Këshillat e plakut të mençur

Një njeri kur arriti moshën e pleqërisë i mblodhi djemtë e tij dhe u tha:

- O djemtë e mi! Unë arrita pleqërinë dhe nga gjithë këto vite kam nxjerrë shumë mësime, prandaj o djemtë e mi, para se të vdes, dëshiroj t’ju këshilloj.

- Djemtë e mi! Kjo botë është kalimtare dhe njeriu është vetëm mysafir ne te. Ju këshilloj, kur te jeni në mesin e njerëzve mbani gjithmonë tri gjëra me vete: Një metër, një gurë kandari dhe një gjilpërë.

Djemtë u çuditën me këshillën e babait dhe filluan ta pyesnin.

- Përse ta mbajmë metrin? Pyeti djali i madh.

- Që me te ta matni vendin ku do të rrini në mesin e të tjerëve, tha plaku.

- Po përse gurin e kandarit? Pyeti djali tjetër.

- Ta peshoni me te fjalën para se ta flitni, tha plaku.

- Po gjilpërën? Pyeti djali i vogël.

- Që me te ta thumboni vetën, para se ta thumboni tjetrin, tha plaku dhe nuk foli më.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Akademia solemne për "Diturinë Islame", vlerësime për misionin e saj