Myftiu Tërnava pa nga afër punimet në dy objektet vakëfnore në Gjakovë
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të BI-së të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta me bashkëpunëtorë, kanë parë nga afër zhvillimin e punimeve në restaurimin e Xhamisë Mahmut Pasha dhe ndërtimin e objektit Vakëf Çarshia në qendër të qytetit.
Kryetari Myrta e njohu për së afërmi Myftiun me ecurinë dhe mbarëvajtjen e punëve, të cilat janë duke shkuar sipas planit të paraparë.
Myftiu Tërnava u shpreh i kënaqur me zhvillimin e deritanishëm të punimeve në ndërtimin e këtyre dy objekteve, për të cilat tha se do të kenë rëndësi të veçantë për qytetin e Gjakovës.