Rruga Coventry, një nga rrugët më të frekuentuara në Londër, u dekorua për herë të parë me dritat e Ramazanit prej 30 mijë llambash.
Rruga Coventry, pranë sheshit të famshëm Leicester në qendër të kryeqytetit, u ndriçua me konceptin e dritave të Ramazanit të përbërë nga 30 mijë llamba.
“Gëzuar Ramazanin” është shkruar me drita në rrugë, e cila është një nga atraksionet e rëndësishme turistike të qytetit.
Dritat u inauguruan me një ceremoni ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadik Khan.
Koncepti i ndriçimit është përgatitur nga organizata jofitimprurëse “Ramadan Lights UK”, e cila synon përhapjen e ndërgjegjësimit për muajin e Ramazanit.
Për ndriçimin e rrugës, përveç londinezëve, interes të madh treguan edhe turistët e huaj.
Dritat do të ndriçojnë rrugën nga ora 17:00 deri në 01:00 me orën lokale çdo ditë deri më 23 prill.