Dalja e Komisionit Kushtetues në teren është në përputhje me parimin e transparencës, publicitetit, dhënies së mundësisë që secili të japë kontributin në lidhje me përmirësimin e Kushtetutes të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kryetari i Komisionit Kushtetues, Jetish ef. Berisha, ndër tjera tha: “Kuvendi i Bashkësisë Islame i Republikes së Kosovës në bazë të kompetencave dhe autorizimeve kushtetuese që ka, ka themeluar një komision për ndryshim/plotësimet kushtetuese me qëllim që Kushtetuta jonë të jetë në një nivel më të lartë të funksionalitetit dhe organizimit të sajë, për të përmbushur nevojat e zhvillimit në shoqërinë tonë dhe plotësimin e zbrazësirave, për të krijuar sigurinë e duhur juridike.”
Qëllimi i takimeve regjionale me këshillat e bashkësisë islame, është diskutimi i propozimeve lidhur me ndryshim/plotësimet në draft kushtetuten e BIRK-ut.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/22_1676993869.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/33_1676994082.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/44_1676994105.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/55_1676994128.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/66_1676994155.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/77_1676994185.jpg[/IMG]