Xhamia e Madhe Ajasofja dekorohet për muajin e Ramazanit

"Minaret e Xhamisë së Madhe Ajasofja do të ndriçojnë Stambollin dhe zemrat tona me Mahya, ku këtë vit shkruan 'La ilahe ila-Allah'. Mirë se vjen Ramazan”, tha guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya
Xhamia e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i ?erifi) është dekoruar me Mahya për muajin e Ramazanit, raporton Anadolu.

Videoja e xhamisë së dekoruar u shpërnda në Twitter nga guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

“Jemi të lumtur që takojmë muajin e bekuar të Ramazanit. Minaret e Xhamisë së Madhe Ajasofja do të ndriçojnë Stambollin dhe zemrat tona me Mahya, ku këtë vit shkruan 'La ilahe ila-Allah'. Mirë se vjen Ramazan”, tha Yerlikaya.

Ajasofja u ndërtua në vitin 532 të erës sonë. Ajo u shndërrua në xhami në vitin 1453 pas çlirimit të Istanbul-it.

Ajo shërbeu si kishë për 916 vjet dhe 86 vjet si muze. Por, nga 1453 deri në 1934, ose gati 500 vjet, ajo shërbeu si xhami.

Në vitin 1985, Xhamia e Madhe Ajasofja u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Xhamia e Madhe Ajasofja është gjithashtu ndër destinacionet kryesore turistike të Türkiye-s dhe mbetet e hapur për vizitorët vendas dhe të huaj.

Vitin e kaluar, në Xhaminë e Madhe Ajasofja u fal namazi i parë i taravisë pas 88 vjetëve.

Xhamia e rifitoi statusin e saj si xhami në vitin 2020, kur u hap për adhurim më 24 korrik të atij viti.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë filloi trajnimi dyditor me imamë, hatibë dhe muezinë (VIDEO)