Mbreti dhe frutat e pavdekshmërisë


Një dijetar, duke qeshur, një ditë tha: Në Indi është një pemë. Kush i ha frutat e saj, nuk plaket, nuk vdes dhe mbetet gjithmonë i ri. Fjalët e këtij dijetari arritën te mbreti, të cilit i lindi dëshira që t'i kishte ato frute.

Një ditë, dërgoi në Indi një njeri të besueshëm nga oborri mbretëror që t'i kërkonte këto fryte. Njeriu në fjalë udhëtoi gjatë deri në Indi, qytet më qytet, duke kërkuar drurin e jetës.
Shëtiti tërë Indinë, fushat dhe malet duke pyetur për pemën mahnitëse. Disa e përqeshnin duke e quajtur të çmendur. Dhe ai kërkonte e kërkonte pandërprerë. U lodh nga bredhja, sepse askush nuk dinte për këtë pemë. U dëshpërua, derdhi lot dhe vendosi të kthehej pas tek mbreti, por i thanë se ekziston një dijetar, andaj mos ndoshta ai do ta ndihmonte.
Shkoi te dijetari me sy të përlotur, duke ia treguar hallin e tij për pemën e pavdekshmërisë.
- Me vite po e kërkoj dhe e humba shpresën, andaj të lutem më ndihmo.
Dijetari buzëqeshi dhe i tha:
- Pema që e kërkon është dituria, por është thënë në mënyrë alegorike. Ti ke kërkuar diturinë formale, e jo kuptimin e vërtetë të fryteve të diturisë.

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur të hasni në pemën e xhenetit, uluni nën hijen e saj dhe hani frutat e saj." Sahabët e pyetën: “Si është e mundur kjo në dynja?” Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: “Kur ta hasni njeriun e ditur, është sikurse ta gjeni pemën e xhenetit.”



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi