Legjenda e Manchester Unitedit uron muajin e Ramazanit, tregon për benifitet që ka agjërimi


Ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe disa skaudrave tjera në Europë, Patrice Evra i përket fesë islame dhe përmes një video në rrjetet sociale ka uruar muajin e Ramazanit që fillon nga dita e nesërme.
Legjenda e futbollit francez përmes kësaj video, tregon për benifitet që ka muaji i shenjtë i Ramazanit dhe agjërimi i tij, shkruan lajmi.net
“Po e bëjë këtë video për të suportuar fenë islame dhe për t’i treguar të gjithëve se duhet të agjerojnë në këtë muaj. Po ju tregoj disa benifite që ka ky muaj. Përveç mirëqenies fizike dhe mendore, ky muaj ndihmon në shumë aspekte tjera”, thotë Evra në videon e publikuar në rrjetet sociale
Edhe pse lojtari francez u rrit me një familje katolike, ai vendosi ta praktikojë fenë islame. Kujtojmë që Evra u lind në Dakar të Senegalit dhe pastaj u transferua në Francë për të jetuar.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme