Kuran Dili, ktanbul, 1935, C. I, s. 95.
6. Y. Mustafa Keskin, Din Toplum lliskileri Uzerine Bir Genelleme”, Dinbilimleri Akademik Arastirma Dergisi, IV, Samsun, 2004, s. 14.
7. Bunyamin Ayhan, “Olaganustu Durumlarda Toplumsal Dayamisma ve Butunlesmeye Basinin Katkisi: Milli Mucadele Donemi Turk Basini”, s. 81.
8. Ozcan Gungor, “Kuranda Sosyal Butunlesme”, Diyanet llmi Dergi, C. 40, Sayt: 3, Ankara, 2004, s. 14.
9. Ankebut, 45
10. Ibn Mace, “Styam”, 21
11. Buhari, “Savm”, 2, 9: Muslim “Sryam”, 164.
12. Muslimi, Iman, 74.
Mr. Fatmir Hadri
Dituria Islame 365