Edukimi parashkollor organizohet në institucionet parashkollore publike (çerdhet dhe kopshtet) dhe institucionet parashkollore private, qendrat, kopshtet me bazë në komunitet dhe klasat përgatitore të cilat funksionojnë në kuadër të shkollave fillore (niveli parafillor). Edukimi parashkollor vlerësohet të jetë baza që përcakton suksesin e nxënësve në shkollimin e mëtutjeshëm, si rrjedhojë, në të gjithë globin ekspertë të fushës i janë reshtur studimeve në këtë fushë dhe kanë sjellë rezultatet.
Hart, Atkins dhe Ford (1999), ofrojnë një model që analizon përbërjen e personalitetit moral dhe ndikimin e familjes në formimin e personalitetit tek adoleshentët. Në vitin 1986, një studim në mbi 6.000 fëmijë amerikanë u fokusua në ndikimin e zhvillimit të identitetit moral tek adoleshentët dhe ndikimi i familjes te ta.
Addad dhe Leslau (1990), në kërkimet e bëra te grupet fajtore dhe grupet jo fajtore, ai intervistoi 100 të rritur dhe 1003 adoleshentë. Nga këto, 83 duke i marrë si shembull njerëzish të pafajshëm, sipas pikëpamjes së të pafajshmëve se ata që janë të fajshëm bëjnë më shumë vlerësime rreth gjykimeve morale.
Ma (1989), duke u bazuar te studimi i realizuar nga Rest, (1979) bëri një studim duke marrë si kampion, nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta, nga të cilët, 160 ishin vajza dhe 82 ishin djem aziatik. Së bashku me këto ishin përzgjedhur 62 vajza e 58 djem anglezë që ndiqnin po klasën e 10-të dhe 11-të. Nga gjetjet e kërkimit ka një lidhje të rëndësishme midis drejtimit moral dhe gjykimeve morale.
Feather (1988), bëri një kërkim në Australinë Lindore (Adelaide) me nxënës të katër shkollave të mesme me nivele të ndryshme socio-ekonomike, të cilët ndiqnin klasën e 11-të, duke përfshirë si përfundim 133 nxënës. Rokeach (1973) ka aplikuar DIT. Gjetjet në fund të studimit tregojnë se midis gjykimeve morale dhe karakteristikave personale ka një lidhje pozitive, e cila është e përshtatshme dhe e logjikshme.
Çileli (1981), gjatë studimeve për doktoratën mori si kampion familjet që i përkisnin nivelit socio-ekonomik të klasës së mesme të grupmoshës midis 28-14 vjeç, aty ku vazhdonte studimet në Wanstead School dhe Chinford Senior School, ndërsa për këtë kishte zgjedhur 103 nxënës. Në bazë të testit DIT, në këtë kërkim rezultoi se nga pikëpamja e shkollës, gjinisë dhe moshës kishte diferenca të ndjeshme në pikët e klasifikimit midis shkollave.
Turiel, Edwards dhe Kohlberg (1978), në kërkimin e tyre të bërë në Turqi si kampion morën Manisën, Izmirin dhe Ankaranë, duke përfshirë grupmoshën 10-23 vjeç, nga të cilët mori 113 të rinj. Në kërkim u përdor versioni turqisht i “Anketa e Dilemës Morale” e Kohlberg. Në përfundim të kërkimit u vërejt se me rritjen e moshës rriten edhe gjykimet morale.
Durkheim (1902), afërsisht 100 vjet më parë (1902-1903) bëri një studim duke i ndarë nxënësit e degës së mësuesisë në profilin “Edukimi Moral”, ku jepte mësim. Ai vërejti se nota e lëndës së sociologjisë ishte e rëndësishme. Mendimtarja dhe sociologia u përpoq që t’i vinte në ndihmë shoqërisë duke theksuar se, duhet të ekzistojë mirëkuptim laik për moralin në shoqëritë moderne. Ajo tha se duhet të motivohen mënyra efikase e të demonstrohen argumente të forta nga mësuesit lidhur me këtë temë, me qëllimin e vetëm që t’iu transmetohen fëmijëve të moshës fillore norma të mira morale.
Faktorët socialë - Edhe pse njeriu nuk lind i pajisur me moral, sërish ai nuk është krejtësisht bosh. Zhvillimi biologjik, psikologjik dhe social i njeriut është i përshtatshëm për të pasur një personalitet me moral. Që në moshë të vogël njeriu shfaq interes dhe dëshirë për vlerat morale. Sjelljet vlerësohen në formën e gjykimit moral mirë-keq, e drejtë-gabim, etj. Këto gjykime njerëzit i mësojnë po nga njerëzit. Që në moshë të vogël, prindërit orientojnë sjelljet e fëmijëve të tyre. Në qoftë se gjykimi i vlerave, informacioni se çfarë
është e mira dhe e keqja do të ishte i trashëgueshëm nga lindja, nuk do të ndjehej nevoja për ndërhyrje në sjelljet e fëmijëve e orientimin e tyre. Përveç kësaj, rregullat e moralit nuk do të ishin të ndryshme në të gjitha shoqëritë (Guillaume, 1970: 48).
Familja - Familja është një strukturë sociale ku njeriu lind, rritet dhe mbrohet. Në të njëjtën kohë, familja është institucioni themelor ku fëmijët mësojnë vlerat morale e kulturore, përgatiten për jetën, traditat e zakonet përcillen nga brezi në brez. Marrëdhënia e fëmijëve të sapolindur me mjedisin, justifikohet me pafuqinë e tyre fizike. Marrëdhënia e foshnjës me nënën, është hapi i parë i hedhur drejt sociales. Me këtë hap, fëmijës fillojnë t’i zhvillohen veçoritë dhe aftësitë e mbartura nga lindja. Detyra e nënës në këtë proces është e veçantë. Sepse fëmija fillon të flasë, të shikojë e kuptojë ngjarjet nga perspektiva e marrëdhënies me nënën. Ky është funksioni i parë i amësisë. Nënat janë në qendër të vëmendjes së aktivitetit shoqëror. Përfundimisht, marrëdhënia e fëmijës me nënën shndërrohet në një mekanizëm shpirtëror të automatizuar dhe vë në dukje stilin e jetës së fëmijës (Adler, 1996: 15).
Familja është burimi i parë dhe më autoritar në procesin e zhvillimit moral. Sidomos në vitet e para të fëmijërisë, ajo siguron modelet dhe shembujt e nevojshëm për përcjelljen e normave shoqërore dhe vlerave morale te fëmija, si dhe e motivon atë drejt të sjelljes së duhur. Familja është mjedisi i parë ku përdoren metodat e shpërblimit dhe ndëshkimit, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në mësimin e sjelljeve. Babai ka rolin e personit që merr vendime, që iu vendos kufizime fëmijëve, dhe i disiplinon ata. Ndërsa, nëna, merr përsipër rolin e përballimit të nevojave të anëtarëve të familjes, rregullatorit të sjelljeve dhe negociatorit të qëndrimeve në marrëdhëniet mes tyre. Kështu që, fëmija duke u identifikuar më prindërit merr nga vlerat e tyre.
Sipas Adler, pesë vitet e para të jetës familjare janë vitet që lënë gjurmë të thella dhe të qëndrueshme në formimin e moralit (Adler, 2005: 103). Ndërsa Russel, teksa mbështet pikëpamjen e Adler, thekson se morali i fëmijës formohet në gjashtë vitet e para të jetës (Russel, 1999: 7).
Struktura familjare dhe të qenët e saj e shëndetshme ndikojnë në formimin moral të fëmijës dhe e orientojnë drejt atë. Sidomos, shpërbërja e familjeve nga vdekjet ose divorcet, mund të bëhet shkak i përjetimit të problemeve serioze në moshë të re për përshtatjen e fëmijëve me
strukturën familjare. Mosmarrëveshjet ndërmjet prindërve ndikojnë negativisht në zhvillimin moral të fëmijëve. Njëkohësisht, fëmijët mësojnë të gënjejnë, t’u kundërvihen të tjerëve dhe të përdorin fjalë të turpshme. Këta lloj prindërish bëhen shembull i keq për fëmijët dhe janë shkaktarë që ata të bëhen grindavecë dhe të pa marrë vesh. (Binba??o?lu, 1998: 55–57).
Qëndrimet e prindërve - Kur përmendet mjedisi, ajo që të vjen në mendje, si fillesë, është familja. Sepse pas pjesëmarrjes njeriu vë përballë familjen dhe qëndrimet e prindërve. Mënyra e afrimit të prindërve ndaj fëmijës, forma e aplikuar e disiplinës formësojnë personalitetin e fëmijës dhe karakteristikat e tjera të individit. Në të njëjtën kohë, këto qëndrime ndikojnë në suksesin e fëmijës në shkollë dhe jetë. Në përgjithësi qëndrimet e prindërve mund të renditen në këtë mënyrë:
Shtypës - Qëndrimi autoritar i prindërve - Kur flitet për qëndrimin e prindërve, merr rëndësi dashuria e tyre ndaj fëmijëve, kontrolli i sjelljeve të aplikuara nga fëmija dhe natyra e disiplinës. Të qenët prind autoritar do të thotë që rregulli i vendosur dhe aplikimi i rregullave të bëhet pa diskutuar me fëmijën, pa u marrë vesh me të, po negociuar, mospranim total i dëshirave të tyre. Këta prindër, shtypës dhe të orientuar nga bindja, janë kufizues dhe ndëshkues, diktojnë fëmijët që të tregojnë respekt dhe bindje ndaj rregullave të tyre. Ky qëndrim është shkaku i zhvillimit social të pamjaftueshëm. Në një ambient të tillë nuk ka vend për diskutime. (Yavuzer, 35 :2003).
Qëndrimi fleksibël (Qëndrim i përqendruar te fëmija) - Qëndrimet neglizhente - Prindërit e pa interesuar nuk tregojnë interes për jetën e fëmijëve. Për këtë grup prindërish jeta e tyre sociale është më e rëndësishme. Në një mjedis të tillë jeta sociale është e varfër, vetëkontrolli është shumë i ulët, rriten fëmijë që nuk mund ta fitojnë lehtë lirinë. Këta fëmijë e ndiejnë shumë nevojën e interesimit të prindërve.
Qëndrimet me tolerancë të tepruar - Ata që ndodhen në këtë qasje janë prindërit që ua plotësojnë dëshirat fëmijëve me këmbëngulje, i llastojnë, u japin shumë liri, përulen me lehtësi, të butë e të paqëndrueshëm në sjellje, neglizhojnë me fëmijët në dimensione të tepruara, i braktisin ata. Në pamje duken shumë të interesuar për fëmijën, demonstrojnë një kontroll të pasuksesshëm me ta dhe, për pak shkojnë në gjendje katastrofike. Në një mjedis të tillë zhvillimi social është i pamjaftueshëm. Vetëkontrolli është i ulët. Tolerantët e tepruar i lejojnë fëmijët të bëjnë çfarë të duan. Si përfundim, fëmijët e një familje të tillë asnjëherë nuk do të mund të kontrollojnë vetë veprimet e tyre. Ata presin që të udhëzohen gjithmonë dhe dëshirat t’u plotësohen. (Yavuzer, 2003: 45).
Qëndrimi i tepruar mbrojtës - Mbrojtja e tepruar e prindërve, kontrolli dhe kujdesja më shumë se e nevojshme, bëjnë pjesë në këtë grup. Përfundimi i këtij qëndrimi është, lidhja e fëmijës më shumë se sa duhet me të tjerët, mosbesim te vetja, apo te një njeri që ka gjendje emocionale kritike. Kjo është një lidhje që zgjatë gjatë gjithë jetës, e cila ndikon negativisht në pjekurinë psikosociale, kështu që fëmija nuk i jep vetës mjaftueshmërisht pavarësi. Fëmijët e mbrojtur së tepërmi bëhen shumë të ndërvarur dhe duan që çdo gjë të tyren t’ua drejtojnë prindërve. Ata janë të paaftë për të vendosur vetë, nuk bëjnë asgjë pa pyetur dhe pa u konsultuar, dhe nuk mund të integrohen kollaj. Nuk janë të lirshëm në të vepruar, janë të ngathët dhe si pasoj të pasigurt. Ato i kërkojnë gjërat duke qarë, nëse nuk ua jep qajnë deri sa t’i marrin, kanë pëshpërima apo teprime të tipit “më the, të thashë”, dhe bëhen kokëfortë. Duke qenë se nuk është mësuar të mbrojë vetën, nuk mbrohen, tregojnë përshtatshmëri të shpejtë, janë të turpshëm, zhvillojnë një personalitet të trembur. Mund të ndodh dhe e kundërta, të bëhen autoritarë, përdorin rrethanat, të papërgjegjshëm, kështu që zhvillojnë një personalitet të përkëdhelur. Fëmijët e mbrojtur së tepërmi, duke qenë se e kanë të penguar edhe zhvillimin shpirtëror, kur rriten janë fëmijërorë, çdo gjë e presin të gatshme. Nëse nuk u realizohet ajo që pretendojnë mërziten shumë dhe zhvillojnë një personalitet nervoz. (Navaro, 1987: 25).
Qëndrimet demokratike (qetësues dhe tolerant) - Në konceptin e këtyre prindërve, fëmijës duhet t’i gjendesh pranë dhe ta mbështesësh, por në të njëjtën kohë nuk duhet neglizhuar me vendosjen e kufirit dhe kontrollin e sjelljes së fëmijëve. Midis prindit dhe fëmijës ka komunikim me fjalë. Prindi që i tregon dëshirat dhe pikëpamjet në mënyrë të hapur dhe në formë të kuptueshme krijon mjedis të ngrohtë komunikimi me fëmijën. Duke qenë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me fëmijën, i tregon atij interes duke e dëgjuar në mënyrë aktive. Një qasje e tillë përgatit mjedis të përshtatshëm për një zhvillim social të mirë. Kontrolli i mjaftueshëm i prindit, qëndrimi kompetent, së bashku me dashurinë dhe lirinë e fëmijës, bën që të ndodhin dy qasje të kundërta në të njëjtën kohë, kontrolli dhe dashuria. (Yavuzer, 1995: 120).
Familja demokratike ka një marrëdhënie “me dashuri të pakushtëzuar” dhe një “mirëkuptim empatik”, duke zbuluar qëndrimet dhe sjelljet i nxjerrin në pah. Problemet që shfaqen i zgjidhin me komunikim e dialog: në shtëpi ka një mjedis të ngrohtë, ka rregulla “të ndarjes” dhe të “bashkëpunimit”. Qëllimi është sigurimi i zhvillimit të fëmijës si dhe fitimi i njohurive dhe i ndjenjës së përgjegjësisë. Në familjet demokratike, kur është e nevojshme fëmijëve iu vendoset kufi. Në përgjithësi nëna është e dashur dhe e ngrohtë, kurse babai është pak më autoritar. Dialogu midis babait dhe fëmijës nuk pritet, në vend të frikës tregohet respekt dhe dashuri. (Humphreys, 2002: 21).
Në këto familje, fëmija ka të drejtën e fjalës. Tregohet respekt për ndjenjat dhe këndvështrimet e tij, kështu që ai gjen dashuri dhe inkurajim. Në një mjedis të tillë fëmija zotëron aftësinë për t’u zhvilluar. Fiton lirinë dhe është i aftë të vendosë vetë dhe të marrë vetë përgjegjësi.
PhD (C) Melihate Zeqiri
Dituria Islame 383