Kryetari i KBI në Deqan vizitoi KBI në Gjakovë
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta me bashkëpunëtorë mirëpriti Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Deqanit, Rasim ef, Bytyqi, Sekretarin Musa Ukaj dhe Izet Tafili, bamirës nga diaspora.
Kryetari Myrta falënderoi përzemërsisht mysafirët dhe vlerësoi lartë vizitën e tyre.
Ai njeherit shfrytëzoi rastin të falënderoj z. Tafilaj e përmes tij edhe tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e vazhdueshëm që japin për vendlindje.
Takimi u shfrytëzua edhe për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e praktikave të ndryshme institucionale.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës