Kali i bardhë i mbretit


Një mbret kishte një kalë të bardhë të cilin e donte shumë.

Një ditë u tha vartësve ti tij:
- Atij, që më sjell lajmin e vdekjes së këtij kali të bardhë do t’i fluturojë koka, prandaj bëni shumë kujdes, sepse këtë kalë e dua si sytë e ballit.
Një ditë, si çdo gjallese tjetër edhe kalit i erdhi koha e vdekjes. Por, askush nuk guxonte të lajmëronte mbretin për vdekjen e kalit. Më në fund kryenallbani çohet në këmbë dhe vendos të shkojë të lajmërojë mbretin për vdekjen e kalit.
Kryenallbani, pasi del në audiencë të mbretit, i thotë:
- Shkëlqesi! Kali juaj i bardhë është shtrirë, ka mbyllur sytë, është fryrë dhe nuk merr frymë fare.
Mbreti i thotë:
- Thuaj që kali ka vdekur.
Kryenallbani:
- Shkëlqesi! Ka vdekur po thoni ju, jo unë.
Në këtë mënyrë kryenallbani shpëtoi veten nga vdekja e sigurt.

Duhet të kemi kujdes, sepse mënyra se si flasim ndryshon shumë gjëra.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Akademia solemne për "Diturinë Islame", vlerësime për misionin e saj