Divjaka do të ketë një qendër kulturore/fetare të re dhe moderne. Kjo, falë zemërgjerësisë së një familje bamirëse nga shteti i Kuvajtit dhe bashkëpunimit të Fondacionit Mirësia me Komunitetin Mysliman (Myftinia Lushnje).
I pranishëm në inagurimin e kësaj qendre ishte edhe nënkryetari Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, myftiu i Lushnjes z. Gramos Blliku, familja donatore dhe Drejtori i Fondacionit Mirësia.
Gjatë fjalës së tij, nënkryetari Bica, falënderoi donatorët për këtë investim domethënës dhe iu lut Zotit t’i shpërblejë ata për këtë vepër. Ai gjithashtu falenderoi myftiun Blliku dhe drejtorin e fondacionit Kaja për bashkëpunimin. “Falenderojmë Zotin dhe të gjithë kontributorët për këtë vepër tepër domethënëse, e cila do t’u shërbejë besimtarve dhe qytetarëve të Divjakës si vend i marrjes së dijes”- tha nënkryetari gjatë fjalës së tij.
Myftiu i Lushnjes, z. Blliku, falenderoi donatorët dhe u shpreh i lumtur që besimtarët e zonës do të kenë tashmë një vend ku të marrin dije me kushte bashkëkohore.
Donatori, i cili shoqërohej edhe nga i biri në këtë inagurim, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me KMSH dhe fondacionin.
Z. Korab Kaja gjatë fjalës së tij falenderoi donatorin dhe KMSH për bashkëpunimin e deritanishëm me fondacionin që ai drejton.
Të gëzojnë besimtarët dhe qytetarët e Divjakës këtë qendër të bukur kulturore!