Kur shpirti është i kënaqur

Ishte një njeri i varfër, i cili kujdesej për nënën, gruan, dhe fëmijët e tij, dhe njëkohësisht punonte si shërbëtor tek një pasanik.

Ishte i sinqertë në punën e tij dhe atë e kryente me përsosmëri.
Mirëpo një ditë nga ditët mungoi nga puna e tij. Kjo nuk ishte traditë tek ai, më herët asnjëherë nuk mungoi!
Padroni i vet në vetvete tha: - Patjetër t’ia jap një dinar më tepër që të mos mungon më. Me siguri mungon që t’i shtoj në rrogën e tij, ngase ai e dinë se kam nevojë për të.
Me të vërtetë kur erdhi të nesërmen, ia dha rrogën, dhe i shtoi në të një dinar! Punëtori nuk foli gjë, dhe nuk e pyeti padronin e vet për rritjen e rrogës.
Pas një periudhe, punëtori sërish mungoi!
Padroni u zemërua tepër shumë dhe tha: - Do t’ia pakësoj një dinar nga rroga!
Dhe me të vërtetë ia pakësoi!!
Punëtori as që foli gjë, dhe as që e pyeti se, pse ia zvogëloi rrogën e tij!
Pasaniku u habit nga fakti se, pse punëtori i tij nuk reagoi fare, dhe e pyeti duke i thënë: - Ta rrita rrogën nuk më pyeti gjë, ta zvogëlova rrogën dhe nuk fole gjë?!.
Punëtori i tha: - Herën e parë kur mungova, Allahu më furnizoi me fëmijë. Kur më shpërbleve me një dinar, thash në vete , kjo është risku i fëmijës që erdhi me të! Kur mungova herën e dytë, më vdiq nëna! Kur më pakësove nga rroga për një dinar, thash në vete, kjo ishte risku i saj dhe shkoi me të!!

Nuk ka më mirë për një shpirt, se sa të jetë i kënaqur me atë që ia dhuroi Allahu, dhe të mos varet nga njeriu se, a do t’ia shton riskun e tij apo jo!



Nga arabishtja: Irfan Jahiu


Artikulli i kaluar
Këshillat e plakut të mençur
Artikulli radhës
Sulejmani a.s. dhe milingona!