Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Fitër Bajramit është ditën e premte më 21 prill 2023.
Të gjitha xhamitë funksionale në territorin e Komunës së Gjakovës do të jenë të hapura për faljen e namazit të sabahut dhe të Fitër Bajramit.
Namazi i sabahut falet në ora 05:08 min. ndërsa namazi i Fitër Bajramit falet në ora 06:23 min.
Ditën e parë të Fitër Bajramit, më 21 prill 2023, Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë, si tradicionalisht organizon pritje për mysafirë nga ora 09:00 deri në ora 11:00.
Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër Bajramit, duke e lutur Zotin për shtim të mirëkuptimit, dashurisë për njëri tjetrin, për paqe e mirësi.
Me fat festa e Fitër Bajramit!