Revista kulturore e shkencore "Dituria Islame" edhe në Drenas!


Revista fetare, kulturore e shkencore "Dituria Islame" po pritet jashtzakonisht mirë nga qytetarët në të gjitha qytetet e Kosovës.
Sot qytetarë e besimtarë të komunës së Drenasit shprehen interesim të madh për këtë revistë.
Ata e vlerësuan kontributin e revistës "Dituria Islame" në periudha të ndyshme në të cilat ka kaluar populli ynë.
Aktivistja Mihana Goga-Bekteshi, e cila bashkëbisedoj me këta qytetarë për përmbajtjen e numrit të fundit të kësaj reviste, tha se përveç interesimit për revistën qytetarët e pritën ngrohtësisht dhe e falenderuan për kontributin.
Lexuesit në mbarë vendin gjithashtu mund ta gjejnë lehtësisht revistën në Këshillat e Bashkësisë Islame, e poashtu edhe në librarinë “Dituria Islame” në Prishtinë.
Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.