Faqet zyrtare të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren në rrjetin social në Facebook dhe Youtube ka disa ditë që nuk mirëmbahen nga personat përgjegjës të këtij Këshilli.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Bashkësia Islame e Kosovës në Facebook, ku thuhet se si rrjedhojë nuk mbajnë përgjegjësi për postimet e bëra.
“Të nderuar besimtarë, ju njoftojmë se faqja zyrtare e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, në Facebook dhe Youtube, ka disa ditë që nuk mirëmbahet nga personat përgjegjës të këtij Këshilli, si pasojë e vjedhjes së saj nga persona të pandërgjegjshëm”, thuhet në reagimin e tyre.
“Andaj, si rrjedhojë, publikimet e bëra gjatë këtyre ditëve, nuk përbëjnë qëndrimet zyrtare të Këshillit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës.