Tregim emocionues: Dashuria e nënës për fëmijën


Pata një zënkë me nënën time aq sa erdhi puna deri tek ngritja e zërit.

Meqë kisha disa fletë në duar, i hodha për tavoline të punës dhe u drejtova në dhomën time të fjetjes.
E kam këtë shprehi që kur më mundon diç, shkoj dhe mbyllem në të.

Të nesërmen, u zgjova herët dhe mora rrugën për në Universitet, por rrugës më ngacmonte ndërgjegjja se si mund t’ia lejoj vetes sime një gjë të tillë. E nxora telefonin dhe ia shkrova një letër:

“Sot mësova se shputat e këmbës së njeriut janë më të buta se pjesa e epërme e saj, andaj, oj nëna ime e shtrenjtë, a do të më lejonte madhëria juaj që të bindem edhe praktikisht për këtë teori, duke i puthur me buzët e mia!”

E futa telefonin në xhep dhe vazhdova rrugën.

Kur u ktheva në shtëpi, e gjeta nën tek më priste në dhomën e pritjes ndërsa në fytyrën e saj shiheshin gëzimi dhe lotët.

“Nuk do të lejoj ta vërtetosh teorinë tënde, për shkak se unë e kam vërtetuar atë kur ti ke qenë i vogël” – më tha nëna.



Përshtati në shqip: Sedat Islami


Artikulli i kaluar
Në shoqërinë e Profetit a.s.
Artikulli radhës
Litari i elefantit