Revista “Dituria Islame” pjesë e çdo familje kosovare!

Nisma e aktivistës Mihana Goga-Bekteshi për shpërndarjen e revistës “Dituria Islame” në komuna të ndryshme të vendit, po rezulton mjaft suksesshëm.

Numri i lexuesve të kësaj reviste po rritet dita-ditës, pasi po njoftohen me përmbajtjen dhe rolin e saj të padiskutueshëm që ka pasur që nga themelimi.

Edhe numri i fundit i revistës “Dituria Islame” trajton tema nga fusha të ndryshme që lidhen me aktualitetin dhe jo vetëm.
Kësaj radhe revista iu prezantua qytetarëve të komunës së Shtimës, të cilët e vlerësuan dhe mirëpriten këtë formë diskutimi duke shprehur interesim për revistën.

Goga-Bekteshi së bashku me mualimen Emine Tërshani-Asllani në komunikim me qytetarët biseduan rreth përmbajtjes së numrit të fundit e historikut të kësaj reviste.

Lexuesit në mbarë vendin gjithashtu mund ta gjejnë lehtësisht revistën në Këshillat e Bashkësisë Islame, e poashtu edhe në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë.

Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.










Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Fadil Rashiti ?