Nadia Kahf bëhet gjyqtarja e parë me hixhab në Gjykatën e Lartë të Nju Xhersit

Mediat lokale raportuan se avokatja amerikane Nadia Kahf u emërua si gjyqtarja e parë me hixhab në Gjykatën e Lartë të Nju Xhersit.

Sipas uebsajtit lokal të lajmeve North Jersey, Kahf, avokate me origjinë siriane për emigracionin dhe ligjin familjar, ka bërë betimin derisa mbante një kopje të Kuranit.

Mediat lokale raportojnë se Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy, e emëroi atë si gjyqtare të Gjykatës së Lartë të Qarkut Passaic një vit më parë.

Pavarësisht se nuk është gruaja e parë muslimane që shërbeu si gjykatëse shtetërore, Kahf mban një hixhab në stol.

Që nga viti 2003, ajo është anëtare e bordit të kapitullit të Nju Xhersit në Këshillin për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), organizatë myslimane për të drejtat civile ku Kahf tani shërben si kryetare.

Ajo është gjithashtu këshilltare ligjore e Wafa House, agjenci jofitimprurëse e dhunës në familje dhe shërbimeve sociale me bazë në qytetin e Clifton, dhe kryetare e Qendrës Islamike të Qarkut Passaic.