Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, kanë organizuar aksionin vullnetar për dhurimin e gjakut në Xhaminë e Madhe "Sulltan Mehmet Fatih" në Prishtinë.
Thirrjes për dhurim të gjakut iu përgjigjen dhjetëra xhematlinj, të cilët u shprehën të lumtur që do të jenë ndihmtarë të personave që vuajnë nga sëmundjet e ndryshme.
Kryeimami i Këshillit të BI-së së Prishtinës, Burhanudin ef. Hashani, tha se Këshilli i BI-së së Prishtinës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në vazhdimësi janë duke organizuar aksione të tilla për dhurimin e gjakut në të gjitha xhamitë e Prishtinës.
Ndërkaq nga Transfuzioni i Gjakut, falënderuan Këshillin e BI-së së Prishtinës për këtë organizim, teksa thanë se aksionet e tilla janë më se të nevojshme.