Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahija vizitoi KBIGJ


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, z. Bardh Spahija me bashkëpunëtorë, i cili shoqërohej nga nënkryetari i Komunës së Gjakovës, z. Flamur Fetahaj dhe kryesuesja e Kuvendit komunal, znj. Arbënesha Kuqi.
Nga ana e tij, z. Spahija, shprehu falënderimet e tij për mikpritjen. Ai çmoi lart kontributin e këtij Institucioni fetar për promovimin e vlerave qytetare dhe për harmoninë fetare që ekziston.
Kryetari Myrta fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, e më pas theksoi lidhjet e ngushta kulturore dhe ndjenjën e përbashkët patriotike që kanë patur ndër shekuj dy qytetet tona. Ai vuri në pah se veçantia që na ka dalluar për mirë ka qenë të qenurit unik edhe në diversitet.






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ish-Myftiu Dr. Rexhep Boja: Një Shembull i Liderit dhe Atdhetarit të Përkushtuar