Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, dr. Valon ef. Myrta, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka marrë pjesë mbrëmë në iftarin e shtruar nga Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, deputeti Agon Batusha, i shoqëruar nga deputeti profesor Jahja Koka, deputeti Fridon Lala, kryesuesi i Këshillit të Qendrës profesor Neshet Këpuska, antarë kryesie të Qendrës dhe aktivistë.
Kryetari Batusha tha se, sonte, kisha kënaqësinë ta kem në iftar Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë me imamë dhe bashkëpunëtorë për nderë të muajit të begatë të Ramazanit.
“Muaji i Ramazanit krahas sakrificës e vetëmohimit njerëzor përpara krijuesit, ngërthen në vete edhe bashkimin rreth sofrës së përbashkët të iftarit, si shenjë respekti e mirënjohje ndërmjet njerëzve e shoqërisë. Le të jenë këto ditë të shenjta të këtij muaji, frymëzim për vazhdimin e bashkëpunimit e mbi të gjitha respektit njerëzor” - ishte mesazhi që u përçua.
Me këtë rast, Kryetari Myrta, falënderoi kryetarin Batusha me deputetë dhe bashkëpunëtorë për iftarin e shtruar, duke shprehur kështu angazhimin dhe përkushtimin e institucionit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës për promovimin e vlerave qytetare të besimit në vend, për nje? mirëqenie që nënkupton kënaqësinë me jeten dhe Falësin e saj.