Delegacioni i Kryesisë së BIK-ut qëndroi për vizitë në Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së


Në kuadër të bashkëpunimit të mirë ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, dje, për nder të muajit të bekuar Ramazan, një delegacion i lartë i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, i kryesuar nga kryeimami Vedat ef. Sahiti, qëndroi për vizitë në myftinitë e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së.

Në Myftininë e Shkupit, për hytben e xhumasë, në xhaminë “Mustafa Pasha” ligjëroi kryeimami i BIK-ut, Vedat ef. Sahiti, kryetari i Kuvendit të BIK-ut, Ajni ef. Sinani, ligjëroi në xhaminë “Isa Beu”, kryetari i KBI-së së Pejës, Musli ef. Arifaj, ligjëroi në xhaminë “Arasta”, kryeimami i Këshillit të BI-së së Prizrenit, Orhan ef. Bislimaj, ligjëroi në xhaminë “Sulltan Murat”, ndërsa përgjegjësi për Çështjet Fetare në BIK-u, Abedin ef. Sadriu, ligjëroi në xhaminë “Allaxha”.

Edhe Myftinia e Gostivarit ishte nikoqire e delegacionit të lartë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Në xhaminë e Lejthisë, ligjëroi kryeimami i Këshillit të BI-së së Prishtinës, Burhan ef. Hashani, ndërkaq profesorët e FSI-së, dr. Bahri Hoxha dhe dr. Zija Abdullahu, ligjëruan në Xhaminë e Muhallës së Re, respektivisht në Xhaminë e Kadrit.

Delegacioni i Kryesisë, i përbërë nga profesorët e Medresesë “Alauddin”, Muharrem Tërnava, Driton Arifi dhe Ekrem Maqedonci, ishin mysafirë në Myftininë e Tetovës. Ata mbajtën ligjëratën e xhumasë në xhaminë “Eski”, respektivisht në Xhaminë e Rinisë dhe në Xhaminë Muharemçe.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme