Prifti katolik Hilarion Heagy e përshkroi konvertimin e tij në Islam si "kthim në shtëpi"



Një prift katolik amerikan ka njoftuar se është konvertuar në Islam, duke e përshkruar vendimin e tij si "kthim në shtëpi".
Përkatësisht, prifti Hilarion Heagy në faqen e tij në Facebook ka njoftuar të shtunën më 25 shkurt lajmin për konvertimin e tij në Islam, duke e ndryshuar emrin në Seid Abdul-Latif.
Hilarion Heagy ishte ortodoks rus dhe u angazhua si prift në Kaliforni, pasi iu bashkua Kishës Ortodokse Antiokase në vitin 2003, dhe më pas, në vitin 2017, u konvertua në katolicizëm dhe iu bashkua të ashtuquajtës Kisha Katolike Lindore.
Hilarion Heagy shkroi në faqen e tij në Facebook: “Pas dekadash që jam tërhequr nga Islami në shkallë të ndryshme, më në fund kam vendosur të bëhem musliman. Nuk kisha zgjidhje, sepse: “Atë që Allahu e udhëzon në rrugën e drejtë – askush nuk mund ta humbë, e atë që Ai e lë në humbje – askush nuk mund ta udhëzojë në rrugën e drejtë. Dhe me të vërtetë është si "të kthehesh në shtëpi". Ky është besimi im parësor. Sepse Kurani thotë se ne e adhuruam dhe iu bindëm vetëm Allahut edhe para se të lindnim”, tha ai, duke iu referuar ajeteve kuranore.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Gara ndërkombëtare e Kuranit në Kosovë: Juria e vlerëson si ndër më të mirat e organizuara deri tani